Me rastin e Ditëlindjes sime, që prindërit e mi, në bashkëpunim me Krijuesin, vendosën ta kem në një ditë paksa jo të zakontë, Ditën e Gënjeshtrave, më erdhën urimet e mëposhtme nga miq dhe dashamirë, të cilët, duke injoruar traditën e kësaj dite, thanë të vërteta zemre për mua.
Ndjej obligimin shpirtëror për t’i falenderuar.
Dua të them, se këto ditë të para të prillit, kur bota e të krishterëve, në prag të Pashkëve, vuan mundimet e vdekjes së Krishtit, fjalët e tyre ishin Ringjallja ime.
Ju paça miq dhe mikesha!
Jeni besimi im!
GRIGOR JOVANI
I nderuari Z. Grigor Jovani. Nuk e di se sa i vertete eshte lajmi qe mesova qe sot ke datelindjen, mbasi kjo data e sotme njihet boterisht per genjeshtare. Sido qe te jete edhe sikur te jete genjeshter, nje dite tjeter do ta kesh datelindjen dhe une te uroj
GEZUAR.
E FESTOFSH EDHE 100 TE TJERA
SE BASHKU ME NJEREZIT TUAJ ME TE DASHUR.
JETE TE GJATE DHE LUMTURI NE FAMILJE. Me respekt
Vlashi Fili
(Filadelfia, USA)
***
Gezuar Grigor!
Shendet e gezime ne familje dhe suksese te tjera ne krijimtari.
Miqesisht
Kostaq Duka.
(Boston)
***
"Gëzuar ditëlindjen,
pritsh dhe shumë vite të tjera në lumturi!"
Natyra Kuçi
***
"Gëzuar Ditën e Lindjes"
Georges Xexo
***
I dashur Gole,
Jam i nje mendjeje me ndonje koleg, qe e ve ne dyshim njoftimin per ditelindjen tende. Se pari, kjo ndodh se sot eshte 1 prilli, "dita e rrenave.
Se dyti, sigurisht, kjo vjen nga qe ti ke prane nje "mashtrues" si Pilo Zyben (ha,ha).
Megjithate, kesaj here po e marr kete lajm te mireqene dhe te uroj nga zemra:
Gjithe te mirat e kesaj bote, shendet te mire, begati dhe lumturi familjare! Me dashamiresi: Murat Gecaj ose "Babushi" ose "Gjyshi i maleve"
(Tiranë)
***
"Happy Birthday, Grigor!
Gezofsh edhe 100 ditelindje te tjera,
plot gezime e frymezime...
Urime!"
Kozeta Zavalani
(Tiranë)
***
URIME,GOLE
Therret Pilo pehlivani,
me aq vrull sa s'i mbajne frenat:
-Sot feston Grigor Jovani
qe ka lindur bashke me rrenat.
Por dhe ne lindi me 1 prill,
Golja yne prape mbetet burre,
se kur flet per art e femra
nuk na thote genjeshtra kurre.
Vihet Petro ne siklet, nis urim nga Kanadaja.
"A thua valle eshte e vertete,
se me kete Pilon te gjen belaja".
Shkruan prere Vaid Hyzoti:
-Golja me ka rrejte gjithe jeten.
por nje gje s'e lot as topi:
me 1 prill thote te verteten.
Dilaveri bredh katundit,
bashke me Noken mbledhin lule,
ngrene dolli tek "Dashnorja e fundit",
zbrazin gota e shqyejne kofshe pule.
Me 1 prill qe ne agim
kesaj ditelindjeje i vjen jehona
merr Pegasi fluturim
qe te mbledhe urimet tona.
Epo, Gezuar Grigor djali,
mos t'u ndafte kurre rinia,
si rreke qe zbret prej mali
te burofte perhere poezia.
Miqesisht
Ndue Lazri
(Bolonjë)
***
Bukur, për nder!
Është e vërtetë për fat të mirë dhe të keq.
Ndryshe nuk do mahniteshim nga "mashtrimet",
që na përcjell nëpër poezi.
NOKJA
(Athinë)
Gole!
Gezofsh familjarisht si ta do zemra ne kete dite jubilare.
Ç'e zgjodhi këtë ditë, mor aman! 30 ditë që ka prilli!
Le po, ai nuk është edhe i zoti t'i dalë për zot kësaj dite me shenjë.
Mos i kanë ngatërruar ditëlindjet me Pilon.
Gjithsesi, deri sa e uron ti, besoj se do të jetë një çikë e vërtetë, po mbytem dhe unë, dhe, siç tha edhe Dhimitri, nëse nuk është gjë, më qafë më paç për këtë mashtrim. Le që më 1 prill nuk është turp të gënjehesh.
Ç'paska për të bërë qejf Pilo sot: ha e pi për ditëlindjen e drejtorit.
Gëzuar Grigor, Ditëlindjen tënde, me familjen dhe shoqërinë!
dilaver baxhaku
(Tiranë)
***
Gëzuar ditëlindjen Grigor Jovanit, të mirit të shokëve
(Nuk e di në është edhe i miri i vetes. Qoftë!),
poetit të ngrohtë e të mprehtë, gazetarit.
Vëllazërisht,
Noke Labi
(doemos, edhe Greku)
(Athinë)
***
I dashur Grigor,
Po s'jam i gabuar, zoti Pilo Zyba pati shkruar se ju ditlindjen e keni më 1 Prill.
Me këtë rast ju uroj sinqerisht shëndet, suksese në krijimtari dhe lumturi në familje.
Po qe se Piloja ka gënjyer, kuptohet se turpi nuk mund të bjerë mbi mua viktimën. Me respekt
Petro Dhimitri
(SHBA)
***
"Gezuar ditelindjen miku im,
Qofsh gjithmone i lumtur e gezuar, plot drite e jete ju e Familja
Suksese ne cdo sfere te jetes, dhe ne krijimtari
Be on 100!
Gjithshka te mire Monda Moisiu"
(SHBA)
***
"I nderuari, Grigor.
Gezuar ditelindjen.
Uroj te plakesh i lumtur, bashke me familjen.
Kalofsh sa me bukur sot..."
VERA PELAJ,
(Kosovë)
***
"Gezuar ditelindjen....dhe u befsh 100!
Nje krijimtari te mbare dhe shendet."
ARDITA JATRU
(Selanik)
***
"I nderuar Grigor, ju uroj ditëlindjen, që janë shkallë të tjera ngjitjeje të sigurtë, paçka se zanafilla është me 1 prill!...Edhe 100 të tjera me shëndet të plotë, me mbarësi e krijimtari të begatë, origjinale dhe interesante (me dhe pa 1 prill...)."
KUJTIM DASHI
***
"I dashur Mik !Vëlla i dashur Grigor Mirëmëngjes! Ju uroj familjarisht Gëzuar Ditë-Lindjen!
Të gëzoni shëndet, të paçm për jetë si një shok e mik fisnik! Qofshit të lumtur Ju dhe familja Juaj dhe në këtë ditë të shenjt për Ju ,
Ju përqafojmë
Arqileja-Xheni"
***
«Erdhi mëngjesi i 1 Prillit.
Jetë të gjatë, i dashur. Shëndet! Gëzime në familje!
Prodhimtari në vreshtrinë e poezisë! N. »
***
«Je nder te paktet njerez qe besohesh vetem me nje prill,
se per ditet e tjera te vitit...»
VAID
(Rixhvud, Nju Jork)
***
«Ka dhe raste qe 1 Prilli ngjan i vertete,
Kur sheh, sa burra e gra te mira erdhen ne jete!
Sot kam blere nje tufe te bukur me lule
per shoqen time, Mira! Nje dicka tjeter domethenese,
per shoqen tjeter Nadina,
Ja qe u dashka dhe per ty Grigor,
Nje tufe me trendelina!
Po hidhu vete po munde, se jam larg,
Mblidh dhe per mua,
Ka plot ne kodrat tona, si dhe neper lendina
Apo s'kane mbete djerrina! Urimet me te mira! Eleonora»
(Amerikë)
***
Gezuar, o i shtrenjte!
S'ka gje ne eshte e vertete ditelindja jote apo jo.
E rendesishme eshte qe dhe 100 vite te kemi prej teje genjeshtra artistike!
VAID HYZOTI
***
Gole i dashur,
po te uroj sonte, kur aty tek ju eshte ora 4 e mengjezit,(pra eshte neser-1prill)
te kalosh nje ditlindje te gezuar dhe pac edhe 60 vjet me pas, besoj dalin:))
une tani shkoj te fle se neser nisem qe pa u gdhire ne pune e kthehem ne 10 te darkes, pra i dola urimit para sonte
Të përqafoj,
ALBANA
(Nju Jork)
***
"Edhe 100...
shëndet dhe lumturi në familje...
krijimtari të mbarë....
dhe ç'do gjë tjetër që dëshiron..."
ARMANDO ZOGA
***
Urime Ditlindjen GRIGOR
ju uroj shendet te plote juve dhe Familjes ,
jete te gjate sa malet percjellur me perplot caste te lumtura ,
uroj tju prift e mbara gjithmone Suksese Gezuar .......
BURIM NAMONI
(Gjilan, Kosovë)
***
«U besh 100 vjeç Grigor!»
KLAJD KAPINOVA
***
Gezuar ditelindjen miku im,
jete,shendet dhe krijimtari deri ne frymen e fundit!
Shume perzemersisht,
EVA KACANJA
(Durrës)
***
I paskemi ditelindjet prane e prane, miku im!
Une e kisha sot, ti e ke neser... (Ne fakt, neser do te thote pas 15 minuta...)
Te pershendes dhe te uroj shendet, fat, sukses dhe sa me shume krijimtari...
U befsh 100 vjec Grigor!
Me sinqeritet,
Enertin Dhaskali
(Fier)
***
«Urime Grigor,
urime te perzemerta e te behesh 100 vjec!
C'thua, e thua me shpirt,e shpirti nuk eshte genjeshtar. »
ARDITA
***
«Gezuar ditelindjen ... me zemer ...!»
LUAN XHULI
(Athinë)
***
«Gjithmonë e shpall dy - tre ditë përpara ditës së gënjeshtrave
por unë e di që kjo ditë është e gënjeshtrave për të tjerët dhe jo për ty.
Kjo është dita jote dhe ka një kuptim, miku im. Ti linde ditën e gënjeshtrave për të thënë vetëm të vërteta.»
PILO ZYBA
(Monemvasia)
***
«Vargzim i bukur urime
Dhe vjen një dite e bilancit rrefimit që nuk dihet, por kur pararrefehesh mbete në poezi e shkruar aqe çiltër
U linda në Jorgucat të Gjirokastrës më 1959. U rrita në Laç. Studiova Filologji. Pasi punova për dy vjet mësues letërsie në Mirditë dhe Krujë, deri sa u largova nga Shqipëria kam qenë gazetar profesionist. Prej vitit '91 jetoj familjarisht në Athinë, ku jam marrë me shtypin e emigracionit. Kam qenë në kohë të ndryshme kr/redaktor në gazetat "Zëri i emigrantit", "Rilindja XXI", "Tribuna", në revistën "Pelegrini" dhe drejtor i gazetës "Albanews". Aktualisht, shkruaj letërsi dhe botoj e drejtoj revistën letrare dhe artistike "Pegasi".
“Grigor Jovani ka lindur “Ditën e Gënjeshtrave”, për të thënë në poezi Të Vërtetën”.
NAUM PRIFTI
(Nju Jork)
“Është vështirë të gjesh gjetkë një pikëtakim të tillë, të cilin edhe Morrisey i Madh i lirikës do ta kishte zili. Është fjala për pikëtakimin tipik të poetit Grigor Jovani, i cili vjen mitik në poezinë e tij. Jovani del nga kuadraturat ballkanase dhe krijon anën pikëtakuese Perëndimore, duke sfiduar parësoren dhe duke i dhënë shans dytësores”.
FATMIR TERZIU
(Londër)
“Sjell vlera të mrekullueshme ky poet i vërtetë. I hoqa mënjanë, mezi kursehen në këto kohë. T’i kem aty, kur shpirti të ndjejë dimër...”.
FARUK MYRTAJ
(Toronto)
“Mund të them pa frikë se shtëpinë vjershave ua ke ndërtuar me gurë të skalitur, betonarme, që nuk e shembin dot as breshëri, as dëbora e tufani dhe as tërmeti me nëntë ballë. Shtëpia e vjershave të Grigor Jovanit qëndron e fortë dhe e patundur në mjedisin e poezisë më të arrirë shqipe”.
HYSKË BOROBOJKA
(Tiranë)
“Unë, që zakonisht ruhem nga superlativat, pasi lexoj poezitë e tua, them që je poet i mrekullueshëm, Grigor, gjithnjë befasues. Je poet i lindur, vllajo!”
ALBANA MËLYSHI-LIFSCHIN
(Bruklin)
“Poezia e Grigorit ka një qartësi që të habit me reflekset e dritëzave, nga përthyerjet në prizmat poetik dhe jetësor. Syri i hollë vëzhgues, depërtimi në labirinthet dhe të fshehtat e shpirtit të njeriut, veshja me një vello të butë hënore e motiveve jetësore, të ngritura në art, i japin poezisë së tij brishtësi, freski dhe veçanti”.
MYSLIM MASKA
(Athinë)
“Ndihem e respektuar dhe shumë e kënaqur me poezitë e Grigor Jovanit. Mundësisht, sa më shumë prej tyre, aq më ushqim për shpirtin. Më pëlqen, sepse shpesh ajo më ngjan me reflekset e asaj copëze kristali, që duke e vështruar, të krijohet përshtypja se brënda kësaj mase të magjishme do gjesh labirinthe pafund ndriçimesh.”.
LINDITA AGOLLI
(Tiranë)
“Vërtet të bukura poezitë e Grigor Jovanit. Të mrekullueshme! Më të koncetruara se vera që dehu Polifemin. Poezitë e tij, pa veçuar asnjerën, janë vërtet si një verë e vjetëruar, që sa më shumë të pish, aq më tepër do që ta ngresh gotën”.
NDUE LAZRI
(Bolonjë)
“Një poezi që të bëhet e dashur dhe të intrigon, aq sa ti, si lexues, ke njohur një poet jo të lodhshëm, por një bashkëbisedues të sinqertë dhe një mik të madh të njeriut”.
STEFAN MARTIKO
(Athinë)
“Jovani poet është tejet i çlirët, tejet i natyrshëm e komunikativ, tejet i ndjerë. Xixëllimi i poezisë së tij është në të përditshmen, pa asnjë lloj autocensure, por me një liri të habitshme. Në dukje të thjeshta, të gjitha poezitë kanë filozofinë, përjetimin e thellë, figuracionin e mjaftë për të shprehur me veshjen më të bukur mendimin”.
VAID HYZOTI
(Rixhvud)
“Ti fluturon me një kalë të magjishëm, miku im, me Pegasin. Ndaj krijon vargje të tilla. Dikur kisha bërë edhe unë një poezi, në qelinë e burgut: “Erdhi Pegasi në qelinë time”. Tani vjen tek unë ti, me kalin tënd fluturak. Me poezinë tënde të mrekullueshme”.
VISAR ZHITI
(Romë)
“Miku ynë, Grigor Jovani, është trajektore e spikatur në qiellin e poezisë së krijuesve jashtë Shqipërisë (ndoshta është ky qiell edhe më i kompletuari me yje). Kështu na vjen vlera e tij, duke u informuar me poezinë më të mirë që bëhet në Amerikë, Itali, Angli, Greqi e gjetkë”.
NOVRUZ ABILEKAJ
(Athinë)
“Poezi që botohen në vend të fjalëve të një urimi. I lexoj me një frymë, se ato dreqka janë një grimë, si sheqerkat e dashura të nënave korçare, përpihen menjëherë. Dhe më vjen të them, se ai që ka zemër të sëmurë, mund t’i kërkojë Grigor Jovanit një të re. Ai shejtan ka sa të duash”.
ROLAND GJOZA
(Nju Jork)
“Duke lexuar poezitë e Grigor Jovanit nuk mund të jesh indiferent, sepse ato të ngjiten pas shpirtit, si pjesëz e ndjesive të tua si lexues e kjo sepse ai është tepër i sinqertë në atë çfarë ka përjetuar e mishëruar në vargje, që në dukje mund të shfaqen të thjeshta, por gurgullojnë si burimet poshtë gurëve e fletëve, për t’u shfaqur më pas kristalore”.
KOLEC TRABOINI
(Boston)
“Këndo, Grigor Jovani, këndo këngën e bukur,/ atë këngë, që shpirti ta thotë,/ si dallgë, si valë, si e erë lehtë/ të bjerë zemrave tona, si puhizë e ngrohtë!”
PETRAQ J. PALI
(Virxhinia)
“Të shkurtra vërtet poezitë e Grigorit, por a s’janë të çmuar diamantët, pikërisht mes pakësisë sëformës së tyre?”
THANAS BOÇI
(Athinë)
“Në radhë të parë të uroj për keto poezi, që më dhanë kënaqësi të veçantë. Jo vetëm që jeni PURE i pastër në poezinë që shkruani ( siç thotë për juF.Terziu), por shumë i pastër dhe dashamirës në mendimin kritik ndaj miqve. Lum ata/ ato, që të kanë pranë!”
JULIA GJIKA
(Amerikë)
“Kjo poezi është një rrugëtim pa fund në botën e brendëshme të Grigor Jovanit, që rreket “të pushtojë” e të qetësojë shpirtrat tanë të munduar. Poezitë e Jovanit kanë një varg konciz, të lirë e bashkëkohor, ku të gjithë ne, miq e lexues të tij, e ndjejmë veten aq pranë, sikur të ishim pranë oxhakut të ngrohtë të shtëpisë së tij, në një ditë dimri”.
MIHO GJINI
Mjeshtër i Madh
“Na shtove bukën e kësaj vere, t’u shtoftë bereqeti! Të falenderoj për këto poezitë e bukura, secila sjell metaforisht një fabul, sa të këndshme, aq edhe mbreslënëse”.
AGIM BACELLI
(SHBA)
“Unë u përpoqa të të ndiqja në udhëtimin tënd brenda vetes, por nuk munda, u dorëzova, mbeta pas dhe kërkova gjirin tim, më të qetë, por nuk më linin ato dallgë, që më ngrite ti në mendje dhe në zemër, o Gole. Po me mua ç’pate?! Apo, ç’desha unë, që u ngatërrova me detin e shpirtit tënd?!”
LLAZAR VERO
(Filadekfia)
“Të bëj portretin poetik të Grigor Jovanit? Poet lirik i mrekullueshëm, ironik dhe i drejtpërsëdrejti, plot vezullime ngjyrash, ku në një pasqyrë të madhe sa bota sheh fytyrën e njeriut, nëpërmjet një vetvetjeje plot nerva, ndjenja e pasione të sinqerta...”
PIRRO LOLI
(Tiranë)
“Grigor Jovani luan me poezinë e tij, pse e ka nënshtruar plotësisht atë, vendos ai se në ç’monopate apo bulevarde do ta shpjerë, sa hapësirë do t’i lejojë, në ç’oktavë ta ngrejë apo ulë zërin. Poezia e mirë, si kjo që kemi në duar, detyrimisht është ngushëllim, shpresë, kurajë”.
ROBERT GORO
(Athinë)
“Të paça, o këngëtar, me shpirtin më fisnik,/ me ty sot derte qava, poezia jote mallet m’i ndezi,/ atje ku ti Greqisë, me fjalën e bukur shqipe i flet,/ porsi rrezja e dritës, në një bukuri mëngjezi!”
LLEMADEO
(Gjermani)
“Poezia jote të përkëdhel e të çjerr, të ngroh e të shkakton mornica, të mjegullon sytë e të dhuron një buzëqeshje. Je poet i vërtetë, Gole, e di apo jo? ”.
ZHANETA LAZRI
(Bolonjë)
“Kantina poetike e Grigor Jovanit, prodhon verë me cilësi të lartë. E di që e dini, por pse po e rikujtoj, nuk ka ndonjë të keqe...”
PILO ZYBA
(Monemvasia)
“Shpirti ma ka një maraz:/ do desha vargjet e mia/ të m’i çojë kali Pegas/ në Athinë, tek Gole miku,/ ku selinë ka poezia!”
PANO TAÇI
(Tiranë)
“Asnjë e shtënë tronditëse. Asgjë solemne. Magnetizim që të tërheq. Poezi sa rrënqethëse, aq dhe balsam qetësues. Një “sëmundje”, nga e cila nuk mund të shpëtosh, por infektohesh. Dhe që të duhet shumë mund, për të shpëtuar prej saj. Nëse dëshiron të shpëtosh, gjë që e konsideroj të pamundur”.
ALUSH AVDULI
(Sarandë)
“Mos, o Gole! Mos bëj vjersha të tilla, si ajo me titull '”Orë e çakordisur”, i dashur mik, se mirë ti je i “çakordisur” krejt, por na bën edhe ne të lëngojmë dhimbshëm për atë të shkretë... çakordisje”.
DILAVER BAXHAKU
(Tiranë)
“Usta” më është Grigor Jovani,/ Prej tij dua të vjedh ndonjë varg./ Sado që plasa nga “inati”,/ Mbeta pas tij, si çirak”.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου