Σάββατο 1 Μαΐου 2010
Koncerti i Verës
VALS
Bota përdridhet
rreth belit të vet.
Rreth saj,
universi i tërë
rrotullohet.
Tha të bëjë Zoti
piruetën e tij…
Por ngec,
si gjithnjë,
dhe rrëzohet.
VERA
Na shqetësoi të gjithë paniku yt:
“Pas, në kopësht, po digjen qershitë!”,
the, ashtu e trembur, para derës.
Rendëm jashtë. S’kishte rënë asnjë zjarr.
Xixëllonjat kishin koncertin e verës.
PARADOKS
Erdhi dimri,
bërtitën të gjithë,
erdhi dimri!
Të ngopet toka
me ujë,
pylli me erë!
Erdhi dimri (?!)
Po si erdhi dimri,
pa njohur verë?
OKTAPODI
Para se ta shtronim në tryezën tonë
mbi një pjatancë të porcelantë Kine,
tetë këmbë kishte. Domethënë,
tetë palë këpucë fine.
Sidoqoftë,
ne do ta hanim me gjithë këmbë,
bashkë me këpucët llustrafine.
ADRESA
Mërzitur do jesh…
Letrat sërish
t’u kthyen pas,
ndaj u trishtove.
Zemra ime s’ta tha:
Ndërroi adresë,
kur u largove.
LULEDIELLI
Mes zhegut e plasur,
kokëzbathur,
i vjen...
... për t’ia mbathur.
Ndërkaq pendohet,
ngaqë kujtohet
si emërtohet.
OQEANI
Qëndronim përballë.
Heshtnim vetvetiu.
Fjalët shpesh herë
të tepërta janë.
Si uji i mbledhur
pas një shiu
mbi oqean.
ELEKTORALE
Do desha të përmblidhja
me pak fjalë
gjithshka u tha
nëpër fjalime:
“Nga dashuria për të vdekurit
shkojnë edhe mizat
në varrime”.
NGUSHELLIMI
Ndodhi një herë në rininë time:
harrova emrin e të dashurës
dhe porsa qemë fejuar (!)
Mendo t’i harroja ngjyrën e syve,
të blertën e lulzuar!
KAMELEONI
Çdo mëngjes, pasi rruhem,
instiktivisht
i bëj një gërmacë përqeshëse
pasqyrës.
Më shkon mendja tek kameleoni,
që ndërron ngjyrat
e fytyrës.
Bota përdridhet
rreth belit të vet.
Rreth saj,
universi i tërë
rrotullohet.
Tha të bëjë Zoti
piruetën e tij…
Por ngec,
si gjithnjë,
dhe rrëzohet.
VERA
Na shqetësoi të gjithë paniku yt:
“Pas, në kopësht, po digjen qershitë!”,
the, ashtu e trembur, para derës.
Rendëm jashtë. S’kishte rënë asnjë zjarr.
Xixëllonjat kishin koncertin e verës.
PARADOKS
Erdhi dimri,
bërtitën të gjithë,
erdhi dimri!
Të ngopet toka
me ujë,
pylli me erë!
Erdhi dimri (?!)
Po si erdhi dimri,
pa njohur verë?
OKTAPODI
Para se ta shtronim në tryezën tonë
mbi një pjatancë të porcelantë Kine,
tetë këmbë kishte. Domethënë,
tetë palë këpucë fine.
Sidoqoftë,
ne do ta hanim me gjithë këmbë,
bashkë me këpucët llustrafine.
ADRESA
Mërzitur do jesh…
Letrat sërish
t’u kthyen pas,
ndaj u trishtove.
Zemra ime s’ta tha:
Ndërroi adresë,
kur u largove.
LULEDIELLI
Mes zhegut e plasur,
kokëzbathur,
i vjen...
... për t’ia mbathur.
Ndërkaq pendohet,
ngaqë kujtohet
si emërtohet.
OQEANI
Qëndronim përballë.
Heshtnim vetvetiu.
Fjalët shpesh herë
të tepërta janë.
Si uji i mbledhur
pas një shiu
mbi oqean.
ELEKTORALE
Do desha të përmblidhja
me pak fjalë
gjithshka u tha
nëpër fjalime:
“Nga dashuria për të vdekurit
shkojnë edhe mizat
në varrime”.
NGUSHELLIMI
Ndodhi një herë në rininë time:
harrova emrin e të dashurës
dhe porsa qemë fejuar (!)
Mendo t’i harroja ngjyrën e syve,
të blertën e lulzuar!
KAMELEONI
Çdo mëngjes, pasi rruhem,
instiktivisht
i bëj një gërmacë përqeshëse
pasqyrës.
Më shkon mendja tek kameleoni,
që ndërron ngjyrat
e fytyrës.
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου