Thashë të bëj një turne në Atdhe, aty nga fundi i gushtit. Mbase ndriçohej me pak dritë më tepër jeta e ime ... |
Alo, Vaid, po nisem! Ç'habere të çoj andej nga do vete? |
Po ku shkoj këmbëzbathur, mes ujit që therr si teh i mprehtë?! |
Mirmëngjes, baba! Të solla kafenë. Mamaja e ka në filxhan, në tryezë, kur të ngrihet nga gjumi... |
Ja shtëpia ime në Jergucat. Dhe xhaxhai im, që më pret, si dikur ati im... |
Fillimisht zbrita nga këto shkallë, në oborrin ku mësova të ec... |
U hap kjo portë dhe pashë botën e madhe... |
... pastaj, oborri i madh, përballë kishës së fshatit... |
... dhe përsëri rrugë. .. |
Nisje të reja. Prej kësaj rrugice të vogël, ku ka mbirë barri i harresës. |
Më priti në Ksamil, ku bënte pushimet, me të shoqen, Afron dhe me Ladin, kolegun e tij dhe mikun tim të ri. |
Perëndim pësipër Porto Palermos. Parë nga ballkoni i shtëpisë së Mihos, në Piqeras. Si të mos lind poetë, ky reliev i poetizuar nga Perëndia? |
Po tani? Ku shkojmë? |
Na pret Miho Gjini dhe shkrimtarët e Bregut, të cilët na kanë ftuar në takimin e tyre të përvitshëm në Bunec. |
Stefan Martiko dhe Koço Mërtiri. Poetë, miq të afërt. Tani e kuptoj pse poezia e tyre ka kaq shumë det dhe pulëbardha. Dhe mesazhe të kaltra... |
Me Dituri Alikën, poeten e re nga Piqerasi, të cilës porsa i redaktova librin e parë me poezi, të cilin e prezantoi në publik Miho Gjini. Kali ynë, "Pegasi", mbart amazona... |
Në Bunec, gjatë takimit me krijuesit e Bregut. Bëmë qejf atje. Apo jo, Petraq Pali dhe Thanas Boçi? Folëm gjatë edhe për librat tanë. Na dëgjonte deti dhe heshtëte. Nuk kishte ç'të shtonte. |
Të marr Landin në Nju Jork dhe t'i them, sa bukur është këtu... |
Një mëngjes në Borsh, tek Ujvara... Sa të shijon këtu kafeja! Edhe thashethemet e Mihos, për kolegët... Por unë jam serioz |
Përsëri rrugë... Qafa e Llogarasë.Poshtë, në një gji, ka zbarkuar dikur Jul Qezari. |
Ndalim në Vlorë. Të takojmë miqtë. Me shkrimtarin Myrteza Mara dhe publicistin Gëzim Llojdia. Ca sallam mbi tryezë, pak djathë, birra italiane, të modës, dhe zemrën në pëllëmbë të dorës. |
Në Fier. Piktori i "Pegasit", Leonidha Bullgari dhe romancieri Tasi Proko, bashkëpunëtori ynë. Kanë ardhur... "shefat" nga qendra. Bromb rakia! Ah, ato bërxollat e mrekullueshme të Fushës... |
Në Durrës, me kritikun dhe eseistinFatos Minguli. Bashkëpunimi ynë është i garantuar. Gëzon dhe tund bishtin nga kënaqësia "Pegasi" ynë. |
Rrugës, në ndalimet e rastit me miqtë, dhashë ca mësime... Kush mësoi, hallall e ka. |
Si të shkojmë në Tiranë dhe të mos takojmë Ilirian Zhupën? |
E kam thënë, Iliri është dobësia ime ndër poetët... |
Një mbrëmje në Krujë. Të kujtohet sa të bukura ishin këto mbrëmje atje, mikja ime e shtrenjtë, Albana? Hej, Vaid, kjo xhamia pas meje, ishte atëhere? |
Ore, ishmak! Po kalaja, ishte? |
Miloti... |
...dhe ura e tij e famshme e Zogut. Kujtime të pashlyera nga kujtesa. |
Në Mirditë. Miq të tjerë. Ndue Dedaj, kritiku, romancieri, poeti. Mbi të gjitha, miku im i viteve studentore. Por dhe Bardhok Pulaj dhe Bardhok Sulejmani. Miq të vjetër të letrave, me bereqet të ri. |
GRIGOR JOVANI Athinë, fund gushti 2010
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου