Ndahet nga jeta, në moshën 59-vjeçare, poeti Jamambër Marko. Amaneti i fundit është një titull për poezitë e pabotuara.
"Kur iki, nuk kthehem më..."
Kjo është fjalia e fundit që tha Jamarbër Markoja (1951-2010), biri i shkrimtarit Petro Marko, mesnatën e së shtunës, pak para se ora të lajmëronte fillimin e ditës së re. E motra, Arianita, e kish pyetur sesi donte që ta titullonte vëllimin tjetër me poezi të pabotuara, që ajo i ruan në disa blloqe. Pasi i dha përgjigjen e mësipërme, mbylli sytë dhe i dha fund lëngatës 4 mujore, në apartamentin që ndodhet në bulevardin "Zogu I", aty ku kanë jetuar gjithë jetën Markot. Kush ishte Madu-ja? Shkrimtari Roland Gjoza, në Nju Jork, autori i serisë së esseve të mrekullueshme për të ikurit e mëdhenj të letërsisë dhe arteve tona, bëri sërisht thagmën e tij. Një esse për Madu-në. Unë e lexova dhe ulërita nga dhimbja. Provojeni dhe ju... MADU. DY FJALE PER MADUNE
nga Roland Gjoza
Keshtu mbeten emrat e bukur; prej femijeve. Keshtu i mbeti Jamarberit. Ishte nje femije qe ia ngjiti. Ai ishte poeti qe s'u shpall kurre, djaloshi qe s'u dashurua, burri qe s'u martua, babai qe s'u be asnjehere me femije, i vdekshmi qe s'do te kthehej me, edhe sikur t'i jepej leja per t'u kthyer. Pse? Akoma se kemi kuptuar? Sepse Madu ende s'ka lindur. Kete e them per te shpetuar shoqerine, te djeshmen dhe te sotmen. Sepse Madu s'kishte vend, e kishin zene vendin e tij, sepse ai s'donte nje vend cfaredo, Madu ishte Madu dhe donte Madune, qe se kuptonin as prinderit e vet.
Per mua Madu priste t'i lironin vendin e tij, priste dhe priti gjer ne vdekje. Ai ishte nje vend pertej ketij vendi dhe per kete shkak e denuan. Ai ende kerkoi ndoshta nje vend qe s'ekzistonte, po ai e dinte se ishte diku, askush nuk e ndihmoi, sepse ai ishte vetmitari i pakuptueshem qe ne vend te atij vendi nuk zuri kurrsesi nje tjeter, se rendom kishte vende plot. Keshtu dhe ne dashuri. Se ketu nis e mbyllet nje njeri.
Ajo ishte nje nga vajzat me te bukura te Tiranes, e gjate, elegante, bionde, me sy blu, tejet seksapile dhe me nje hir prej madone. Ajo e dashuronte Madune. Ai ishte i gjate, brun, melankolik, i shkonte kjo, nganjehere qeshte dhe sikur e fajesonte veten qe qeshte. Ajo e dashuronte, sic ju thashe, dhe i kishte hyre edhe ne shtepi. Ishin fare te rinj; ai, as njezete, ajo, as tetembedhjete. Ia kam harruar emrin. Po vec me ka mbetur nje mbrese se kishte emer shume te bukur. Qe kur filloi te shoqerohej me Madune ajo u be melankolike. Po, po u be e zymte ajo vajze. Ajo nuk e kuptonte Madune. I dukej aforistik. Jo si djemte e tjere qe ishin te drejtperdrejt. Ne fillim e mori kete per nje mode te re, pastaj si nje keqkuptim. Ajo e ndjeu thelle keqkuptimin me te, se nuk ka djalosh aq te bukur qe te mos dashuroje marrezishem dhe te mos bjere ne mekat. Ai i shpiku te gjitha rrethanat qe ajo te ftohej me te, sepse substanca e tij komplekse, ajo prirje per te gjykuar labirinthshem, erret gjithsesi, edhe kur behej fjale per drite, nuk kishte se si te mos keqkuptohej. Po ajo nuk iu largua shpirterisht, ndonese s'i pame me te dy. Disa thone se Madu e mbrojti prej vetes se tij qe shpejt paralajmeronte per nje menxyre. Kjo eshte pak e besueshme. Fatkeqesia ishte se zoti s'kishte bere dhe nje Madu femer. Ai ishte ne kerkim dhe te asaj, por se gjeti. Ai asgje s'gjeti. Po la si prove pervojen e udhetimit te tij. Pse nuk ndryshoi Madu qe te fitonte dashurine dhe poezine, misherimin e tyre? Kjo mbetet nje mister. Kam pershtypjen se me kete do te merren shume, me vone, se padyshim Madu eshte nje nga poetet me te vecante dhe me te thelle te poezise shqipe.
Me 1970 me thane se lart me priste Safo Marko per kopertinen e librit tim te pare me poezi. Rrinte ulur pas tryezes se madhe, me buzeqeshi kaq embel me syte e saj te medhenj, me ate bukurine kaq shume larg bukurise qe jemi mesuar te adhurojme, me tha te ulem dhe belbezoi; Kaq sa ty e kam djalin. Shkruan dhe ai poezi. Ti i ke kaq te qarta te kthjellta, fluturore brenda moshes, ndersa ai me tremb, ai shkruan ca vargje te erret, o zot, qe me rreqethin dhe .. dhe s'heq dore.. I them; Madu, shpirt' i mamit, shkruaj qarte, qe te kuptojne, po ai .. vazhdon te shkruaje ne menyre te pakuptueshme..
Keto fjale nuk i kam harruar asnjehere, me fort si nje mekat per poezine time dhe te brezit tim, aq te kollajshme per te dale liber. Per t'u shkrire me shijen e pergjithshme, budallallekun e kombit, sic thote Bodler.
Tek ato fjale te Safos kuptova dhe deshiren e saj si nene qe i biri te prezantohej si poet, te njihej, ndoshta donte dhe famen e tij. Ku i dihej, ndoshta ndjente dhe pak zili qe te tjeret, moshataret e te birit botonin, ndersa ai.. vertet, sa keq, ajo nuk e shikonte te mundshem botimin e poezise se tij, madje zemra i ndillte turbullt dicka te keqe.
Thone se pas burgut rrinte ne dritare pjesen me te madhe te kohes. Po ku te shkonte? Per te kerkuar vendin e vet s'duheshin me kembe, po mendime. Ai nuk donte te pershendeste me. E kishin lodhur. Ai nuk donte te komunikonte. I vetemjaftonte vetja dhe ajo kornize dritareje qe ia beri heret nekrologjine. Edhe kur i botoi librin Rastesisht me dashje, Brikena Cabej, nje personalitete e shquar e letrave, edhe kur ajo shpalli ne kohen e lirise, se duhet t'i jepej vendi i tij ketij poeti te merekullueshem, askush s'ia vuri veshin se ishte koha kur edhe Babrruja dhe Shupenza kishte nobelistet e vet.
Ajo thenia e Maduse; Iki per te mos u kthyer, eshte si nje testament i cmendurise shqiptare, nje klithme e nje njeriu qe s'gjeti asgje ne kopshtin shkembor dhe token e shqipeve, vec vuajtje, vuajtje dhe prap vuajtje dhe harrim. Po pse, pse, sepse ishte krejt i vecante, s'ngjante me njeri tjeter. Nuk dinte te puthte dore, nuk dinte te trokiste per nje pune, nuk dinte te bente lajka, nuk dinte te mburrej me emrin e te atit, nuk dinte te mjerohej ne duart e mjekeve qe te shikojne nga xhepat, nuk dinte asgje, prandaj e priti vdekjen sepse ajo do ta shpetonte prej te gjithave, do ta merrte dhe s'do te kthente me. Pra, ai na perplasi ne fytyre filozofine e vdekjes. Eshte koha per te vdekur! Ishte dhe eshte. Degjojeni Madune. Dhe mos u ktheni, sepse vdekja kurre s'te kthen. Ku jane politikanet qe ta degjojne dhe te dridhen? Se ata e kane harruar vdekjen. Ore, e degjoni, vdiq Madu, ai ju shperfilli, as dore s'ju zgjati, as te njohur s'ju dha, vec ju tha; s'dua te kthehem tek ju, me mire me vdekjen. Manifest. Pavaresisht se eshte tejet niceane, qe paralajmeron zi, po ama po te degjohet, Shqiperia mbushet me kambana!
U linda në Jorgucat të Gjirokastrës më 1959. U rrita në Laç. Studiova Filologji. Pasi punova për dy vjet mësues letërsie në Mirditë dhe Krujë, deri sa u largova nga Shqipëria kam qenë gazetar profesionist. Prej vitit '91 jetoj familjarisht në Athinë, ku jam marrë me shtypin e emigracionit. Kam qenë në kohë të ndryshme kr/redaktor në gazetat "Zëri i emigrantit", "Rilindja XXI", "Tribuna", në revistën "Pelegrini" dhe drejtor i gazetës "Albanews". Aktualisht, shkruaj letërsi dhe botoj e drejtoj revistën letrare dhe artistike "Pegasi".
“Grigor Jovani ka lindur “Ditën e Gënjeshtrave”, për të thënë në poezi Të Vërtetën”.
NAUM PRIFTI
(Nju Jork)
“Është vështirë të gjesh gjetkë një pikëtakim të tillë, të cilin edhe Morrisey i Madh i lirikës do ta kishte zili. Është fjala për pikëtakimin tipik të poetit Grigor Jovani, i cili vjen mitik në poezinë e tij. Jovani del nga kuadraturat ballkanase dhe krijon anën pikëtakuese Perëndimore, duke sfiduar parësoren dhe duke i dhënë shans dytësores”.
FATMIR TERZIU
(Londër)
“Sjell vlera të mrekullueshme ky poet i vërtetë. I hoqa mënjanë, mezi kursehen në këto kohë. T’i kem aty, kur shpirti të ndjejë dimër...”.
FARUK MYRTAJ
(Toronto)
“Mund të them pa frikë se shtëpinë vjershave ua ke ndërtuar me gurë të skalitur, betonarme, që nuk e shembin dot as breshëri, as dëbora e tufani dhe as tërmeti me nëntë ballë. Shtëpia e vjershave të Grigor Jovanit qëndron e fortë dhe e patundur në mjedisin e poezisë më të arrirë shqipe”.
HYSKË BOROBOJKA
(Tiranë)
“Unë, që zakonisht ruhem nga superlativat, pasi lexoj poezitë e tua, them që je poet i mrekullueshëm, Grigor, gjithnjë befasues. Je poet i lindur, vllajo!”
ALBANA MËLYSHI-LIFSCHIN
(Bruklin)
“Poezia e Grigorit ka një qartësi që të habit me reflekset e dritëzave, nga përthyerjet në prizmat poetik dhe jetësor. Syri i hollë vëzhgues, depërtimi në labirinthet dhe të fshehtat e shpirtit të njeriut, veshja me një vello të butë hënore e motiveve jetësore, të ngritura në art, i japin poezisë së tij brishtësi, freski dhe veçanti”.
MYSLIM MASKA
(Athinë)
“Ndihem e respektuar dhe shumë e kënaqur me poezitë e Grigor Jovanit. Mundësisht, sa më shumë prej tyre, aq më ushqim për shpirtin. Më pëlqen, sepse shpesh ajo më ngjan me reflekset e asaj copëze kristali, që duke e vështruar, të krijohet përshtypja se brënda kësaj mase të magjishme do gjesh labirinthe pafund ndriçimesh.”.
LINDITA AGOLLI
(Tiranë)
“Vërtet të bukura poezitë e Grigor Jovanit. Të mrekullueshme! Më të koncetruara se vera që dehu Polifemin. Poezitë e tij, pa veçuar asnjerën, janë vërtet si një verë e vjetëruar, që sa më shumë të pish, aq më tepër do që ta ngresh gotën”.
NDUE LAZRI
(Bolonjë)
“Një poezi që të bëhet e dashur dhe të intrigon, aq sa ti, si lexues, ke njohur një poet jo të lodhshëm, por një bashkëbisedues të sinqertë dhe një mik të madh të njeriut”.
STEFAN MARTIKO
(Athinë)
“Jovani poet është tejet i çlirët, tejet i natyrshëm e komunikativ, tejet i ndjerë. Xixëllimi i poezisë së tij është në të përditshmen, pa asnjë lloj autocensure, por me një liri të habitshme. Në dukje të thjeshta, të gjitha poezitë kanë filozofinë, përjetimin e thellë, figuracionin e mjaftë për të shprehur me veshjen më të bukur mendimin”.
VAID HYZOTI
(Rixhvud)
“Ti fluturon me një kalë të magjishëm, miku im, me Pegasin. Ndaj krijon vargje të tilla. Dikur kisha bërë edhe unë një poezi, në qelinë e burgut: “Erdhi Pegasi në qelinë time”. Tani vjen tek unë ti, me kalin tënd fluturak. Me poezinë tënde të mrekullueshme”.
VISAR ZHITI
(Romë)
“Miku ynë, Grigor Jovani, është trajektore e spikatur në qiellin e poezisë së krijuesve jashtë Shqipërisë (ndoshta është ky qiell edhe më i kompletuari me yje). Kështu na vjen vlera e tij, duke u informuar me poezinë më të mirë që bëhet në Amerikë, Itali, Angli, Greqi e gjetkë”.
NOVRUZ ABILEKAJ
(Athinë)
“Poezi që botohen në vend të fjalëve të një urimi. I lexoj me një frymë, se ato dreqka janë një grimë, si sheqerkat e dashura të nënave korçare, përpihen menjëherë. Dhe më vjen të them, se ai që ka zemër të sëmurë, mund t’i kërkojë Grigor Jovanit një të re. Ai shejtan ka sa të duash”.
ROLAND GJOZA
(Nju Jork)
“Duke lexuar poezitë e Grigor Jovanit nuk mund të jesh indiferent, sepse ato të ngjiten pas shpirtit, si pjesëz e ndjesive të tua si lexues e kjo sepse ai është tepër i sinqertë në atë çfarë ka përjetuar e mishëruar në vargje, që në dukje mund të shfaqen të thjeshta, por gurgullojnë si burimet poshtë gurëve e fletëve, për t’u shfaqur më pas kristalore”.
KOLEC TRABOINI
(Boston)
“Këndo, Grigor Jovani, këndo këngën e bukur,/ atë këngë, që shpirti ta thotë,/ si dallgë, si valë, si e erë lehtë/ të bjerë zemrave tona, si puhizë e ngrohtë!”
PETRAQ J. PALI
(Virxhinia)
“Të shkurtra vërtet poezitë e Grigorit, por a s’janë të çmuar diamantët, pikërisht mes pakësisë sëformës së tyre?”
THANAS BOÇI
(Athinë)
“Në radhë të parë të uroj për keto poezi, që më dhanë kënaqësi të veçantë. Jo vetëm që jeni PURE i pastër në poezinë që shkruani ( siç thotë për juF.Terziu), por shumë i pastër dhe dashamirës në mendimin kritik ndaj miqve. Lum ata/ ato, që të kanë pranë!”
JULIA GJIKA
(Amerikë)
“Kjo poezi është një rrugëtim pa fund në botën e brendëshme të Grigor Jovanit, që rreket “të pushtojë” e të qetësojë shpirtrat tanë të munduar. Poezitë e Jovanit kanë një varg konciz, të lirë e bashkëkohor, ku të gjithë ne, miq e lexues të tij, e ndjejmë veten aq pranë, sikur të ishim pranë oxhakut të ngrohtë të shtëpisë së tij, në një ditë dimri”.
MIHO GJINI
Mjeshtër i Madh
“Na shtove bukën e kësaj vere, t’u shtoftë bereqeti! Të falenderoj për këto poezitë e bukura, secila sjell metaforisht një fabul, sa të këndshme, aq edhe mbreslënëse”.
AGIM BACELLI
(SHBA)
“Unë u përpoqa të të ndiqja në udhëtimin tënd brenda vetes, por nuk munda, u dorëzova, mbeta pas dhe kërkova gjirin tim, më të qetë, por nuk më linin ato dallgë, që më ngrite ti në mendje dhe në zemër, o Gole. Po me mua ç’pate?! Apo, ç’desha unë, që u ngatërrova me detin e shpirtit tënd?!”
LLAZAR VERO
(Filadekfia)
“Të bëj portretin poetik të Grigor Jovanit? Poet lirik i mrekullueshëm, ironik dhe i drejtpërsëdrejti, plot vezullime ngjyrash, ku në një pasqyrë të madhe sa bota sheh fytyrën e njeriut, nëpërmjet një vetvetjeje plot nerva, ndjenja e pasione të sinqerta...”
PIRRO LOLI
(Tiranë)
“Grigor Jovani luan me poezinë e tij, pse e ka nënshtruar plotësisht atë, vendos ai se në ç’monopate apo bulevarde do ta shpjerë, sa hapësirë do t’i lejojë, në ç’oktavë ta ngrejë apo ulë zërin. Poezia e mirë, si kjo që kemi në duar, detyrimisht është ngushëllim, shpresë, kurajë”.
ROBERT GORO
(Athinë)
“Të paça, o këngëtar, me shpirtin më fisnik,/ me ty sot derte qava, poezia jote mallet m’i ndezi,/ atje ku ti Greqisë, me fjalën e bukur shqipe i flet,/ porsi rrezja e dritës, në një bukuri mëngjezi!”
LLEMADEO
(Gjermani)
“Poezia jote të përkëdhel e të çjerr, të ngroh e të shkakton mornica, të mjegullon sytë e të dhuron një buzëqeshje. Je poet i vërtetë, Gole, e di apo jo? ”.
ZHANETA LAZRI
(Bolonjë)
“Kantina poetike e Grigor Jovanit, prodhon verë me cilësi të lartë. E di që e dini, por pse po e rikujtoj, nuk ka ndonjë të keqe...”
PILO ZYBA
(Monemvasia)
“Shpirti ma ka një maraz:/ do desha vargjet e mia/ të m’i çojë kali Pegas/ në Athinë, tek Gole miku,/ ku selinë ka poezia!”
PANO TAÇI
(Tiranë)
“Asnjë e shtënë tronditëse. Asgjë solemne. Magnetizim që të tërheq. Poezi sa rrënqethëse, aq dhe balsam qetësues. Një “sëmundje”, nga e cila nuk mund të shpëtosh, por infektohesh. Dhe që të duhet shumë mund, për të shpëtuar prej saj. Nëse dëshiron të shpëtosh, gjë që e konsideroj të pamundur”.
ALUSH AVDULI
(Sarandë)
“Mos, o Gole! Mos bëj vjersha të tilla, si ajo me titull '”Orë e çakordisur”, i dashur mik, se mirë ti je i “çakordisur” krejt, por na bën edhe ne të lëngojmë dhimbshëm për atë të shkretë... çakordisje”.
DILAVER BAXHAKU
(Tiranë)
“Usta” më është Grigor Jovani,/ Prej tij dua të vjedh ndonjë varg./ Sado që plasa nga “inati”,/ Mbeta pas tij, si çirak”.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου