Κυριακή 30 Οκτωβρίου 2011
Përbëj rrezik, e di...
GRIGOR JOVANI
OKB
O-rganizatë
K-urvash
B-udallaqe.
KOMBETARE
Çdo shqiptar,
kur mban në dorë një kapistër,
i ngjan vetja kryeministër.
LIRIA
Mos thuaj kurrë: “Ç’kafaz i artë!”,
edhe në është
i bukur...
Fyen një zog,
një flutur.
RREZIKU
- Shkruan thjesht
dhe të kuptojnë të gjithë.
Pa ngatërrohu pak...
- Përbëj rrezik, e di,
kam thjeshtësinë në gjak.
QENI
Mjerrë qeni i stanit,
që një jetë adhuron
erën e çobanit!
Është e shkrojtur:
një jetë si qen
ka për të rrojtur.
ZARET
S’e marr vesh. Kur hedh ai zaret,
zë gjithmonë dopjo gjashtë!
Idiot! I ka të rrumbullaktë,
veç me një numër jashtë.
NDRYSHKU
Jam i fortë, si hekur?
Flet budallallëqe.
Pa më pyet, si ndjehem,
prej ndryshkut, në këllqe...
TERSI
Bëra hapin e parë:
zbraza kaptinën
nga mendimet e marra.
Por koha nuk del,
të filloj nga e para.
KERCENIMI
Mbaj mend të ndjerën, nënën time:
“Do të ta hajë macja zogun
dhe do të lë pa gjë...”
Ka njohur shumë mace jeta ime,
por nuk më ka ndodhur asgjë...
NDERKOMBETARET
“Keni bërë një gabim”,
shkruan ata,
që i rrënoi tërmeti.
“U shkatërruam ne,
u zhdëmtua shteti!”
DASHURIA
Kam faj unë?!
Më qëlloi syshtrembër...
Nuk isha kurrë i sigurtë,
ku shikonte ajo femër.
KUNGUJT
Këtë të keqe kanë kungujt
dhe s’e kuptojnë dot:
Ngaqë qëndrojnë sipër ujit,
kujtojnë se dinë not!
ARBERIT
Para pesëqind vjetësh,
në bregun matanë
kapërcyen.
Këtu e pesëqind vjet,
nuk u kthyen.
TERMETI
Kaq kohë me fqinjën derë më derë,
veç “mirmëngjesi” në agim,
“oreks të mbarë” në drekë...
U desh të ndodhte një tërmet
dhe u gjendëm veç me brekë.
POLITIKANET
Koha është të na thonë politikanët,
që nga ballkonët,
në fjalime:
“Nga dashuria për të vdekurit,
shkojnë edhe mizat
në varrime”.
PAPAGALLI
“M’i tregon papagalli të gjitha.
mos guxo të bësh ndonjë gjë...”
Për vizitat e mia tek fqinja,
papagalli s’ka treguar asgjë.
SUKSESI
E bukur premiera, vërtet,
ç’aktrim, o zot!
U mrekulluam!
Mirë që nuk kishte spektatorë
dhe e shijuam.
PAAFTESIA
E pushuan, si të paaftë,
arkivolistin e mjerrë.
Para se t’i merrte metrat
të ndjerit,
priti të vdiste një herë.
BURSE
Në qafën tënde të bukur,
një kryq i artë.
Nuk di sa është kursi i arit,
dreqi e marrtë!
ATDHEU
Kaluat kufirin? U fikët...
Në kthim do gjeni tabelën:
“Ju ikët...”
(Athinë, fillim dimri, 2011)
Πέμπτη 1 Σεπτεμβρίου 2011
Cikli: “Pejsazhe të detit”
GRIGOR JOVANI
TRE SKICA
1.
Drita e mëngjesit zgjoi fëmijët,
si këmbana e kishës, që paralajmëron
kreshmën ditore.
Pastaj,
kujdestari diell do t’i marrë për dore,
do t’i shoqërojë tërë ditën,
gjersa hëna
t’u thotë përrallën e mbrëmjes
në fjetore.
2.
Pasi rendën gjithë ditën mbi det,
zhveshën këmishët e djersitur
erërat.
Nderur për t’i tharrë,
nëpër degët e ullinjve të nxehur,
shpirti im,
nuk kishe gjë tjetër për të fshehur.
3.
Prej erës së tërbuar, deti
ngjan së largu impozant,
por i paprekshëm.
Trëndafil i hershëm,
mes gjëmbave strukur.
Po t’i përgjakja
gishtërinjtë e shpirtit nëpër dallgë,
mund të këpusja një poezi
më të bukur?
Σάββατο 23 Ιουλίου 2011
Ku e ka selinë, ky kalë?
Drejtori i "Pegasi" G. Jovani, duke hapur Konferencën e Shtypit |
Τετάρτη 29 Ιουνίου 2011
Abonimet Vjetore tek "PEGASI"
“PEGASI”
Revistë Periodike për Letërsi dhe Arte
Adresa:
Leoforos “Fleming” 48
Kt. G/D11
Renti, tk 18233
Athens
Greece
Tel. 00302104825942
e mail: pegasi2008@hotmail.com
Botues:
THOMA NAKA
ORAMA Editions
Drejtor:
GRIGOR JOVANI
Tel. 00306942698148
Kr/redaktor:
MIHO GJINI
(Mjeshtër i Madh)
Tel. 00306998760406
ABONIMET VJETORE:
Greqi: 50 euro
Shqipëri: 3000 lekë
Europë: 70 euro
Amerikë, Kanada, Australi: 100 $
Numri i llogarisë bankare:
NATIONAL BANK OF GREECE
GR 1301101950000019576956916
Çmimet e abonimeve përfshijnë edhe dërgesat postare.
Lutim abonuesit, të lajmërojnë redaksinë për abonimet,
si edhe të dërgojnë nëpërmjet postës elektronike të revistës
adresat e tyre.
Ju falenderojmë!
Fluturim të mbarë dhe të këndshëm,
nëpërmjet “Pegasit” tonë,
në qiejt e letërsisë dhe arteve!
QARKULLOI “Pegasi”-8
Bordi drejtues i "Pegasit" |
Një kalë me “rrobat e mbretit”
Më fund, doli, qarkulloi “Pegasi” i ri. U step për një çast, aty tek porta e shtëpisë së tij, në Udhën “Fleming” të Athinës, sa t’i mësoheshin sytë me dritën e kësaj bote, të cilën kishte pothuajse një vit pa e kundruar, fërkoi patkonjtë në asfaltin e nxehtë të këtij qershori, si për të provuar njëherësh edhe punën e nallbanëve të vet, turfulloi kreshtën e artë dhe... fluturoi. Kapi menjëherë qiejt. Poshtë bota kishte ndryshuar dramatikisht... Por një kalë i tillë nuk ka punë me çndodh këtu poshtë, vendi i tij i natyrshëm janë qiejt.
Rrija, bashkë me mikun tim, Miho Gjinin, dhe e kundroja përmallshëm. Ua kishte paralajmëruar Miho Gjini: “Së shpejti, po të ngrini kokën drejt qiejve, do të shikoni përsëri “Pegasin” tuaj. Veçse tani me një veshje të re, shumë e shumë më të bukur. Me “rrobat e mbretit”...”
... Ja ku është tani. Aty, tek porta juaj. E kalërojnë kësaj here kalorës me famë të letërsisë dhe arteve. Të vjetër e të rinj. Të njohur dhe të panjohur. Fisnikë të tillë si Llosa, Gjoza, Lazri, Dhimitriu - i bëjnë nder “Pegasit”-8, në kopertinën e punuar nga kubisti ynë, i mirënjohuri gjithandej, Leonidha Bullgari, që drejtoi dhe përshtati për lëndën punën e një bordi piktorësh të talentuar, si Agron Dingo e Limbrand Dhrami. Krahas tyre, puna profesionale e fotoreporterit tonë, Armand Zogaj, që fotografon ashtu siç shkruan poezitë e veta. Dhe unë, që i hyra një pune të tillë, siç është faqosja, ndonëse nuk është brenda “kompetencave” të mia, vetëm dhe vetëm pasi u ndjeva përgjegjës për këtë brum të mrekullueshëm artistik, që më besuan kolegët dhe miqtë.
Trak-trak! Mos u shqetësoni, miq dhe mikesha! Troket “Pegasi” në portat tuaja. Hapini, t’u lejë bereqetin. Ç’mbart nëpër baulle dhe strajca?
Le të shikojmë...
Le të shikojmë...
Κυριακή 26 Ιουνίου 2011
Cikli poetik: “Barbeque”
GRIGOR JOVANI
BARBEQUE
Me lukunisë suaj -
zemra ime,
gati për skarë,
në barbeqiu.
Me nga një thikë
dhe një pirun në duar,
duke lëpirë buzët,
të gjithë ju...
Σάββατο 4 Ιουνίου 2011
“Weekend” (Poezitë e majit - 2)
GRIGOR JOVANI
WEEKEND
Tek më zbraznin xhepat edhe panë,
që nuk kisha as një dyshkë,
për be,
- Lëreni, të ik! - policët thanë, -
ky nuk është për vete,
jo për ne...
Tek po ikja, njëri tha: - Zbraz kokën!
(Kur ma zbrazën,
mos t’iu them ç’u gjend...)
U gjend dhe mënyra, që nëntokën
të ma jepnin falas,
për “weekend”.
Κυριακή 22 Μαΐου 2011
Τρίτη 17 Μαΐου 2011
"Pegasi" 8
LENDA
“Pegasi” 8
EDITORIALE
Miho Gjini: Një kalë me “rrobat e mbretit”.
QUIZ LETRARO-ARTISTIK
Pyetja: Cili është “qytetari lumpen” i “demokracisë së letrave”?
Përgjigja: “Zhan Val Zhani” që u bë Viktor Hygo.
Nga: Skënder Demolli.
ATA QE IKEN...
1) Rekuiem për Ndoc Gjetjen.
Përcjellë nga F. Slatina. Ese nga R. Gjoza.
2) Rekuiem për Llazi Serbon.
E sjell B. Berberi. Ese nga M. Gjini.
DITARET
“Histori me piper”.
Të fshehta nga jeta e piktorëve të mëdhenj.
Nga Meri Adamopulu.
CIKLE POETIKE
1) Izet Shehu (Përcjellë nga F. Myrtaj)
2) Vaid Hyzoti (Përcjellë nga N. Lazri)
3) Luan Xhuli (Përcjellë nga T. Vasiliadu)
TRE ESE NE NJE
Zbulimi i një formule brenda Njeriut.
Nga: Vasil Vasili.
TREGIME
1) Naum Prifti: “Na duhet një spiun për ministrin”.
2) Zhaneta Lazri: “Thëngjinj nën hirin e viteve”.
3) Roland Gjoza: “Libri i vënë poshtë”.
ESSE
1) Lazër Stani: Provincializmi...
2) Fatmir Minguli: A ristudiohet poezia e Ricosit?
3) Sadik Bejko: “In memoriam” për një “pyll të heshtur” - Jorgo Bllaci.
TE KUROREZUARIT
“14 minuta gjer tek përjetësia”. - Marios Vargas Llosa (NOBEL)
Nga: Grigor Jovani.
LETERSI E HUAJ
1) Graham Grin: “Dy njerëz me ndjenja delikate” (Tregim)
Përktheu: Katerina Dhima.
2) Panteoni evropian i vargjeve: J. Seifert, (Çeki),T. Transtromer (Suedi)
J. Margarit (Spanjë), C. Pavese (Itali).
Përgatiti essetë dhe përktheu poezitë: G. Jovani.
3) Luixhi Pirandelo: “Prekja e butë e barit” (Tregim)
Përktheu: Roland Gjoza.
KAFE ME FQINJET
Sotiris Dhimitriu.
Prezanton dhe interviston: Telemak Koça.
ARTI & PUSHTETI
Rexhep Qosja: “Si mund t’i humbasë të gjitha betejat Sizifi”.
GALERIA KULTURORE E KOMBIT
“Këndo ose vdis pa klithmë” - Din Mehmeti.
Nga: Prof. Dr. Murat Gecaj.
STAFETA NE DUART E TYRE
“Zëra nga Larg...”. Poetët e rinj: A. Ekmeçiu, A. Tartari, U. Lleshi,
R. Kurtaj, M. Shkurti, M. Kryekurti.
Prezanton: Albana Mëlyshi - Lifschin.
Komenton pas dhjetë vjetësh: Roland Gjoza.
PORTRET
“Një bletë e vogël e zemëruar” - Alda Merini.
Përgatiti G. Jovani dhe përktheu poezitë A. Hysa.
NE FOKUS
Jezuiti që na dashuroi me zemër - At Giussepe (Zef) Valentini.
Nga: Dilaver Baxhaku.
MUZIKE & ARTE FIGURATIVE
1) Vepror Hasani: “Sazexhinjtë e mbretit”.
2) Miho Gjini: Piktori i “provincës” - Ndue Pepaj.
EKSKLUZIVE
“Shtypi - ky “despot” absolut mbi masat” - Pavlo Nirvana.
E shkruar para njëqind vjetësh, njëlloj sikur të shkruheshe sot...
Nga: G. Jovani.
TEATER & KINEMATOGRAFI
1) Akademia “Platon”. Nga 20 pyetje protagonistëve:
Anastas Kozdine, Filippos Catos, Antonis Kafexopulos.
Intervistuan: D. Baxhaku, G. Jovani, M. Gjini.
2) “Why cinema now?” - Përse xhiroj filma sot?
Përgjigjen tetë regjisorë të nivelit ndërkombëtar:
Paskaileviç, Akin, Gavras, Louc, Kitano, Seils, Veinteirs, Angelopulos.
Përgatiti: Anastas Kozdine.
3) Aromë shqiptare në Holivud.
ONE MAN SHOW
Xhentëlmeni britanik i skenës - Jeremy Irons.
Fotografon dhe përgatit nga Megaro Muzikis i Athinës: Armand Zogaj.
MENDIMI KRITIK & ESTETIK
1) Miho Gjini: “Kulla” letrare e Ndue Dedës.
BASHKEKOHES & KUNDERSHTARE
“Miqësi dhe ndasi gjigandësh” - Zhan Pol Sartr & Alber Camy.
Nga: Grigor Jovani.
GJINI TE VOGLA
1) Stefan Martiko: “Jeta e ndërprerë” - V. Dalani (rekuiem).
2) Thani Naqo: “Ku po shkon poezia...” (vëzhgim).
KRONIKA E ATHINES
Nga Festim Zaçe.
TE ORES SE FUNDIT...
1) “Shqipëria e dytë” e Bujar Alimanit.
Filmi “Amnistia” thyen... Murin kinematografik të Berlinit
Nga A. Shuka.
2) “Njerëzit e Livenstein”-it.
Amerikani Leon Levinstein mahnit me fotografinë e tij botën artdashëse në Athinë.
Nga L. Dhrami.
GRIGOR JOVANI
Drejtor i “Pegasit”
Athinë, 16.5.2011
Κυριακή 15 Μαΐου 2011
Kur flet poezia...
Mund të më ndodhte të mos njihja një poete. Ndodh të kalojë pranë teje poezia dhe ty të të qëllojë të mos e shikosh. Prej pakujdesisë tënde... Domethënë, të jesh kopshtar, dhe të mos ndjesh se po kalon pranë një lulishteje. Mos të përgjërohesh prej trëndafilave, mos t’u gëzohesh mullagave... Mund të ndodh dhe kështu, ndonëse po të mendosh më thellë, kjo nuk ngjan dhe kaq e hatashme. Seicili shijon pranverën që sheh, sikurse çdo pranverë bleron për dashamirët e saj. Për ata që e presin... Veçse, nuk i lejohet të pasionuarit e një jete pas blerimit të vargjeve, siç do të doja ta konsideroja vetveten, të jetë kaq snob me një pranverë poetike, sado që mund t’i jetë dukur fillimisht e shpejtuar apo e vonuar... Dhe ashtu siç nuk bëhet të tjetërsohet ligji natyror i blerimit, nuk ndodhi që unë ta humbisja poeten në fjalë. Qoftë dhe me vonesë...
Κυριακή 1 Μαΐου 2011
Σάββατο 26 Μαρτίου 2011
Δευτέρα 7 Μαρτίου 2011
MIHO GJINI Mjeshtër i Madh KULLA LETRARE E NDUE DEDES
Ndue Dedaj dhe Grigor Jovani |
Çfarë kishte ngjarë?
Κυριακή 6 Μαρτίου 2011
“Pegasi” në një kalërim të ri
Të dashur miq të “Pegasit”, lexues të nderuar dhe bashkëpunëtorë të shtrenjtë!
Dy vitet e Revistës “Pegasi” ishin të mjaftueshme për ta njohur mirë këtë “kalë fluturues” të letërsisë dhe arteve, ngarkuar rëndshëm me krijimet më të mira të “bereqetit” shqiptar dhe të huaj. Shumë nga ju, që e deshët “Pegasin”, e prisnit me merak, atje ku jeni, për ta shfletuar e për ta kalëruar nëpër hapësirat qiellore, që nga Tirana e Athina, gjer në Nju Jork e Toronto. Kudo ku ndodh të flitet shqip. Dhe kudo ku mbërriti ky “kalë zevzek”, la një emër të mirë dhe lëshoi pas “hingëllimat” e tij të paharruara. Që të dëgjohej... Që të lexohej... Që të përhapej... Që seicili prej jush të bënte me të një udhëtim të këndshëm. Për këtë nuk kujdesej vetëm i “zoti i kalit”, Grigor Jovani, por një staf i tërë njerëzish të pasionuar me fluturimet, që gjetën në hapësirat që u hapi poeti dhe gazetari i njohur i komunitetit shqiptar në Greqi, botuesi i “Pegasit”, qiejt që ëndërronin.
Por, ka ca kohë, ose më mirë pothuajse një vit, që “kali fluturues” u mungon këtyre
qiejve. Ç’u bë “Pegasi” i zemrave tuaja? Patjetër që e keni vënë re edhe ju mungesën e tij... Nuk u mungon troku i tij oborreve tuaja? Pothuajse një vit...
Δευτέρα 28 Φεβρουαρίου 2011
ALBANA MELYSHI - LIFSCHIN Dje preva flokët…
Grigor Jovani dhe Albana Mëlyshi, pranverë 2009 |
Tinguj, që duke u bashkuar në formë, bëjnë një muzikë të magjishme.
Rreze, që duke u shkëputur nga hëna, vëjnë në gjumë dashnorët,
Rreze, që duke u shkëputur nga hëna, vëjnë në gjumë dashnorët,
që mallkojnë gjumin.
Fjalë, që duke u mbështjellë me metafora, tingëllojnë si përrallë në veshët e fëmijës.
Shpirt, që duke u zhveshur përpara aktit më të shenjtë, krijimit,
Fjalë, që duke u mbështjellë me metafora, tingëllojnë si përrallë në veshët e fëmijës.
Shpirt, që duke u zhveshur përpara aktit më të shenjtë, krijimit,
zbulon hire të mrekullueshme.
Sekrete, që duke u përshpëritur ëmbël, me delikatesën e gruas,
Sekrete, që duke u përshpëritur ëmbël, me delikatesën e gruas,
zbulojnë shumëkendshmërinë femërore.
Dhe poezi. Shumë poezi. Poezi e krijuar, duke mos dashur të bësh poezi,
Dhe poezi. Shumë poezi. Poezi e krijuar, duke mos dashur të bësh poezi,
por thjesht një këngë nën buzë.
Poezia e Albana Mëlyshit!
Aferim, moj mike! Dhe, njëkohësisht, mëkat. Si nuk të vjen keq,
Aferim, moj mike! Dhe, njëkohësisht, mëkat. Si nuk të vjen keq,
që na bën të kujtohemi, se nuk jemi më për këto këngë...
Apo mos jemi?
GRIGOR JOVANI
Këto shkruheshin para 100 vjetëve!
Tek gërmoja përpara disë ditësh, për një punën time, në Arkivin e gazetës athinjote “ESTIA”, sigurisht më e vjetra (117 vjeçare) dhe mbase më seriozia në të gjithë historinë e shtypit grek (edhe sot e kësaj dite, ka mbetur, në kundërshti me rrjedhën, në formën e saj të parë, me pak faqe, të mëdha, thuajse vetëm me 3-4 fotografi, pa reklama dhe, ç’është më e habitshmja, shtypur me radhitje në po ato shtypshkronjat e përpara një shekulli të gazetës, pranë Parlamentit të Vjetër, në qendër të kryeqytetit), më ra në sy emri i Pavlos Nirvanës, pseudonimi letrar i poetit dhe gazetarit të shquar athinas të fillimshekullit, Petros Apostolidis (1866-1937).
Nga kureshtja, i hodha një sy artikullit që mbante firmën e tij dhe pashë që s’ishte thjesht një shkrim publicistiki atij poeti dhe artikullshkruesi të shquar, mik i ngushtë me kolosë të tillë të letrave helene, si Kosti Palamas dhe Aleksi Papadiamanti. Do ta quaja më shumë një shkrim letrar. Nga ato që vetëm letrarët-gazetarë mund të shkruajnë dhe vetëm ata.
Ajo që më bëri më shumë përshtypje, aq sa nuk u besoja syve dhe kontrollova përsëri datën e atij numri të “ESTIA”-s, që kisha në duar, ishte fakti se nuk do të habitesha aspak, nëse ai shkrim do të ishte botuar në numrin e mëngjesit të ditës që jetoja, shkruar një mbrëmje më parë, prej njërit nga artikullshkruesit e tanishëm të kësaj gazete. Gjithshka ishte kaq aktuale. Siç ishte tejet bashkëkohëse edhe tema e këtij shkrimi: ndërvarja absolute e mendimit publik prej medias, ndikimi absolut i këtij “pushteti” të fuqishëm - shtypit - mbi masat.
Pra, për t’u siguruar që nuk bëja gabim, hodha sytë në datën e asaj gazete. Në krye të faqes së parë ishte shënuar kjo datë: 22 shkurt 1911.
Këtu e njëqind vjet, asgjë nuk kish ndryshuar!
GRIGOR JOVANI
Σάββατο 26 Φεβρουαρίου 2011
Παρασκευή 18 Φεβρουαρίου 2011
Risi në artin e aktrimit - LEFTER SIMONI -
MIHO GJINI
Mjeshtër i Madh
Risi në artin e aktrimit
As që mund ta merrja me mend se pas 30 vjetësh, “shtëpisë mbi rota” në periferi të Athinës, kthinës sime të famshme me llamarina e pa themele betoni, do t’i afrohej një kamion i vogël, mbushur me shkronja evidente e figura shishesh, do të pasonte një bori çjerrëse e unë do të shihja duke zbritur nga shkallarja e portës së shoferit një mjekrosh të panjohur. Vetëm buzëqeshja e tij e çiltër, ngrohtësia e syve dhe balli i gjerë zbutën kujtesën time të lodhur nga vitet e mundimshme, për të njohur përtej tre dekadave ish nxënësin tim, imcakun e dikurshëm, Lefter Simonin. Përqafimi i malluar i dy emigrantëve, pas së papriturës së këndshme dhe valës së ngrohtë të emocionit, m’u bë se ngrinë në ajër flokët e dëborës, që kishte filluar të binte atë mëngjes.
LEFTER SIMONI |
Πέμπτη 17 Φεβρουαρίου 2011
Εγγραφή σε:
Αναρτήσεις (Atom)