Τρίτη 9 Φεβρουαρίου 2010
ALI PODRIMJA - bujtësi i parë në blogun tim
dashurinë dhe vdekjen
Ajo shkruante poezi erotike
i ngjanin asaj dhe vitrazheve
se kishin shpirtin dhe bukurinë
Plaçkat i hedhte nëpër sallon
Dhe shikonte trupin në pasqyrë
Mos ka mbetur edhe diç
Mund të ndërprepritet komunikimi
Mes saj dhe atij tej xhamit
Që shikonte me sy të mjegulluar
Ne bisedonim për të bukurën
Dhe senzibilitetin njerëzor
Dhe kohën që na mungonte
Atë që prekte shkaktonte vërshimë, tërmete
Dhe atë zërin e brendshëm
Që duhet mbrojtur
Një nga një ia ktheja plaçkat
të shpërndara para sa kohësh
Në hapësirën blu
Dëshironte të ndjejë zgjimin e trupit
Të shëndetshëm, të pastërt
Ç’të heqë më dorë e Krijuesit
(2010)
Errësimi i stepës
- I kushtohet mikut dhe botuesit
Gjekë Gjonlekajt -
Dashnor i madh ishte Vronksi, i flakët
Rrit me egërsira e qumësht bore
shalon erërat
Në universin e përpurt Anakarenina
Shëtit me një lule të zezë në gjinj
Madhështinë flokëkuqi e shihte te Herodi
Varre qytete të djegura gjithandej Ilirisë
Dherave sllave ‘i përbindësh zgjuar ish
Prerë e vrarë dhe fëmijë arnautësh
Për të madhin Zot
Hingëllimë kuajsh dëgjon në stepën e ftohtë
E bukura kryeshtruar kërkon varrin e Vronksit
Hëna e varur në një degë ndrit dhera ujëra
Nën një çati Tolstoj shkruante: Luftën dhe Paqen
(Ulpianë, janar 2010)
Zgjidheni vdekjen tuaj
Mënyrët e vdekjes janë të ndryshme
Njëri vdes e tjetri ngordh
Dallimi është se nganjëherë
coftina
Jeton më gjatë në kujtesë
Ruajuni pranisë së saj
Në fund të fundit më mirë
Të zgjidhni vdekjen tuaj
Guximi shpërblehet me përjetësi
(Nga dorëshkrimi “Rruga e verbër”)
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου