Fotoreporteri Adam Ferguson i “New York Times”, fitues i Çmimit të Parë në kategorinë “Spot News Stories”, thotë për historinë e krijimit të fotografisë së tij: “Po rrija në zyrat e gazetës sonë në Kabul dhe përpunoja disa fotografi. Atëhere u dëgjua një “Buuum!” i tmerrshëm, dritaret shpërrthyen dhe unë u hodha përpjetë. E kuptoja se kishim të bënim me një bombë, e cila kishte shpërrthyer aty afër. Rrëmbeva aparatin tim fotografik dhe dola jashtë, duke kërkuar renë e tymit. Mbërrita në vendin e ngjarjes , bashkë me një koleg të “Associated Press”-it. Njerëzit ulërinin dhe të plagosurit po largoheshin me të gjitha mjetet: trupa në tenda provizore, gjak në tokë dhe gjuhët e zjarrit, që ngrinin kokën gjer lart. Nga të dyja anët e rrugës, ndërtesat ishin shkatërruar. Bomba ishte shumë e madhe. Shkatërroi gjithë kuadratin”.
Vërtet, ka çmim të përshtatshëm, që të vlerësojë këtë “art”?
FOTO 1:
David Guttenfleder i “Associated Press”-it i zuri ushtarët amerikanë me... pantallona të ulura në Afganistan dhe fitoi çmimin e dytë në kategorinë “People in the News Singles”.
FOTO 3:
FOTO 4: Gazetari i pavarur italian Pietro Masturzo fitoi çmimin e parë në kategorinë “The “Winner”. Fotoja pasqyron një grua iraniane, që demonstron kundërshtimin e saj për zgjedhjet e fundit presidenciale në Iran, prej... taracës së shtëpisë së saj. Lidhur me këtë fotografi, një anëtar i Jurisë, tha: “Fotografia tregon fillimin e diçkaje, fillimin e një historie të madhe”.
Në kategorinë “Nature Stories” fitoi fotoreporteri kanadez i “National Geographic”, Paul Nicklen, për një fotografi që realizoi në Antarktidë.
FOTO 8:
Përgatiti:
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου