Tre “gladiatorë” në arenën evropiane të “best seller”-it
Tre shkrimtarë, të rinj në moshë, yje të sapo ndriçuar në qiellin e letërsisë së përbotshme, të gjithë “best seller”-istë në vendet e tyre, por edhe në shkallë ndërkombëtare (aktualisht, më të botuarit, sipas statistikave zyrtare evropiane) u bashkuan në një sofër mikpritëse, në Megaron Plus të Athinës, me traditë në zhvillimin e këtyre takimeve me korifenjtë e artit dhe kulturës në botë, duke hedhur vështrimin kah“Fytyra bashkëkohore e letërsisë në Evropë”, siç e quajtën takimin e tyre.
U prezantuan, “u provokuan” këndshëm midis tyre, bashkëbiseduan me publikun e shumtë rreth mjeshtërisë së të shkruarit, si edhe për pasaportën e letërsisë moderne, që shkruhet dhe lexohet sot në Evropë.
Njihuni me ta...
NIKOLO AMMANITI
(Itali)
“I mirë është shkrimtari,
që aktivizon kujtesën e lexuesit.
Besoj se një shkrimtar është i mirë,
kur me pak fjalë ia arrin të na udhëheqë tek ajo,
që ndërkaq ne e njohim”.
N. Ammaniti
U lind në Romë, më 1966. Konsiderohet shkrimtari më i rëndësishëm i brezit të vet në Itali. Romani i tij “Unë nuk kam frikë” është një nga “best seller”-ët më të suksesshëm të letërsisë së sotme italiane. Vetëm në Itali shiti mbi 800.000 kopje. Edhe libri “Me bekimin e Zotit”, ndonëse nuk u shkrua me “recetat” e best seller-it, sikurse edhe romani tjetër i suksesshëm i tij, për të cilën folëm më lart, njohu edhe ai një “begati të paparë tregtare”. Vetë shkrimtari 42 vjeçar thotë se librat e tij nuk i shkruan për të nxjerrë para (“Paratë m’i sjell një dorë e padukshme dhe magjike”, bëri shaka, tek fliste në Megaro Plus), por për të pasqyruar përpara të tjerëve problemet që e preokupojnë, siç janë marrëdhëniet midis brezave brenda familjes, ngaqë vetë ai, siç u rrëfye, kishte gjithmonë probleme në marrëdhëniet me të jatin. Siç tha, “shansi më i mdh që na ofrohet prej letërsisë është se nëpërmjet saj mund të jetojmë jetët e të tjerëve”.
Tregoi qartë se e preokuponin tendencat zhvilluese dhe pasqyruese të letërsisë së sotme evropiane. “Këtë problem nuk e mendoj shumë si shkrimtar. Më intereson si reagon Italia ndaj problemit gjithmonë e më aktual të emigracionit. Mendoj se duhet të japim tek emigrantët një mundësi më shumë drejt së ardhmes, një shpresë. Në Itali na duhet një tjetër vështrim për të parë vetveten”.
Nikolo Ammaniti është nderuar më 2007 me vlerësimin më të lartë letrar për Italinë, me Çmimin e Madh STREGA, për romanin “Me bekimin e Zotit”.
Ka botuar:
“Baltë” (2000)
“Do të të marr dhe do ikim” (2002)
“Unë nuk kam frikë” (2003)
“Krime” (2006)
“Me bekimin e Zotit” (2008)
Mori pjesë, gjithashtu, në romanin kolektiv “Global Novel” (2003)
***
DANIEL KEHLMANN
(Gjermani)
“Letërsia e mirë na bën të rrojmë të tjera jetë, pa mundimin t’i jetojmë.
Bukurinë nuk mundet askush ta përshkruajë.
Emanuel Kant tha se veprat e artit janë shembujt më të mirë të një ligji,
të cilin nuk e njohim”.
D. Kehlmann
E nisi jetën në Mynyh, më 1975. Më 1997, 22 vjeçar, botoi librin e tij të parë. U bë mjaft i njohur në Gjermani, kur botoi librin “Unë dhe Kaminski” (2004). Një vit më vonë, më 2005, libri i tij “Matja e botës” u bë menjëherë “best seller” dhe për muaj me radhë, kishte vendin e parë në shitje (700.000 kopje), në një treg letrar, ku botojnë kolosë të letërsisë evropiane. Ky libër u përkthye në shumë gjuhë të botës, gjë që e bëri yllin e shkrimtarit të ri të ndriçonte edhe përtej kufinjve gjermanë. Fill pas kësaj, 27 vjeçar atëhere, statistikat e shpallën si më të lexuarin në Gjermani dhe të dytin në botë.
Romani me nëntë histori “Nami”, që u botua në fillim të 2009-ës, nuk e prishi, as ai, traditën: është ndër librat më të shitur sot në Gjermani.
35 vjeçari sot Kehlmann, i cili prej vitit 1981 jeton midis Vjenës dhe Berlinit, ka studiuar letërsi dhe filozofi (mbrojti titullin shkencor me një studim për Kantin), ndërsa aktualisht jep leksione për poezinë në Universitetin e Maintzit. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Letrave në Maintz dhe i Akademisë Gjermane të Gjuhës dhe Poezisë.
Daniel Kehlmann tha në Megaro Plus të Athinës, se tek veprat e tij i pëlqen të shqyrtojë marrëdhëniet e mitit me realitetin. “Më pëlqen të zbuloj, të stis historira, të vëzhgoj jetët e të tjerëve. Më duket se miti shpesh herë shkakton frikë. Veçse, frikë akoma më të madhe shkakton mungesa e miteve në jetën tonë”.
“Djali i tmerrshëm” i letërsisë gjermane, i konsideruar si një nga talentet më të mëdha, që sapo kanë nxjerrë letrat evropiane, tha për vetë Evropën: “Gjithmonë ekzistojnë imazhet e rreme rreth të ashtuquajturit identitet kombëtar. Veçse disa nga librat më interesante janë vepra emigrantësh. Të gjitha këto lidhen me përvojat e reja dhe emigracioni është një zhvillim shumë interesant. Është e vërtetë, se shkrimtarët emigrantë marrin punët tona, ngaqë janë shumë të mirë”.
Daniel Kehlmann ka “zaptuar” ndërkohë të gjitha çmimet më të rëndësishme gjermane të letrave: Çmimet BDI, Candide (të qytetit Minden), Heimoto von Doderer, Heinrich von Kleist, Konrad-Adenauer, si edhe Çmimin e Madh të Kancelarisë Austriake. Sikur të mos i mjaftonin të gjitha këto vlerësime, me rastin e vizitës së tij në Greqi, në fund të majit të këtij viti, për të marrë pjesë në tubimin e Megaro Plus, u nderua edhe me Çmimin Special të Ekspozitës së 6-të Ndërkombëtare të Librit në Selanik.
Mos humbnin rastin grekët...
Veprat:
“Arrestimi i Berholmstit” (1997)
“Poshtë diellit” (1998)
“Festa e Ortit” (2001)
“Unë dhe Kaminski” (2003)
“Matja e botës” (2005)
“Kush është Karlos Montufar?” (2005)
“Nami” (2009)
***
SANTIAGO RONCAGLIOLO
(Peru - Spanjë)
“E mirë është letërsia,
që lind ndjenja dhe të ndihmon të bëhesh dikush tjetër.
Realiteti nuk mjafton. Jeta është një përsëritje.
Duam diçka më tepër.
Historitë e bukura na japin të tjera jetë”.
S. Roncagliolo
U lind në Lima të Perusë, më 1975. Konsiderohet ylli i ri në letërsinë latinoamerikane, por ngaqë jeton dhe punon këtu e dhjetë vjet në Spanjë, ka lidhje të padiskutueshme edhe me letërsinë evropiane. Skenarist, dramaturg, shkrimtar për fëmijë dhe të rritur, përkthyes dhe gazetar i njohur, Santiago Roncagliolo ka këtë karakteristikë domethënëse në biografinë e vet krijuese: është shkrimtari më i ri në moshë që është nderuar me njërin nga Çmimet më të rëndësishme latinoamerikane, “ALFAGUERA”, për librin që e bëri të famshëm, “Prilli i kuq” (Abril Rojo), botuar në vitin 2007. Ky libër, që u transferua me shumë sukses edhe në ekranin e madh, është bërë “best seller” në letërsinë spanjofonëse. Monografia e tij për Gusman, udhëheqësin e “Monopatit të ndritur”, i dha gjithashtu famë ndërkombëtare.
35 vjeçari Santiago Roncagliolo, ka një gjeografi interesante jete. Ka jetuar në Peru, në Meksikë, ka bërë udhëtime në mjaft vende të botës, si edhe bashkëpunon me shumë organe të njohura të shtypit latinoamerikan, si edhe me të përditshmen e madhe “EL PAIS” në Madrid.
Tek Megaro Plus i Athinës lëshoi atakën, që u diskuatua gjatë nga shtypi vendas: “Më interesojnë shkrimtarët e dështuar, mesatarët, ata që humbasin...” Mos e kishte fjalën për kolegët “kundërshtarë”, që kishte në krahë dhe që të cilët, duke komentuar fjalët e tij me humor, u shkrinë gazit, duke shtuar: “Ne, ne jemi ata...”
Për sa i përket temës në fjalë, letërsisë evropiane, Roncagliolo tha: “Shkrimtarë shumë të mirë evropianë janë edhe... amerikanët. Shumë shpejt letërsia evropiane do të pushojë së qëni evropiane, sikurse edhe letërsia latinoamerikane do të pushojë së qënuri latinoiamerikane, sepse do të jetë botërore”.
U linda në Jorgucat të Gjirokastrës më 1959. U rrita në Laç. Studiova Filologji. Pasi punova për dy vjet mësues letërsie në Mirditë dhe Krujë, deri sa u largova nga Shqipëria kam qenë gazetar profesionist. Prej vitit '91 jetoj familjarisht në Athinë, ku jam marrë me shtypin e emigracionit. Kam qenë në kohë të ndryshme kr/redaktor në gazetat "Zëri i emigrantit", "Rilindja XXI", "Tribuna", në revistën "Pelegrini" dhe drejtor i gazetës "Albanews". Aktualisht, shkruaj letërsi dhe botoj e drejtoj revistën letrare dhe artistike "Pegasi".
“Grigor Jovani ka lindur “Ditën e Gënjeshtrave”, për të thënë në poezi Të Vërtetën”.
NAUM PRIFTI
(Nju Jork)
“Është vështirë të gjesh gjetkë një pikëtakim të tillë, të cilin edhe Morrisey i Madh i lirikës do ta kishte zili. Është fjala për pikëtakimin tipik të poetit Grigor Jovani, i cili vjen mitik në poezinë e tij. Jovani del nga kuadraturat ballkanase dhe krijon anën pikëtakuese Perëndimore, duke sfiduar parësoren dhe duke i dhënë shans dytësores”.
FATMIR TERZIU
(Londër)
“Sjell vlera të mrekullueshme ky poet i vërtetë. I hoqa mënjanë, mezi kursehen në këto kohë. T’i kem aty, kur shpirti të ndjejë dimër...”.
FARUK MYRTAJ
(Toronto)
“Mund të them pa frikë se shtëpinë vjershave ua ke ndërtuar me gurë të skalitur, betonarme, që nuk e shembin dot as breshëri, as dëbora e tufani dhe as tërmeti me nëntë ballë. Shtëpia e vjershave të Grigor Jovanit qëndron e fortë dhe e patundur në mjedisin e poezisë më të arrirë shqipe”.
HYSKË BOROBOJKA
(Tiranë)
“Unë, që zakonisht ruhem nga superlativat, pasi lexoj poezitë e tua, them që je poet i mrekullueshëm, Grigor, gjithnjë befasues. Je poet i lindur, vllajo!”
ALBANA MËLYSHI-LIFSCHIN
(Bruklin)
“Poezia e Grigorit ka një qartësi që të habit me reflekset e dritëzave, nga përthyerjet në prizmat poetik dhe jetësor. Syri i hollë vëzhgues, depërtimi në labirinthet dhe të fshehtat e shpirtit të njeriut, veshja me një vello të butë hënore e motiveve jetësore, të ngritura në art, i japin poezisë së tij brishtësi, freski dhe veçanti”.
MYSLIM MASKA
(Athinë)
“Ndihem e respektuar dhe shumë e kënaqur me poezitë e Grigor Jovanit. Mundësisht, sa më shumë prej tyre, aq më ushqim për shpirtin. Më pëlqen, sepse shpesh ajo më ngjan me reflekset e asaj copëze kristali, që duke e vështruar, të krijohet përshtypja se brënda kësaj mase të magjishme do gjesh labirinthe pafund ndriçimesh.”.
LINDITA AGOLLI
(Tiranë)
“Vërtet të bukura poezitë e Grigor Jovanit. Të mrekullueshme! Më të koncetruara se vera që dehu Polifemin. Poezitë e tij, pa veçuar asnjerën, janë vërtet si një verë e vjetëruar, që sa më shumë të pish, aq më tepër do që ta ngresh gotën”.
NDUE LAZRI
(Bolonjë)
“Një poezi që të bëhet e dashur dhe të intrigon, aq sa ti, si lexues, ke njohur një poet jo të lodhshëm, por një bashkëbisedues të sinqertë dhe një mik të madh të njeriut”.
STEFAN MARTIKO
(Athinë)
“Jovani poet është tejet i çlirët, tejet i natyrshëm e komunikativ, tejet i ndjerë. Xixëllimi i poezisë së tij është në të përditshmen, pa asnjë lloj autocensure, por me një liri të habitshme. Në dukje të thjeshta, të gjitha poezitë kanë filozofinë, përjetimin e thellë, figuracionin e mjaftë për të shprehur me veshjen më të bukur mendimin”.
VAID HYZOTI
(Rixhvud)
“Ti fluturon me një kalë të magjishëm, miku im, me Pegasin. Ndaj krijon vargje të tilla. Dikur kisha bërë edhe unë një poezi, në qelinë e burgut: “Erdhi Pegasi në qelinë time”. Tani vjen tek unë ti, me kalin tënd fluturak. Me poezinë tënde të mrekullueshme”.
VISAR ZHITI
(Romë)
“Miku ynë, Grigor Jovani, është trajektore e spikatur në qiellin e poezisë së krijuesve jashtë Shqipërisë (ndoshta është ky qiell edhe më i kompletuari me yje). Kështu na vjen vlera e tij, duke u informuar me poezinë më të mirë që bëhet në Amerikë, Itali, Angli, Greqi e gjetkë”.
NOVRUZ ABILEKAJ
(Athinë)
“Poezi që botohen në vend të fjalëve të një urimi. I lexoj me një frymë, se ato dreqka janë një grimë, si sheqerkat e dashura të nënave korçare, përpihen menjëherë. Dhe më vjen të them, se ai që ka zemër të sëmurë, mund t’i kërkojë Grigor Jovanit një të re. Ai shejtan ka sa të duash”.
ROLAND GJOZA
(Nju Jork)
“Duke lexuar poezitë e Grigor Jovanit nuk mund të jesh indiferent, sepse ato të ngjiten pas shpirtit, si pjesëz e ndjesive të tua si lexues e kjo sepse ai është tepër i sinqertë në atë çfarë ka përjetuar e mishëruar në vargje, që në dukje mund të shfaqen të thjeshta, por gurgullojnë si burimet poshtë gurëve e fletëve, për t’u shfaqur më pas kristalore”.
KOLEC TRABOINI
(Boston)
“Këndo, Grigor Jovani, këndo këngën e bukur,/ atë këngë, që shpirti ta thotë,/ si dallgë, si valë, si e erë lehtë/ të bjerë zemrave tona, si puhizë e ngrohtë!”
PETRAQ J. PALI
(Virxhinia)
“Të shkurtra vërtet poezitë e Grigorit, por a s’janë të çmuar diamantët, pikërisht mes pakësisë sëformës së tyre?”
THANAS BOÇI
(Athinë)
“Në radhë të parë të uroj për keto poezi, që më dhanë kënaqësi të veçantë. Jo vetëm që jeni PURE i pastër në poezinë që shkruani ( siç thotë për juF.Terziu), por shumë i pastër dhe dashamirës në mendimin kritik ndaj miqve. Lum ata/ ato, që të kanë pranë!”
JULIA GJIKA
(Amerikë)
“Kjo poezi është një rrugëtim pa fund në botën e brendëshme të Grigor Jovanit, që rreket “të pushtojë” e të qetësojë shpirtrat tanë të munduar. Poezitë e Jovanit kanë një varg konciz, të lirë e bashkëkohor, ku të gjithë ne, miq e lexues të tij, e ndjejmë veten aq pranë, sikur të ishim pranë oxhakut të ngrohtë të shtëpisë së tij, në një ditë dimri”.
MIHO GJINI
Mjeshtër i Madh
“Na shtove bukën e kësaj vere, t’u shtoftë bereqeti! Të falenderoj për këto poezitë e bukura, secila sjell metaforisht një fabul, sa të këndshme, aq edhe mbreslënëse”.
AGIM BACELLI
(SHBA)
“Unë u përpoqa të të ndiqja në udhëtimin tënd brenda vetes, por nuk munda, u dorëzova, mbeta pas dhe kërkova gjirin tim, më të qetë, por nuk më linin ato dallgë, që më ngrite ti në mendje dhe në zemër, o Gole. Po me mua ç’pate?! Apo, ç’desha unë, që u ngatërrova me detin e shpirtit tënd?!”
LLAZAR VERO
(Filadekfia)
“Të bëj portretin poetik të Grigor Jovanit? Poet lirik i mrekullueshëm, ironik dhe i drejtpërsëdrejti, plot vezullime ngjyrash, ku në një pasqyrë të madhe sa bota sheh fytyrën e njeriut, nëpërmjet një vetvetjeje plot nerva, ndjenja e pasione të sinqerta...”
PIRRO LOLI
(Tiranë)
“Grigor Jovani luan me poezinë e tij, pse e ka nënshtruar plotësisht atë, vendos ai se në ç’monopate apo bulevarde do ta shpjerë, sa hapësirë do t’i lejojë, në ç’oktavë ta ngrejë apo ulë zërin. Poezia e mirë, si kjo që kemi në duar, detyrimisht është ngushëllim, shpresë, kurajë”.
ROBERT GORO
(Athinë)
“Të paça, o këngëtar, me shpirtin më fisnik,/ me ty sot derte qava, poezia jote mallet m’i ndezi,/ atje ku ti Greqisë, me fjalën e bukur shqipe i flet,/ porsi rrezja e dritës, në një bukuri mëngjezi!”
LLEMADEO
(Gjermani)
“Poezia jote të përkëdhel e të çjerr, të ngroh e të shkakton mornica, të mjegullon sytë e të dhuron një buzëqeshje. Je poet i vërtetë, Gole, e di apo jo? ”.
ZHANETA LAZRI
(Bolonjë)
“Kantina poetike e Grigor Jovanit, prodhon verë me cilësi të lartë. E di që e dini, por pse po e rikujtoj, nuk ka ndonjë të keqe...”
PILO ZYBA
(Monemvasia)
“Shpirti ma ka një maraz:/ do desha vargjet e mia/ të m’i çojë kali Pegas/ në Athinë, tek Gole miku,/ ku selinë ka poezia!”
PANO TAÇI
(Tiranë)
“Asnjë e shtënë tronditëse. Asgjë solemne. Magnetizim që të tërheq. Poezi sa rrënqethëse, aq dhe balsam qetësues. Një “sëmundje”, nga e cila nuk mund të shpëtosh, por infektohesh. Dhe që të duhet shumë mund, për të shpëtuar prej saj. Nëse dëshiron të shpëtosh, gjë që e konsideroj të pamundur”.
ALUSH AVDULI
(Sarandë)
“Mos, o Gole! Mos bëj vjersha të tilla, si ajo me titull '”Orë e çakordisur”, i dashur mik, se mirë ti je i “çakordisur” krejt, por na bën edhe ne të lëngojmë dhimbshëm për atë të shkretë... çakordisje”.
DILAVER BAXHAKU
(Tiranë)
“Usta” më është Grigor Jovani,/ Prej tij dua të vjedh ndonjë varg./ Sado që plasa nga “inati”,/ Mbeta pas tij, si çirak”.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου