Janë katër poetë evropianë të kohës së pasluftës, seicili "monument kulture" për kombin e tij dhe të katër së bashku "ikona të shenjta" mbi piedestalin e poezisë evropiane dhe të përbotshme. Mund të shtohej edhe më tej katalogu... Përpos të tjerave, pas njohjes me ta, seicili prj nesh pashmngshëm do të bënte atë pyetje, që bëri një mik i njohur i letrave, tek e publikova së pari në një sait internetik këtë material: "Qysh nuk i njihnim më parë?! Ku na kishe mbyllur, o dreq?!" Shijojini, miq të dashur dhe, për të mirën tonë të përbashkët, shtojeni, në doni, këtë katalog...
JAROSLAV SEIFERT
(Çeki)
Erdhi në jetë në fillim të shekullit të kaluar, më 1901, në lagjen punëtore Zishkov të Pragës. Pasi mbaroi filloren, ndoqi vetëm gjashtë klasët e para të gjimnazit klasik, për t’iu përkushtuar pastaj tërësisht, gjatë gjithë jetës, gazetarisë dhe letërsisë.
Karierën gazetareske e filloi më 1921, në shtypin komunist të kohës, si redaktor letrar në gazetën “Rude pravo” (E Drejta e Kuqe), mandej në disa organe të tjera. Gjatë periudhës 22-27 punoi në Bibliotekën Komuniste të Pragës dhe në shtëpi të ndryshme botimi.
Pas përjashtimit nga Partia Komuniste, bashkë me gjashtë shkrimtarë të shquar, për shkak të kundërshtimit të vijës staliniste të Godvaltit (1929), drejtoi për një periudhë të shkurtër revistën teatrore “Nova scena” (Skena e re), për të përfunduar paskësaj në shtypin socialdemokrat çek të asaj kohe.
Pas 49-ës e ndaloi gazetarinë. Shkak u bë edhe një sëmundje e rëndë, që i paralizoi për një kohë gjymtyrët e poshtme, duke e detyruar të vetëizolohej nga skena letrare. U rishfaq fuqishëm më 1956, me ndërhyrjen historike në kongresin e dytë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Çekosllovakisë, ku kritikoi hapur dhe ashpërr politikën shtetërore ndaj shkrimtarëve opozitarë, madje edhe të burgusurve për arsye ideollogjike. Krijoi dhe udhëhoqi një Këshill të Posaçëm për Rehabilitimin e tyre. Më 1969 u zgjodh kryetar i Lidhjes së sapoformuar të Shkrimtarëve Çekë, e cila u shpërnda një vit më vonë, për shkak të kundërshtimit ndaj pushtimit prej forcave të Traktatit të Varshavës.
Iu ndalua botimi po atë vit, për t’iu dhënë përsëri e drejta në fund të viteve 70-të, falë një dredhie të shkrimtarit, i cili firmosi të ashtuquajturën “Hartë 77”- për të mos vënë më firmën e tij në peticionet e kundërshtimit - të cilës nuk iu bind dhe nuk e zbatoi kurrë.
Më 1984 Akademia Suedeze i akordoi “Çmimin Nobël”, gjë e rrallë për shkrimtarët e ish bllokut komunist. Kishte botuar ndërkohë 30 vëllime poetike, që e kishin bërë poetin më të madh të vendit. Para se të merrte Nobelin, kishte fituar tri herë në Çeki “Çmimin Shtetëror të Poezisë” (1936, 65, 68) dhe më 1966 ishte shpallur “Artisti Kombëtar” i Çekosllovakisë.
Dy vjet më vonë, më 1986, vdiq në Pragë. Kishte mbërritur në panteonin e më të mëdhenjve të poezisë çeke dhe asaj të përbotshme.
Byti rybarem
Byti rybarem na Sahare
a kapitanem lodi, ktera nema dna,
hle, to je vse, co nam zbyva,
ale o to se nejedna.
Rikame: fotografie mrtvych milenek,
to byva smutnejsi nez Pompeje,
kyticka uschlych konvalinek,
kdyz jaro je.
Rikame: vschno je mrtvo,
to byva smutnejsi nez Pompeje,
fotografie mrtvych milenek,
kdyz jaro je.
A to je vse, co nam zbyva.
Tyto blekotave rymy
jsou me posledni.
Kazdy rok mame sve obvykle rymy
a placem cele dny.
Të jesh peshkatar
Të jesh peshkatar në Saharë
dhe kapiten i një karavi pa direkë,
ja, kjo është gjithshka që na ka mbetur,
por problemi është gjetkë.
Themi: fotografitë e dashnorëve të vdekur,
kjo, zakonisht, është më tragjike edhe se Pompeja,
buqeta prej violetash të vyshkura
kur perëndon pranvera.
Themi: gjithshka është e vdekur,
kjo, zakonisht, është më tragjike edhe se Pompeja,
fotografitë e dashnorëve të vdekur,
kur perëndon pranvera.
Dhe kjo është gjithshka që na ka mbetur.
Këto vargje të gënjeshtërta
i kam të fundmet.
Përvit kemi vargjet tona të zakonshme
dhe ditënatë qajmë.
TOMAS TRANSTROMER
(Suedi)
Është, pa dyshim, poeti më i shquur suedez, legjendë e gjallë në letërsinë e ngrohtë të këtij vendi të ftohtë nordik.
Ka lindur në Stokholm, më 1931, dhe aty vazhdon të jetojë.
Ka fituar pothuajse të gjitha çmimet dhe vlerësimet më të larta letrare në vendin e tij dhe në botën skandinave. Ndonëse banues i Stokholmit, fare pranë Akademisë Suedeze, ende nuk ka fituar edhe Nobelin e përbotshëm të letrave, q; shpërndahet këtu çdo fund viti, paçka se është vazhdimisht në vendet e larta të listës së kandidatëve, bashkë me Kadarenë tonë.
Ka përkthyer në gjuhën amtare shumë poetë të përbotshëm, ndërsa edhe vetë ai është nga më të përkthyerit jashtë Suedisë. Është përkthyer në mbi 50 gjuhë.
Ka ndërtuar botën e tij të veçantë poetike, me themele një lirizëm të qetë, gjuhën e pastër dhe të saktë, brenda së cilës ravijëzohet një misticizëm i kristaltë, si fjordet e ngrira të vendlindjes, ndërsa nuk i mungojnë edhe preferencat historike, shoqërore dhe politike.
Kritika ka theksuar se “sjell në fjordet suedeze diellin”. Dhe më tej: “Poezia e tij nuk merakoset shumë të japë përgjigje. Por hap shtigje plot dritë drejt botës, duke të ftuar drejt kërkimit dhe shpjegimit të mistikes”.
I am not empty, I am open
It hurts to go through walls, it makes you sick
but it's necessary.
The world is one. But walls…
And the wall is part of yourself -
Whether you know it or not it's the same for everyone,
everyone except little children. No walls for them.
The clear sky has set itself on a slant against the wall.
It's like a prayer to emptiness.
And the emptiness turns its face to us
and whispers:
“I am not empty, I am open”.
Nuk jam zbrazësi, jam hapësirë
Kapërcimi i mureve është i mundimshëm, të sëmur,
por është i nevojshëm.
Bota është një. Muret ama…
Dhe muri është pjesë e vetvetes -
e di, s’e di, kështu është për të gjithë,
përveç fëmijëve të vegjël. Për ata nuk ka mure.
Qielli i kthjellët është hepuar mbi murin.
Ngjan me një urim në boshllëk
dhe boshllëku kthen fytyrën drejt nesh
duke përshpëritur:
“Nuk jam zbrazësi, jam hapësirë!”
JOAN MARGARIT
(Spanjë)
Katalonezi i lindur në Sanauda të Lleidas më 1938, i cili në tetor të 2008-ës fitoi Çmimin Kombëtar të Poezisë, për librin “Casa de Misericordia”, akorduar nga Ministri e Kulturës e Spanjës, për librin më të mirë poetik në gjuhët që fliten në këtë vend, e konsideron poezinë si “destinacioni ku përfundojmë, herët a vonë. Jashtë poezisë, muzikës dhe filozofisë, nuk ekziston asgjë”, konkludon. Libri në fjalë, përveç çmimit më të madh për poezinë që jepet në atdheun e Lorkës, me prikë 20.000 evro, i solli autorit edhe vlerësimet e rëndësishme të letrave spanjofolëse, si Çmimet “Rosalia de Castro” dhe “Çmimi i Madh Poetik i Katalonisë”.
Joan Margarit është arkitekt, ka qenë për shumë kohë profesor në Shkollën e Lartë Teknike të Arkitekturës të Barcelonës. Tashmë është në pension dhe i është kushtuar tërësisht poezisë. Konsiderohet si një nga poetët më të rëndësishëm të vendit. Vëllimin e parë poetik e botoi më 1963, e ribotoi më 1965 pas suksesit të jashtëzakonshëm që arriti, kurse pas dhjetë vjetësh botoi librin “Cronica”, që e vendosi menjëherë në vendet e nderit të poezisë spanjolle. Më 1980 qarkulloi “L’ombra de l’altre mar”, në gjuhën katalone.
“Casa de Misericordia”, për mua nuk është asgjë më shumë se librat e tjerë që kam shkruar, veçse ky vëllim është ndikuar më shumë prej fatit, domethënë prej rastësisë, siç duket ngaqë mbaj shumë vite mbi vete dhe kjo është revoltuese”, deklaroi poeti, duke marrë Çmimin më të madh poetik spanjoll të para një viti.
No llencis les cartes d’amor
Elles no t’abandonaran.
Passara el temps, s’esborrara el desing
-aquesta fletxa d’ombra -
i els rostres sensuals, intelligens, bellisims,
s’ocultaran en un mirall dins teu.
Cauran els anys i avorriras els llibres.
Davallaras encara,
I prerdras, fins i tot, la poesia.
El soroll fred de la ciutat als vidres
anira esdevinint l’unica misica,
i les cartes d’amor que hauras guardat
le teva ultima literatura.
Mos i hidh letrat e dashurisë
Ato nuk do të të braktisin kurrë.
Koha do kalojë, do shuhet pasioni
-ajo shigjetë e hijes -
dhe ato fytyrat e ndjeshme, të bukura dhe të zgjuara,
do t’i fshish brenda vetes, në thellësi të pasqyrës.
Do bien vitet. Do të të lodhin librat.
Do të zbresësh akoma më shumë
dhe mbi të gjitha, do humbësh poezinë.
Zhurmat e qytetit ndër xhama
do të të mbeten e vetmja muzikë
dhe letrat e ruajtura të dashurisë
letërsia e fundme që do keshë krijuar.
CESARE PAVESE
(Itali)
Poet, përkthyes, gazetar dhe kritik letërsie, njëri nga përfaqësuesit më në zë të “neorealizmit” në letërsinë e gadishullit të apeninëve, erdhi në jetë më 1908, në Santo Stefano Belbo, studioi në Torino dhe përktheu në italisht shkrimtarë anglezë dhe amerikanë, ende të paprezantuar në Itali. Iu përkushtua veçanërisht Uitmanit, me studimin e veprës së të cilit mbrojti diplomën, përktheu më 1932 “Mobi Dik” të Melvil-it, “Portretin e një artisti në moshë të re” të Xhojs-it dhe “Paraleli i 42-të” i Dos Passos-it. Studimet i mbaroi më 1926, ndërkohë që kishte botuar vjershat e tij të para tek revista “Ricerca di poesia” (Kërkime poetike).
U përfshi në lëvizjen antifashiste, u miqësua me profesorin Augusto Monti, mik i ngushtë i udhëheqësit komunist Antonio Gramshi, me shumë reputacion në botën e së majtës, u burgos më 1935 dhe muaj më vonë u internua. Ndërkohë, nuk ndërpreu krijimtarinë letrare. Libri i tij “Paesi tuoi” (Viset e tua) u mbur nga kritika dhe tërhoqi vëmendjen e njerëzve të shquar të letrave. Të njejtin vit shkruajti “Bregun e rërës”, që gjithashtu u prit mirë. Gjatë pushtimit gjerman u shpërngul në Kazal Monferato, ku shkruajti “Shtëpia në kodër”, që iu botua pas vdekjes.
Pas lufte u vendos në Torino, u inkuadrua zyrtarisht në Partinë Komuniste, punoi në shtypin e saj, si në gazetën “Ounita”, ku u njoh dhe u miqësua me Italo Kalvinon. Më 1946 shkruajti librin “Fuoco grande” (Zjarri i madh), botuar edhe ky pa vdekjes, “Djalli në kodra”,“Tre gra vetëm”, “La luna e il folo” (Hëna dhe zjarret).
Më 1950, 42 vjeçar, iu akordua vlerësimi më i madh letrar në Itali, Çmimi “Strega”, për tre novela. Bashkëpunoi me revistën “Cultura e realta” (Kultura dhe realiteti), ku shkroi artikuj, disa prej të cilave e sollën në kundërshtim të hapur me politikën zyrtare partiake për kulturën. Iu rikthye së fundi poezisë dhe pas vdekjes iu botua, duke ngjallur jehonë të madhe, poezia e kësaj kohe “Verra la morte e avra i tuoi occhi” (Vdekja do vijë dhe do të ketë sytë e tu).
Cezare Pavese kishte një fund tragjik. Zhgënjimet erotike dhe politike e çuan në vetvrasje, në një dhomë hoteli në Torino, nga përdorimi i tepërt i hapjeve, po atë vit që kishte fituar Çmimin “Strega” dhe ishte vendosur përfundimisht tek korifenjtë e artit italian të pasluftës.
U linda në Jorgucat të Gjirokastrës më 1959. U rrita në Laç. Studiova Filologji. Pasi punova për dy vjet mësues letërsie në Mirditë dhe Krujë, deri sa u largova nga Shqipëria kam qenë gazetar profesionist. Prej vitit '91 jetoj familjarisht në Athinë, ku jam marrë me shtypin e emigracionit. Kam qenë në kohë të ndryshme kr/redaktor në gazetat "Zëri i emigrantit", "Rilindja XXI", "Tribuna", në revistën "Pelegrini" dhe drejtor i gazetës "Albanews". Aktualisht, shkruaj letërsi dhe botoj e drejtoj revistën letrare dhe artistike "Pegasi".
“Grigor Jovani ka lindur “Ditën e Gënjeshtrave”, për të thënë në poezi Të Vërtetën”.
NAUM PRIFTI
(Nju Jork)
“Është vështirë të gjesh gjetkë një pikëtakim të tillë, të cilin edhe Morrisey i Madh i lirikës do ta kishte zili. Është fjala për pikëtakimin tipik të poetit Grigor Jovani, i cili vjen mitik në poezinë e tij. Jovani del nga kuadraturat ballkanase dhe krijon anën pikëtakuese Perëndimore, duke sfiduar parësoren dhe duke i dhënë shans dytësores”.
FATMIR TERZIU
(Londër)
“Sjell vlera të mrekullueshme ky poet i vërtetë. I hoqa mënjanë, mezi kursehen në këto kohë. T’i kem aty, kur shpirti të ndjejë dimër...”.
FARUK MYRTAJ
(Toronto)
“Mund të them pa frikë se shtëpinë vjershave ua ke ndërtuar me gurë të skalitur, betonarme, që nuk e shembin dot as breshëri, as dëbora e tufani dhe as tërmeti me nëntë ballë. Shtëpia e vjershave të Grigor Jovanit qëndron e fortë dhe e patundur në mjedisin e poezisë më të arrirë shqipe”.
HYSKË BOROBOJKA
(Tiranë)
“Unë, që zakonisht ruhem nga superlativat, pasi lexoj poezitë e tua, them që je poet i mrekullueshëm, Grigor, gjithnjë befasues. Je poet i lindur, vllajo!”
ALBANA MËLYSHI-LIFSCHIN
(Bruklin)
“Poezia e Grigorit ka një qartësi që të habit me reflekset e dritëzave, nga përthyerjet në prizmat poetik dhe jetësor. Syri i hollë vëzhgues, depërtimi në labirinthet dhe të fshehtat e shpirtit të njeriut, veshja me një vello të butë hënore e motiveve jetësore, të ngritura në art, i japin poezisë së tij brishtësi, freski dhe veçanti”.
MYSLIM MASKA
(Athinë)
“Ndihem e respektuar dhe shumë e kënaqur me poezitë e Grigor Jovanit. Mundësisht, sa më shumë prej tyre, aq më ushqim për shpirtin. Më pëlqen, sepse shpesh ajo më ngjan me reflekset e asaj copëze kristali, që duke e vështruar, të krijohet përshtypja se brënda kësaj mase të magjishme do gjesh labirinthe pafund ndriçimesh.”.
LINDITA AGOLLI
(Tiranë)
“Vërtet të bukura poezitë e Grigor Jovanit. Të mrekullueshme! Më të koncetruara se vera që dehu Polifemin. Poezitë e tij, pa veçuar asnjerën, janë vërtet si një verë e vjetëruar, që sa më shumë të pish, aq më tepër do që ta ngresh gotën”.
NDUE LAZRI
(Bolonjë)
“Një poezi që të bëhet e dashur dhe të intrigon, aq sa ti, si lexues, ke njohur një poet jo të lodhshëm, por një bashkëbisedues të sinqertë dhe një mik të madh të njeriut”.
STEFAN MARTIKO
(Athinë)
“Jovani poet është tejet i çlirët, tejet i natyrshëm e komunikativ, tejet i ndjerë. Xixëllimi i poezisë së tij është në të përditshmen, pa asnjë lloj autocensure, por me një liri të habitshme. Në dukje të thjeshta, të gjitha poezitë kanë filozofinë, përjetimin e thellë, figuracionin e mjaftë për të shprehur me veshjen më të bukur mendimin”.
VAID HYZOTI
(Rixhvud)
“Ti fluturon me një kalë të magjishëm, miku im, me Pegasin. Ndaj krijon vargje të tilla. Dikur kisha bërë edhe unë një poezi, në qelinë e burgut: “Erdhi Pegasi në qelinë time”. Tani vjen tek unë ti, me kalin tënd fluturak. Me poezinë tënde të mrekullueshme”.
VISAR ZHITI
(Romë)
“Miku ynë, Grigor Jovani, është trajektore e spikatur në qiellin e poezisë së krijuesve jashtë Shqipërisë (ndoshta është ky qiell edhe më i kompletuari me yje). Kështu na vjen vlera e tij, duke u informuar me poezinë më të mirë që bëhet në Amerikë, Itali, Angli, Greqi e gjetkë”.
NOVRUZ ABILEKAJ
(Athinë)
“Poezi që botohen në vend të fjalëve të një urimi. I lexoj me një frymë, se ato dreqka janë një grimë, si sheqerkat e dashura të nënave korçare, përpihen menjëherë. Dhe më vjen të them, se ai që ka zemër të sëmurë, mund t’i kërkojë Grigor Jovanit një të re. Ai shejtan ka sa të duash”.
ROLAND GJOZA
(Nju Jork)
“Duke lexuar poezitë e Grigor Jovanit nuk mund të jesh indiferent, sepse ato të ngjiten pas shpirtit, si pjesëz e ndjesive të tua si lexues e kjo sepse ai është tepër i sinqertë në atë çfarë ka përjetuar e mishëruar në vargje, që në dukje mund të shfaqen të thjeshta, por gurgullojnë si burimet poshtë gurëve e fletëve, për t’u shfaqur më pas kristalore”.
KOLEC TRABOINI
(Boston)
“Këndo, Grigor Jovani, këndo këngën e bukur,/ atë këngë, që shpirti ta thotë,/ si dallgë, si valë, si e erë lehtë/ të bjerë zemrave tona, si puhizë e ngrohtë!”
PETRAQ J. PALI
(Virxhinia)
“Të shkurtra vërtet poezitë e Grigorit, por a s’janë të çmuar diamantët, pikërisht mes pakësisë sëformës së tyre?”
THANAS BOÇI
(Athinë)
“Në radhë të parë të uroj për keto poezi, që më dhanë kënaqësi të veçantë. Jo vetëm që jeni PURE i pastër në poezinë që shkruani ( siç thotë për juF.Terziu), por shumë i pastër dhe dashamirës në mendimin kritik ndaj miqve. Lum ata/ ato, që të kanë pranë!”
JULIA GJIKA
(Amerikë)
“Kjo poezi është një rrugëtim pa fund në botën e brendëshme të Grigor Jovanit, që rreket “të pushtojë” e të qetësojë shpirtrat tanë të munduar. Poezitë e Jovanit kanë një varg konciz, të lirë e bashkëkohor, ku të gjithë ne, miq e lexues të tij, e ndjejmë veten aq pranë, sikur të ishim pranë oxhakut të ngrohtë të shtëpisë së tij, në një ditë dimri”.
MIHO GJINI
Mjeshtër i Madh
“Na shtove bukën e kësaj vere, t’u shtoftë bereqeti! Të falenderoj për këto poezitë e bukura, secila sjell metaforisht një fabul, sa të këndshme, aq edhe mbreslënëse”.
AGIM BACELLI
(SHBA)
“Unë u përpoqa të të ndiqja në udhëtimin tënd brenda vetes, por nuk munda, u dorëzova, mbeta pas dhe kërkova gjirin tim, më të qetë, por nuk më linin ato dallgë, që më ngrite ti në mendje dhe në zemër, o Gole. Po me mua ç’pate?! Apo, ç’desha unë, që u ngatërrova me detin e shpirtit tënd?!”
LLAZAR VERO
(Filadekfia)
“Të bëj portretin poetik të Grigor Jovanit? Poet lirik i mrekullueshëm, ironik dhe i drejtpërsëdrejti, plot vezullime ngjyrash, ku në një pasqyrë të madhe sa bota sheh fytyrën e njeriut, nëpërmjet një vetvetjeje plot nerva, ndjenja e pasione të sinqerta...”
PIRRO LOLI
(Tiranë)
“Grigor Jovani luan me poezinë e tij, pse e ka nënshtruar plotësisht atë, vendos ai se në ç’monopate apo bulevarde do ta shpjerë, sa hapësirë do t’i lejojë, në ç’oktavë ta ngrejë apo ulë zërin. Poezia e mirë, si kjo që kemi në duar, detyrimisht është ngushëllim, shpresë, kurajë”.
ROBERT GORO
(Athinë)
“Të paça, o këngëtar, me shpirtin më fisnik,/ me ty sot derte qava, poezia jote mallet m’i ndezi,/ atje ku ti Greqisë, me fjalën e bukur shqipe i flet,/ porsi rrezja e dritës, në një bukuri mëngjezi!”
LLEMADEO
(Gjermani)
“Poezia jote të përkëdhel e të çjerr, të ngroh e të shkakton mornica, të mjegullon sytë e të dhuron një buzëqeshje. Je poet i vërtetë, Gole, e di apo jo? ”.
ZHANETA LAZRI
(Bolonjë)
“Kantina poetike e Grigor Jovanit, prodhon verë me cilësi të lartë. E di që e dini, por pse po e rikujtoj, nuk ka ndonjë të keqe...”
PILO ZYBA
(Monemvasia)
“Shpirti ma ka një maraz:/ do desha vargjet e mia/ të m’i çojë kali Pegas/ në Athinë, tek Gole miku,/ ku selinë ka poezia!”
PANO TAÇI
(Tiranë)
“Asnjë e shtënë tronditëse. Asgjë solemne. Magnetizim që të tërheq. Poezi sa rrënqethëse, aq dhe balsam qetësues. Një “sëmundje”, nga e cila nuk mund të shpëtosh, por infektohesh. Dhe që të duhet shumë mund, për të shpëtuar prej saj. Nëse dëshiron të shpëtosh, gjë që e konsideroj të pamundur”.
ALUSH AVDULI
(Sarandë)
“Mos, o Gole! Mos bëj vjersha të tilla, si ajo me titull '”Orë e çakordisur”, i dashur mik, se mirë ti je i “çakordisur” krejt, por na bën edhe ne të lëngojmë dhimbshëm për atë të shkretë... çakordisje”.
DILAVER BAXHAKU
(Tiranë)
“Usta” më është Grigor Jovani,/ Prej tij dua të vjedh ndonjë varg./ Sado që plasa nga “inati”,/ Mbeta pas tij, si çirak”.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου