Κυριακή, 22 Μαΐου 2011

Poezitë e majit

Ollga dhe Grigor Jovani
GRIGOR JOVANI

(Gruas sime, me rastin e ditëlindjes)

STATUJAT

Në atë vend,
mos ngrini më
statuja.

Nuk ka kuptim.

Ato ose i prishin,
ose shkojnë në mërgim.

Τρίτη, 17 Μαΐου 2011

"Pegasi" 8


LENDA
“Pegasi” 8

EDITORIALE
Miho Gjini: Një kalë me “rrobat e mbretit”.

QUIZ LETRARO-ARTISTIK
Pyetja: Cili është “qytetari lumpen” i “demokracisë së letrave”?
Përgjigja: “Zhan Val Zhani” që u bë Viktor Hygo.
Nga: Skënder Demolli.

ATA QE IKEN...
1) Rekuiem për Ndoc Gjetjen.
Përcjellë nga F. Slatina. Ese nga R. Gjoza.
2) Rekuiem për Llazi Serbon.
E sjell B. Berberi. Ese nga M. Gjini.

DITARET
“Histori me piper”.
Të fshehta nga jeta e piktorëve të mëdhenj.
Nga Meri Adamopulu.

CIKLE POETIKE
      1) Izet Shehu (Përcjellë nga F. Myrtaj)
2)      Vaid Hyzoti (Përcjellë nga N. Lazri)
3)      Luan Xhuli (Përcjellë nga T. Vasiliadu)

TRE ESE NE NJE
Zbulimi i një formule brenda Njeriut.
Nga: Vasil Vasili.

TREGIME
1)      Naum Prifti: “Na duhet një spiun për ministrin”.
2)      Zhaneta Lazri: “Thëngjinj nën hirin e viteve”.
3)      Roland Gjoza: “Libri i vënë poshtë”.

ESSE
1)      Lazër Stani: Provincializmi...
2)      Fatmir Minguli: A ristudiohet poezia e Ricosit?
3)      Sadik Bejko: “In memoriam” për një “pyll të heshtur” - Jorgo Bllaci.

TE KUROREZUARIT
“14 minuta gjer tek përjetësia”. - Marios Vargas Llosa (NOBEL)
Nga: Grigor Jovani.

LETERSI E HUAJ
1)      Graham Grin: “Dy njerëz me ndjenja delikate” (Tregim)
Përktheu: Katerina Dhima.
2) Panteoni evropian i vargjeve: J. Seifert, (Çeki),T. Transtromer (Suedi)
                                                    J. Margarit (Spanjë), C. Pavese (Itali).
Përgatiti essetë dhe përktheu poezitë: G. Jovani.
3) Luixhi Pirandelo: “Prekja e butë e barit” (Tregim)
Përktheu: Roland Gjoza.

KAFE ME FQINJET
Sotiris Dhimitriu.
Prezanton dhe interviston: Telemak Koça.

ARTI & PUSHTETI
Rexhep Qosja: “Si mund t’i humbasë të gjitha betejat Sizifi”.

GALERIA KULTURORE E KOMBIT
“Këndo ose vdis pa klithmë” - Din Mehmeti.
Nga: Prof. Dr. Murat Gecaj.

STAFETA NE DUART E TYRE
“Zëra nga Larg...”. Poetët e rinj: A. Ekmeçiu, A. Tartari, U. Lleshi,
                                             R. Kurtaj, M. Shkurti, M. Kryekurti.
Prezanton: Albana Mëlyshi - Lifschin.
Komenton pas dhjetë vjetësh: Roland Gjoza.

PORTRET
“Një bletë e vogël e zemëruar” - Alda Merini.
Përgatiti G. Jovani dhe përktheu poezitë A. Hysa.

NE FOKUS
Jezuiti që na dashuroi me zemër - At Giussepe (Zef) Valentini.
Nga: Dilaver Baxhaku.

MUZIKE & ARTE FIGURATIVE
1)      Vepror Hasani: “Sazexhinjtë e mbretit”.
2)      Miho Gjini: Piktori i “provincës” - Ndue Pepaj.

EKSKLUZIVE
“Shtypi - ky “despot” absolut mbi masat” - Pavlo Nirvana.
E shkruar para njëqind vjetësh, njëlloj sikur të shkruheshe sot...
Nga: G. Jovani.

TEATER & KINEMATOGRAFI
1)      Akademia “Platon”. Nga 20 pyetje protagonistëve:
Anastas Kozdine, Filippos Catos, Antonis Kafexopulos.
Intervistuan: D. Baxhaku, G. Jovani, M. Gjini.
      2)   “Why cinema now?” - Përse xhiroj filma sot?
            Përgjigjen tetë regjisorë të nivelit ndërkombëtar:
Paskaileviç, Akin, Gavras, Louc, Kitano, Seils, Veinteirs, Angelopulos.
            Përgatiti: Anastas Kozdine.
3) Aromë shqiptare në Holivud.

ONE MAN SHOW
Xhentëlmeni britanik i skenës - Jeremy Irons.
Fotografon dhe përgatit nga Megaro Muzikis i Athinës: Armand Zogaj.

MENDIMI KRITIK & ESTETIK
1)      Miho Gjini: “Kulla” letrare e Ndue Dedës.

BASHKEKOHES & KUNDERSHTARE
“Miqësi dhe ndasi gjigandësh” - Zhan Pol Sartr & Alber Camy.
Nga: Grigor Jovani.

GJINI TE VOGLA
1)      Stefan Martiko: “Jeta e ndërprerë” - V. Dalani (rekuiem).
2)      Thani Naqo: “Ku po shkon poezia...” (vëzhgim).

KRONIKA E ATHINES
Nga Festim Zaçe.

TE ORES SE FUNDIT...

1)      “Shqipëria e dytë” e Bujar Alimanit.
Filmi “Amnistia” thyen...  Murin kinematografik të Berlinit
Nga A. Shuka.
2)      “Njerëzit e Livenstein”-it.
Amerikani Leon Levinstein mahnit me fotografinë e tij botën artdashëse në Athinë.
Nga L. Dhrami.

GRIGOR JOVANI
Drejtor i “Pegasit”
Athinë, 16.5.2011

Κυριακή, 15 Μαΐου 2011

Kur flet poezia...




Mund të më ndodhte të mos njihja një poete. Ndodh të kalojë pranë teje poezia dhe ty të të qëllojë të mos e shikosh. Prej pakujdesisë tënde... Domethënë, të jesh kopshtar, dhe të mos ndjesh se po kalon pranë një lulishteje. Mos të përgjërohesh prej trëndafilave, mos t’u gëzohesh mullagave... Mund të ndodh dhe kështu, ndonëse po të mendosh më thellë, kjo nuk ngjan dhe kaq e hatashme. Seicili shijon pranverën që sheh, sikurse çdo pranverë bleron për dashamirët e saj. Për ata që e presin... Veçse, nuk i lejohet të pasionuarit e një jete pas blerimit të vargjeve, siç do të doja ta konsideroja vetveten, të jetë kaq snob me një pranverë poetike, sado që mund t’i jetë dukur fillimisht e shpejtuar apo e vonuar... Dhe ashtu siç nuk bëhet të tjetërsohet ligji natyror i blerimit, nuk ndodhi që unë ta humbisja poeten në fjalë. Qoftë dhe me vonesë...

Κυριακή, 1 Μαΐου 2011

Dita e Pashkëve


GJE A GJEZE
GRIGOR JOVANI

Natyrisht,
gjithë popujt e botës janë të njejtë,
racist nuk jam, njeri mos kem!
Por është diku një vend i vogël,
ku rron një popull,
që herë më bëhet ilaç,
herë helm.

Emër nuk them!