Πέμπτη, 23 Σεπτεμβρίου 2010

Vjersha të reja



Roland Gjoza
Eh, kjo ndjenje gazmore perplot sensualitet dhe liri te pakufishme.
E hap barkun, miku im, e hap golle, sepse ti je i sinqerte, s'te mban gje ai, i uruar, e nxjerr. Jane po ato qe ndjejme te gjithe po i mbajme te ndrydhura, jane po ato qe ne nuk dime t'i themi kaq hapur e me kaq elegance.
Mos hiq dore, nga shija e skandalit, e intimitetit te zene ne befasi, pak e bejne, fare pak..
Ti dashuron, mik, kjo eshte ceshtja, mosha s'te mund dot. Po kjo megjithate s'mjafton, neqofte se ti s'do te ishe mjeshtri i koncizitetit, si ai filigranisti kinez, qe s'le t'i shpetoje as qimja.
Pra, ti je dashnor dhe mjeshter. Zoti te bekofte!
Me dashuri
Roland Gjoza



Τετάρτη, 8 Σεπτεμβρίου 2010

Madu: Kur iki nuk kthehem më...


Jamambër Marko
Ndahet nga jeta, në moshën 59-vjeçare, poeti Jamambër Marko.
Amaneti i fundit është një titull për poezitë e pabotuara.

"Kur iki, nuk kthehem më..."


Kjo është fjalia e fundit që tha Jamarbër Markoja (1951-2010), biri i shkrimtarit Petro Marko, mesnatën e së shtunës, pak para se ora të lajmëronte fillimin e ditës së re. 
E motra, Arianita, e kish pyetur sesi donte që ta titullonte vëllimin tjetër me poezi të pabotuara, që ajo i ruan në disa blloqe. Pasi i dha përgjigjen e mësipërme, mbylli sytë dhe i dha fund lëngatës 4 mujore, në apartamentin që ndodhet në bulevardin "Zogu I", aty ku kanë jetuar gjithë jetën Markot. 
Kush ishte Madu-ja?
Shkrimtari Roland Gjoza, në Nju Jork, autori i serisë së esseve të mrekullueshme për të ikurit e mëdhenj të letërsisë dhe arteve tona, bëri sërisht thagmën e tij. Një esse për Madu-në. Unë e lexova dhe ulërita nga dhimbja.
Provojeni dhe ju...