Σάββατο, 26 Μαρτίου 2011

Të marsit...

Drejtësi

Këtë pranverë e preva me thikë,
siç presim mbi tryezë
një ftua.

Në pjesë të barabarta e kam ndarë,
s’ke ç’thua!

Të marrin të gjithë,
me drejtësi,
trishtimin që më sjell dhe mua.

Δευτέρα, 7 Μαρτίου 2011

MIHO GJINI Mjeshtër i Madh KULLA LETRARE E NDUE DEDES


Ndue Dedaj dhe Grigor Jovani

Një episod drame psikologjike, e përmasës “Maria Oktober”, por edhe e ngjarë çuditërisht si ajo, m’u faneps gjatë një takimi të vonë të dy poetëve, Grigor Jovanit dhe të Ndue Dedaj, diku në zemër të Mirditës, verës së kaluar, ku do të isha edhe unë i pranishëm, si dëshmitar a spektator gjithaq i tronditur. Të dy poetët ishin njëherësh autorë dhe personazhe të kësaj “Maria Oktober” reale.
Çfarë kishte ngjarë?




Κυριακή, 6 Μαρτίου 2011

“Pegasi” në një kalërim të ri




Të dashur miq të “Pegasit”, lexues të nderuar dhe bashkëpunëtorë të shtrenjtë!
Dy vitet e Revistës “Pegasi” ishin të mjaftueshme për ta njohur mirë këtë “kalë fluturues” të letërsisë dhe arteve, ngarkuar rëndshëm me krijimet më të mira të “bereqetit” shqiptar dhe të huaj. Shumë nga ju, që e deshët “Pegasin”, e prisnit me merak, atje ku jeni, për ta shfletuar e për ta kalëruar nëpër hapësirat qiellore, që nga Tirana e Athina, gjer në Nju Jork e Toronto. Kudo ku ndodh të flitet shqip. Dhe kudo ku mbërriti ky “kalë zevzek”, la një emër të mirë dhe lëshoi pas “hingëllimat” e tij të paharruara. Që të dëgjohej... Që të lexohej... Që të përhapej... Që seicili prej jush të bënte me të një udhëtim të këndshëm. Për këtë nuk kujdesej vetëm i “zoti i kalit”, Grigor Jovani, por një staf i tërë njerëzish të pasionuar me fluturimet, që gjetën në hapësirat që u hapi poeti dhe gazetari i njohur i komunitetit shqiptar në Greqi, botuesi i “Pegasit”, qiejt që ëndërronin.
Por, ka ca kohë, ose më mirë pothuajse një vit, që “kali fluturues” u mungon këtyre
qiejve. Ç’u bë “Pegasi” i zemrave tuaja? Patjetër që e keni vënë re edhe ju mungesën e tij... Nuk u mungon troku i tij oborreve tuaja? Pothuajse një vit...