Πέμπτη 23 Σεπτεμβρίου 2010

Vjersha të reja



Roland Gjoza
Eh, kjo ndjenje gazmore perplot sensualitet dhe liri te pakufishme.
E hap barkun, miku im, e hap golle, sepse ti je i sinqerte, s'te mban gje ai, i uruar, e nxjerr. Jane po ato qe ndjejme te gjithe po i mbajme te ndrydhura, jane po ato qe ne nuk dime t'i themi kaq hapur e me kaq elegance.
Mos hiq dore, nga shija e skandalit, e intimitetit te zene ne befasi, pak e bejne, fare pak..
Ti dashuron, mik, kjo eshte ceshtja, mosha s'te mund dot. Po kjo megjithate s'mjafton, neqofte se ti s'do te ishe mjeshtri i koncizitetit, si ai filigranisti kinez, qe s'le t'i shpetoje as qimja.
Pra, ti je dashnor dhe mjeshter. Zoti te bekofte!
Me dashuri
Roland Gjoza



Livadhet e shkreta

Ka kohë,
që nuk shkruaj më vjersha.

Ngjajnë të shkreta,
livadhet e djera,
në fletore dhe blloqe.

E ç’u bë?!

Këtu ka kaq kohë,
që s’kam bërë dashuri,
me time shoqe.  

Lufta për mbretëreshën

Si anije lufte torpiluese,
kërkon të çajë nëndetëset
gjuha ime,
gardhin e shtërnguar
të dhëmbëve të tua inatçore,
pas të cilit fsheh gjuhën,
mbretëreshën
e flotës tënde detare.

Në e shpërrthefsha një herë
bazën e mbyllur
të gojës tënde krenare,
mbretëresha
do më bindet pastaj,
si manare.
Grigor Jovani

Për shkak të harresës

Një bletë,
mes fletëve të blirit,
harruar.

Pret bletërritësin,
për ta pickuar.

Manastiret

Ngjanin me kodrat e bregdetit,
me nga një manastir në majë,
gjinjtë e tu të shtrënguar,
tek u shtrive mbi rërë.

Makar të isha eremit,
të lypja strehë në manastir
dhe të kungohesha me verë.

Vargjet

Bëni qetësi!

U lodhën vjershat e mia,
të shkretat!

I zuri gjumi,
të shtrira mbi letrat.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου