Σάββατο 26 Μαρτίου 2011

Të marsit...

Drejtësi

Këtë pranverë e preva me thikë,
siç presim mbi tryezë
një ftua.

Në pjesë të barabarta e kam ndarë,
s’ke ç’thua!

Të marrin të gjithë,
me drejtësi,
trishtimin që më sjell dhe mua.


Shtëpia e ëndrrave

Është një shtëpizë e fshehtë,
ku banojnë zogj të rrallë:
fjalët -
që nuk ia thua kujt tjetër.

Është një shtëpizë e fshehtë,
ku çezmat s’rrjedhin ujë,
por ar,
për mbretër.

Është një shtëpizë e fshehtë,
e madhe -
sa një mbretëri.

Por nuk e dimë as unë,
as ti.

Fustani

Mbështete mbi poltronë
fustanin tënd,
si një trup të pajetë,
të ngrirë.

Ndërkaq,
ekspozove mbi krevat
lakuriqësinë tënde
të shtrirë.

Po zgjedh poltronën,
të ndez një cigar...
Me një trup të pashpirt
ndjehesh më mirë.

Dëshirë

Kur të vdes, dua të bjerë shi,
të ngjajë qielli
sikur qesh me lot.

Mos të duken sy e tu të lagur,
gjithë meraqet
që s’t’i fshiva dot.

Ishulli

Kur më doli gjumi një pasdite,
kraharorit tim:
                       një grua ngjeshur.
Ishte kaq e bukur, teksa flinte,
krejt e zhveshur...

Ndjeja përgjërim. Ta zgjonte,
shpirti s’donte.

“Është një ishull”, - thashë.
Përgjersa zemra,
nanuritje valësh i këndonte...




1 σχόλιο:

  1. The new MGM casino in Las Vegas is open for - JTM
    MGM 용인 출장안마 Resorts International 광주 출장마사지 says 통영 출장마사지 it will open its new hotel and casino in Las 제주도 출장마사지 Vegas on Friday, January 20. The 출장마사지 $400 million gaming facility is owned and

    ΑπάντησηΔιαγραφή