Δευτέρα 14 Ιουνίου 2010

NDOC GJETJA - Jezu Krishti i poezisë shqipe


 
ME FENERIN E DIOGJENIT
                                        
  - Esse -

nga ROLAND GJOZA
                                         



Mberritem ne Lezhe ne muzg dhe me pare zume hotel pastaj pyetem per pater Antonion. Ai ishte nje prift italian qe kishte bere mrekullira ne Zadrime; spital, kopshte femijesh, shkolla, pemetore, ujembledhes... Po dikush e ngaterroi me Ndoc Gjetjen. I ka ndodhe nje fatkeqesi, na tha i panjohuri, e keni ne Keshill. Kjo ngaterrese me pater Antonion e famshem me habiti.
Ndocin e kisha takuar fare rastesisht ne Lac. Ishin vitet 70-te. Treni ende nuk kishte shkuar ne Shkoder. Stacioni i fundit ishte Laci. Ne prisnim autobuzin e Pukes. Pime nga nje gote me Ndocin dhe na cuditi kur tha se kishte pese ore qe priste per makine. Dukej i qete, fliste pak, ta vinte veshin me ate syrin e embel sapak lojcak. Ishte nje veshtrim zhbirues, lehte vihej re ne ate perqendrim nje kujdes per veten dhe per ate qe po  fliste. Dija qe kishte mbaruar shkollen e Partise dhe kishte filluar pune ne Tirane. Me vone u emerua kryeredaktor i revistes prestigjioze Skena dhe Ekrani. Me beri pershtypje ajo heshtje e tij, nje lloj ngurrimi, qe ia mora per perulesi te cuditshme. Kishte dicka prej vuajtjes ne ate sjelljen e tij te ndrojtur. Mbante nje cante lekure, kostumi i zakonshem dhe kemisha pa kravate, ( e kishte rrasur ne xhep, se nuk e mbante dot ) sikur nuk i shkonin trupit te tij imcak. Nuk kam vend, na tha Pashku me nje fije nervozizmi, jo prej fodullekut qe i zinte nganjehere shoferet, po ngaqe i vinte keq te linte tere ata njerez pa i marre me vete. Njerez hallexhinj qe e ngrysnin ne stacionin e Lacit. Pasi hengri dicka dhe u qetesua njefaresoj, me tha; mesues Rolandi, thuaj mikut te hipe ne vendin e pare. Po ju si do t'ia beni, se vertet s'kam vend. Per ne, i dashur Pashk mos u bej merak, e gjejme nje makine te rastit, po kishim hallin e shokut.
Ndoci nuk ishte aty, s'mori vesh asgje. U ul ne vendin e pare perbri shoferit dhe na harroi.
Me mbeti nje mbrese karfosjeje prej tij, po nuk u ndjeva.
E shikoja shpesh ne Tirane me gruan e Driteroit, Sadijen e bukur, redaktoren e revistes. Ajo e merrte me vete ne pazaret e saj. Ai tashme bente ngjitjen e sigurte ne karriere. Kishte shume lexues. Shkruante ne frymen e Driteroit, po natyrisht nuk ishin te ngjashem.
Nje varg tradicional, i thjeshte, befasues ne freskine genuine te emocionit. Nuk e lexoja shume. Une shkruaja me varg te lire dhe isha  larg konceptimit te tij tradicional. Librat e tij me poezi priteshin me entuziazem nga lexuesi. Ai kishte sukses. Ne ate kohe botova librin Hapesire, qe ishte nje deshtim per mua. Ai shkroi nje artikull te gjate te Drita dhe me kritikonte ashper, pothuaj me thoshte, hiq dore, se nuk je per kete zeje te holle perendish.
Ai ngjitej, une bija, ai kryeredaktor i nje reviste te madhe, mik shtepie i Driteroit, une mesues i paperfillur ne nje fshat shume te larget te Pukes, Merrtur ( etimologjia e ketij fshati; o njeri merr turr, ik, vrapo, shpetoji turkut, gjakmarrjes, apo hasmit! )
Edhe kur ndesheshim ne rruget e qytetit tim, Tiranes, qe e kisha humbur nderkaq, nostalgji e rende kjo per mua, po i fituar me gjithsej prej tij, nuk i flisnim njeri-tjetrit. I mbanim meri, ai prej zhgenjimit nga poezia ime, une prej kritikes se tij aq te hidhur, ku kisha deshire te fusja dhe ate kinse harresen e tij per te me thene ate fjalen e mire atje ne Lac.
Po fare rastesisht ai do te me ndalonte nje dite, me ate qendrimin e tij si te ngrire, qe une ia merrja si nje ndrojtje te nxitur prej kompleksit te provincialit, ndonese ajo paskish qene nje vetepermbajtje e malesorit te ndershem. Kete e mesova me shume vonese ne Puke dhe s'ia fala vetes.
Roland, me tha, e marr me mend qe te kam preke me ate dreq artikull, nuk e di si e kam shkrujt, po me fort prej zhgenjimit, pritsha gjana te mira prej teje, burre i dheut..
Bera kompromis, se dua te vij ne Tirane, i thashe.
Mire boll, po me e rujte veten.. me thane te drejten, kur ta kuptoj mirefilli se po bjerrem, kam per te majte anen e poezise, te kurrfare gjaje tjeter. ..
Edhe per kete se besova. Kishte patur plotesisht te drejte. Ndonese edhe kete e kuptova me shume vonese.
Ashtu, me ate meri te fshehur thelle si nen hi, po te pa fikur, doja ta harroja. Ne fund te viteve 80-te, ne kryeqytet u emeruan shume poete qe vinin nga provinca, dikush u quajt dhendrri i poezise, nje tjeter, poeti me i madh pas Migjenit, atyre iu gjeten pune te mira, shtepi, u martuan dhe moren rrugen per lart. Kur ra Muri, pjesa me e madhe e braktisi Lidhjen e Shkrimtareve dhe u lidh me partite. Keshtu mund te ruheshin punet, dhe ajo rruga per lart t'i conte edhe me lart.
Vetem Ndoc Gjetja u kthye mbrapsht. Mbeti pa pune, pa shtepi, po jo pa poezi. Prej saj u kthye, se nuk donte ta fyente. E kishte si njeri brenda vetes. E bartete kete njeri ne bese. S'do te te leshoj kurre, dukej sikur i thoshte me ate heshtjen e tij te keqkuptuar si nje lloj karfosjeje e ironi pervjedhese. U kthye me tren, ndersa shoket e tij me te cilet ishte rritur dhe kishte ndare te njejten enderr, artin, udhetonin me veturat e partise. Zbriti nga treni ne Lezhe dhe la mjeker. Jo prej modes, po prej protestes. Ate dite qe la Tiranen, kishte blere nje fener, se ne Lezhe s'kishte drita. Dhe kur zbriti prej trenit gjeti erresire. Ndezi fenerin dhe shkoi drejt shtepise, si Diogjeni, duke kerkuar njeriun qe se kishte gjetur ne Tirane.
Ky u be kryemotiv ne poezine e tij, njeriu.
Keshtu pothuajse e humba perfare poetin Ndoc Gjetja me ate meri ende te pashuar. Kishin kaluar vite. Tani ishim ne vitin 2000 a 2001, nuk e mbaj mend mire. Kekonim pater Antonion dhe na e ngaterronin me Ndoci Gjetjen. C'kishte ndodhur? Ai ishte shnderruar ne nje lloj eremiti te guves. Rralle dukej ne qytet, vec kur vinin per ta takuar adhuruesit e tij. Dhe kishte shume adhurues.
E keni ne Keshillin e Qarkut, na thane, ashte kryetari yne tash Ndoc poeti.
Pas viteve te stuhishme e te partishme, kur ai s'kishte pranuar asnje parti, i neveritur egersisht prej tyre, me ne fund ishte dorezuar, ne vitin e zi te 97-tes, braktisi guven, ashtu i mbuluar prej mjekres se tij biblike, qe te kujtonte shenjtet, e u nis te paqtonte njerezit e percare fund e krye prej politikes. Njerezit e mire te qytetit te tij qe ai e donte me nje permallim brengoses, gjindjen e vet te nje gjaku, qe kishin nevoje per fjalen e nje shenjti si ai, se u kishte dale zemre politikani mashtrues. Parandjenjat nuk e kishin genjyer. Prandaj ishte kthyer. Pas e ndiqte kaosi, qe kendohej prej poeteve te rruges per lart si feste e demokracise.
Hyme ne ndertesen me qirinj, kerkuam Ndocin neper mugetire, po asnje nuk fliste. C'kishte ndodhur?
Nuk dini gja? Jo. Ka dhane doreheqje. Po pse e kerkoni? Jemi nje grup xhirimi dhe donim ta merrnim me vete qe te na ndihmonte. I ka ndodhe nje fatkeqesi.
Nuk dinim se c'kishte ngjare. I shkuam ne shtepi, ne nje lagje evgjitesh, buze lumit, kundruall memorialit te Skenderbeut. Lart ishte keshtjella.Trokitem. Heshtje. Asnje grime zhurme nga brenda. Trokitem serish. U degjua nje ze i dobet; Kush ashte? Jam une Rolandi, Roland Gjoza, hape Ndoc! Ndjeva si me tallaziti hirin nje meri e heshtur. U be perseri heshtje, ngriu dicka ne ajer. A do ta hape? Koleget me shikonin ne sy. Poeti duhet t'ia hape porten poetit. Dikush u zvarrit ne oborr. Ishte Ndoci, qe per te ardhur tek ne, iu deshen pese gjashte minuta duke u mbajtur per muri.
Ishte shfytyruar. Fryre, ligur, shtremberuar nga dhimbjet. Me falni, tha, me falni, po s'kam mujte.. sic e shifni, a sa mire bate qe erdhet..
Ishte nje shtepi e vogel, e mbajtur shume paster. Varferia ishte bere varg poetik dhe vetem kendohej aty. U ulem ne minder. U ul dhe ai me zor. Guva. Guva e tij ku ai ishte ndryre pergjithmone. Mezi merrte fryme. Kishte fytyren me te trishtuar qe kam pare. I thashe pse e kishim kerkuar. Ai peshperiti; po, nuk jam ma per gja, me vrane djalin, djalin e vetem ne mes te Lezhes diten per diell. Nuk e di pse ma vrane. Thone se paska qene nje gjak i vjeter pa la, po ku e gjeten te djali im i vetem. Jam i semure qe prej asaj kohe, me ashte mbushe trupi tane uje, s'po e marr veten. Mue qe kam pajtue aq familje me me ndodh kjo gjame e madhe?..
E ngushelluam dhe u gjendem ngushte. Na u duk vetja tejet egoiste. Dhe pikerisht ne kete kohe meria u fik, hiri u shpernda. U ndjeva i lehte, sikur s'kishte ndodhur asgje.
Dhoma ishte tejet e varfer, e vogelth, sikur te ishin ende vitet 70-te.
Kushedi me merr me vete ajo anija e pelegrineve qe vjet cdo vjet ne Lezhe, se e dini qe Shen Pali ketu e ka ngulun shkopin e krishterimit ne vitin 70-te pas Krishtit. Me ba nji vizite ne Itali. Jam krejt i vetmuem. Boll perpiqen, po s'te ndihmon ma njeri.
Boll perpiqen.. Mu kujtua ajo kohe kur u perhap lajmi qe Ndoc Gjetja ishte kthyer ne Lezhe. Nuk e besuam. Pse? Atij s'i mungonte asgje, i kishte te hapura dyert, c'ishte ai kthim pa kuptim? Asnje s'ishte kthyer, vec shkonin drejt metropolit me uturime per t'u ngjitur lart. Kaq te mendoje, qe ai kishte mik Dritero Agollin, i cili mund t'i gjente pune dhe shtepi. Nuk e shfrytezoi. I la gjerat te beheshin vete. Po ato s'u bene vete. Se nuk ishte koha e shpirtit.
Aty ne nje cep prane dritares eshte feneri i vjeter, qe ndoshta s'perdoret me, se Diogjeni eshte i lodhur.
Mbi nje tryeze me mbulese te punuar me grep eshte nje furnele.
Bajeni vete nga nji kafe, se une nuk cohem dot ma, ndonje miku i dal, se harxhoj shume fuqi, vetem ndonje miku qe e due..
I beme vete kafet dhe m'u kujtua poezia e Mandelshatamit;

Takova qekur varferine
Vetmine, poetin e mjere
Qe kafe te pjek e te pime
Furnele vajguri kam blere.

Keshtu kam mbete... S'kam shkruejt.. Librin po e bajsha gati, po e kam lane.. ( ishte fjala per nje permbledhje me poezi te zgjedhura )
Ju merzita, hej burra, po ma bani kabull, aty me rri mendja, te djali, me vjen e me rri te oborri, hyr, mor djale mbrenda, i them, po ai nuk bezane...Hyr mbrenda se e ka marre malli baben.. Te vije nana me me la, se jam tane gjak, me thote.. A durohet kjo? Mire djali, po me ka ike dhe mbesa e vogel.. se kam ma... C'me jetue!
Kur na percolli, u ngrit ashtu mundueshem, mori fenerin atje te cepi dhe e ndezi se jashte bente muzg. Lezha i ngjante nje katedraleje perplot me qirinj. Ne i thame te mos levizte, po ai s'degjonte. Me fener e lame atje te porta dhe ai ashtu pak i kerrusur i ngjante Diogjenit qe po behej gati te nisej tash ne qiell, se ne toke se kishte gjetur njeriun.

Nju Jork 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου