Παρασκευή 2 Απριλίου 2010

Pashkët


Imzot,
mos e mendo të bësh si çdo vit:
të ngjitesh prapë në Kryq,
të japësh shpirt.

Këmbanat me të rënë, mrekullisht,
të ngjallesh prapë në tokë,
si Jezu Krisht.

Por janë Pashkët... Duhet mish dhe verë!
Ç’të bëjmë?! Çmimet janë
në stratosferë...

Ky ritual kushton, Arhondi im,
është kohë krize,
rrojmë në mërgim.

Në don të bësh një thagmë,
mblidhna gratë!
Listë dhuratash kanë çarçaf të gjatë.

Prandaj të thashë, Imzot, për ideal,
mos bëj sivjet
të njejtin ritual.

Në s’bëhet ndryshe edhe këtë Pashkë,
rrugën për Qiejt
do ta marrim bashkë.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου