Παρασκευή 2 Απριλίου 2010

Urime për Ditëlindjen



Me rastin e Ditëlindjes sime, që prindërit e mi, në bashkëpunim me Krijuesin, vendosën ta kem në një ditë paksa jo të zakontë, Ditën e Gënjeshtrave, më erdhën urimet e mëposhtme nga miq dhe dashamirë, të cilët, duke injoruar traditën e kësaj dite, thanë të vërteta zemre për mua.
Ndjej obligimin shpirtëror për t’i falenderuar.
Dua të them, se këto ditë të para të prillit, kur bota e të krishterëve, në prag të Pashkëve, vuan mundimet e vdekjes së Krishtit, fjalët e tyre ishin Ringjallja ime.
Ju paça miq dhe mikesha!
Jeni besimi im!
GRIGOR JOVANI



I nderuari Z. Grigor Jovani.
Nuk e di se sa i vertete eshte lajmi qe mesova qe sot ke datelindjen, mbasi kjo data e sotme njihet boterisht per genjeshtare. Sido qe te jete edhe sikur te jete genjeshter, nje dite tjeter do ta kesh datelindjen dhe une te uroj
GEZUAR.
E FESTOFSH EDHE 100 TE TJERA
SE BASHKU ME NJEREZIT TUAJ ME TE DASHUR.
JETE TE GJATE DHE LUMTURI NE FAMILJE.
Me respekt
Vlashi Fili
(Filadelfia, USA)

***

Gezuar Grigor!
Shendet e gezime ne familje dhe suksese te tjera ne krijimtari.
Miqesisht
Kostaq Duka.
(Boston)

***

"Gëzuar ditëlindjen,
pritsh dhe shumë vite të tjera në lumturi!"
Natyra Kuçi

***

"Gëzuar Ditën e Lindjes"
Georges Xexo

***

I dashur Gole,
Jam i nje mendjeje me ndonje koleg, qe e ve ne dyshim njoftimin per ditelindjen tende.
Se pari, kjo ndodh se sot eshte 1 prilli, "dita e rrenave.
Se dyti, sigurisht, kjo vjen nga qe ti ke prane nje "mashtrues" si Pilo Zyben (ha,ha).
Megjithate, kesaj here po e marr kete lajm te mireqene dhe te uroj nga zemra:
Gjithe te mirat e kesaj bote, shendet te mire, begati dhe lumturi familjare!
Me dashamiresi:
Murat Gecaj
 ose "Babushi"  ose "Gjyshi i maleve"
(Tiranë)

***

"Happy Birthday, Grigor!
Gezofsh edhe 100 ditelindje te tjera,
plot gezime e frymezime...
Urime!"
Kozeta Zavalani
(Tiranë)

***

URIME,GOLE

Therret Pilo pehlivani,
me aq vrull sa s'i mbajne frenat:
-Sot feston Grigor Jovani
qe ka lindur bashke me rrenat.

Por dhe ne lindi me 1 prill,
Golja yne prape mbetet burre,
se kur flet per art e femra
nuk na thote genjeshtra kurre.

Vihet Petro ne siklet,
nis urim nga Kanadaja.
"A thua valle eshte e vertete,
se me kete Pilon te gjen belaja".

Shkruan prere Vaid Hyzoti:
-Golja me ka rrejte gjithe jeten.
por nje gje s'e lot as topi:
me 1 prill thote te verteten.

Dilaveri bredh katundit,
bashke me Noken mbledhin lule,
ngrene dolli tek "Dashnorja e fundit",
zbrazin gota e shqyejne kofshe pule.

Me 1 prill qe ne agim
kesaj ditelindjeje i vjen jehona
merr Pegasi fluturim
qe te mbledhe urimet tona.

Epo, Gezuar Grigor djali,
mos t'u ndafte kurre rinia,
si rreke qe zbret prej mali
te burofte perhere poezia.

Miqesisht
Ndue Lazri
(Bolonjë)

***

Bukur, për nder!
Është e vërtetë për fat të mirë dhe të keq.
Ndryshe nuk do mahniteshim nga "mashtrimet",
 që na përcjell nëpër poezi.
NOKJA 
(Athinë)

Gole!
Gezofsh familjarisht si ta do zemra ne kete dite jubilare.
Paç sa me shume dite te bukura.
Miqesisht
Aleko LIKAJ
http://aleko-likaj.blogspot.com/
(Bordo)
 
***

"I nderuari Grigor,
Urime ditelindjen i gezofsh edhe 100 te tjera,
me më te dashurit e tu!"
VALBONA ISMAILI

***

… shume urime per ju
ADRIANA MEROVCI
O
***

Ore Noke, e vërtetë është?
Vërtetë më 1 Prill ka lindur Grigori?
Ç'e zgjodhi këtë ditë, mor aman! 30 ditë që ka prilli!
Le po, ai nuk është edhe i zoti t'i dalë për zot kësaj dite me shenjë.
Mos i kanë ngatërruar ditëlindjet me Pilon.
Gjithsesi, deri sa e uron ti, besoj se do të jetë një çikë e vërtetë, po mbytem dhe unë, dhe, siç tha edhe Dhimitri, nëse nuk është gjë, më qafë më paç për këtë mashtrim. Le që më 1 prill nuk është turp të gënjehesh.
Ç'paska për të bërë qejf Pilo sot: ha e pi për ditëlindjen e drejtorit.

Gëzuar Grigor, Ditëlindjen tënde, me familjen dhe shoqërinë!

dilaver baxhaku 
(Tiranë)

***

Gëzuar ditëlindjen Grigor Jovanit, të mirit të shokëve
(Nuk e di në është edhe i miri i vetes. Qoftë!),
poetit të ngrohtë e të mprehtë, gazetarit.
Vëllazërisht,
Noke Labi
(doemos, edhe Greku)
(Athinë)

***  

I dashur Grigor,
Po s'jam i gabuar, zoti Pilo Zyba pati shkruar se ju ditlindjen e keni më 1 Prill.
Me këtë rast ju uroj sinqerisht shëndet, suksese në krijimtari dhe lumturi në familje.
Po qe se Piloja ka gënjyer, kuptohet se turpi nuk mund të bjerë mbi mua viktimën.
 
Me respekt
 Petro
Dhimitri
(SHBA)

***

"Gezuar ditelindjen miku im,
Qofsh gjithmone i lumtur e gezuar, plot drite e jete ju e Familja
Suksese ne cdo sfere te jetes, dhe ne krijimtari
Be on 100!
Gjithshka te mire
Monda Moisiu"
(SHBA)

***

"I nderuari, Grigor.
Gezuar ditelindjen.
Uroj te plakesh i lumtur, bashke me familjen.
Kalofsh sa me bukur sot..."
VERA PELAJ,
(Kosovë)

***

"Gezuar ditelindjen....dhe u befsh 100!
Nje krijimtari te mbare dhe shendet."
ARDITA JATRU
(Selanik)
 
***

"I nderuar Grigor, ju uroj ditëlindjen, që janë shkallë të tjera ngjitjeje të sigurtë, paçka se zanafilla është me 1 prill!...Edhe 100 të tjera me shëndet të plotë, me mbarësi e krijimtari të begatë, origjinale dhe interesante (me dhe pa 1 prill...)."
KUJTIM DASHI

***

"I dashur Mik ! Vëlla i dashur Grigor Mirëmëngjes!
Ju uroj familjarisht Gëzuar Ditë-Lindjen!
Të gëzoni shëndet, të paçm për jetë si një shok e mik fisnik!
Qofshit të lumtur Ju dhe familja Juaj dhe në këtë ditë të shenjt për Ju ,
Ju përqafojmë
Arqileja-Xheni"
 
***

«Erdhi mëngjesi i 1 Prillit.
Jetë të gjatë, i dashur. Shëndet! Gëzime në familje!
Prodhimtari në vreshtrinë e poezisë!
N.  »
***

«Je  nder  te  paktet  njerez  qe  besohesh  vetem  me  nje  prill,
se  per  ditet  e  tjera  te  vitit...»
VAID
(Rixhvud, Nju Jork)
 
***

«Ka dhe raste qe 1 Prilli ngjan i vertete,
Kur sheh, sa burra e gra te mira erdhen ne jete!
 
Sot kam blere nje tufe te bukur me lule
per shoqen time, Mira!
Nje dicka tjeter domethenese,
 per shoqen tjeter Nadina,
Ja qe u dashka dhe per ty Grigor,
Nje tufe me trendelina!

Po hidhu vete po munde, se jam larg,
Mblidh dhe per mua,
Ka plot ne kodrat tona, si dhe neper lendina
Apo s'kane mbete djerrina!
Urimet me te mira!
Eleonora»
(Amerikë)

***

Gezuar, o i shtrenjte!
S'ka gje ne eshte e vertete ditelindja jote apo jo.
E rendesishme eshte qe dhe 100 vite te kemi prej teje genjeshtra artistike!
VAID HYZOTI

***

Gole i dashur,
po te uroj sonte, kur aty tek ju eshte ora 4 e mengjezit,(pra eshte neser-1prill)
te kalosh nje ditlindje te gezuar dhe pac edhe 60 vjet me pas, besoj dalin:))
une tani shkoj te fle se neser nisem qe pa u gdhire ne pune e kthehem ne 10 te darkes, pra i dola urimit para sonte
Të përqafoj,
ALBANA
(Nju Jork)

***

"Edhe 100...
shëndet dhe lumturi në familje...
krijimtari të mbarë....
dhe ç'do gjë tjetër që dëshiron..."
ARMANDO ZOGA

***

Urime Ditlindjen GRIGOR
ju uroj shendet te plote juve dhe Familjes ,
jete te gjate sa malet percjellur me perplot caste te lumtura ,
uroj tju prift e mbara gjithmone Suksese Gezuar .......
BURIM NAMONI
(Gjilan, Kosovë)
 
***

«U besh 100 vjeç Grigor!»
KLAJD KAPINOVA
 
***

Gezuar ditelindjen miku im,
jete,shendet dhe krijimtari deri ne frymen  e fundit!
Shume perzemersisht,
EVA KACANJA
(Durrës)

***

I paskemi ditelindjet prane e prane, miku im!
Une e kisha sot, ti e ke neser... (Ne fakt, neser do te thote pas 15 minuta...)
Te pershendes dhe te uroj shendet, fat, sukses dhe sa me shume krijimtari...
U befsh 100 vjec Grigor!
Me sinqeritet,
Enertin Dhaskali
(Fier)

***

«Urime Grigor,
urime te perzemerta e te behesh 100 vjec!
C'thua, e thua me shpirt,
e shpirti nuk eshte genjeshtar. »
ARDITA
 
***

«Gezuar ditelindjen ... me zemer ...!»
LUAN XHULI
(Athinë)
 
***

«Gjithmonë e shpall dy -  tre ditë përpara ditës së gënjeshtrave
por unë e di që kjo ditë është e gënjeshtrave për të tjerët  dhe jo për ty.
Kjo është dita jote dhe ka një kuptim, miku im.
Ti linde ditën e gënjeshtrave për të thënë vetëm të vërteta.»
PILO ZYBA
(Monemvasia)

***

«Vargzim i bukur urime
Dhe vjen një dite e bilancit rrefimit që nuk dihet, por kur pararrefehesh mbete në poezi e shkruar aqe çiltër
Ta gezoni dit-lindjen sa vite  tu deshroj zemra»
GJETO TURMALAJ

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου