Τετάρτη 10 Μαρτίου 2010

Facebook.com


 
 Nga dialogu im i sotëm në facebook,
me Pilo Zybën
 
 


8: 08pm Grigor
Aty je, more?
8:10pm Pilo
Këtu, moj Ti, këtu!
8:10pmGrigor
Po ç'bën atje?
8:11pm Pilo
Po ja, ngaqë të gjitha punët na venë fjollë,
rrimë në kompjutër.
8:11pm Grigor
Nxjerr para?
8:12pm Pilo
Nxjerr sytë, njëlloj nuk është?
8:12pmGrigor
Para nxjerr, domethënë. Nxjerr sytë, pastaj paguan para t'i rregullosh. Dmth nxjerr para nga xhepi...
8:13pm Pilo
Kjo ana këtej, fb është shumë e ulët nga ana cilësore, përsa i përket artit. Është për biseda shoqërore dhe të ha kohën kot.
8:14pm Grigor
Më more në qafë, o Pilo! Prej teje hyra. Por as edhe një dashnore nuk fitova...
8:16pm Pilo
Dashnoret vinë më pas. Tani në fillim do shikojnë ato faqet e mbushura me vjersha dhe tregime, të cilat shërbejnë si karrem, dhe drejt e brënda. Kur të ngresh rrjetat, do ti gjesh nga dy e nga tre. Po mbete keq, më thirr dhe mua.
8:16pm Grigor
E lexove në lgshd? Shtyva ditëlindjen e Vaidit tre javë më vonë. E kam këtë të drejtë, apo jo? Mirë ia bëra?

8:18pm Pilo
Shumë mirë! Unë i shkrova që në mëngjes, por nuk e di a ka dalë, se nuk i shikoj dot të miat.
8:18pmGrigor
Ka dalë. Ah, po të miat, i shikon, o Pilo?
8:19pm Pilo
Në të djathtë të fb kam një urim për të, e ka dërguar Viola Demçellari, duhet të jetë përmetare. Eshte anglisht.
8:20pm Grigor
Nuk m’u përgjigje. M'i shikon të miat?
8:20pm Pilo
Vaid Hyzoti's birthday Today
Viola Demçellari's birthday Friday
Do përgjigjet më vonë. Tani është drekë në usa.
8:21pm Grigor
Jo, or jo, e kam fjalën për ty. Nëse m'i shikon të miat...
8:23pm Pilo
Kush tha që nuk i shoh? Rolandin e lexova, krizën greke, gjithashtu, ditëdasmën...
Agim Pipa, kush është? Kishe më të një bisedim.
8:24pm Grigor
Prapë nuk më kuptove. Jo, ore, ato, të tjerat... M’i shikon?
8:24pm Pilo
Cilat të tjera? Në fb nuk thua?
8:25pm Grigor
Jo, ore ato! Këto poshtë...
8:25pm Pilo
Cilat poshtë, o miku im?! Ato ti i ke me vete dhe thua që nuk ja tregon njeriu.
8:26pm Grigor
Vdiqa gazit! Ohoho!!! Të dhjefsha fabulat, o Pilo Zyba! Ta hodha! Ha, ha, ha ... Nuk po i mbaj lotët! Tani duhet kamera! Të më shikosh! U shkriva gazit!
10.3.2010

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου