Σάββατο 13 Μαρτίου 2010

KUNDERA në 2 poezi brilante

Të jesh poet
 
Të jesh poet do të thotë
të çash gjer në fund.

Gjer në fund të dyshimit,
gjer në fund të shpresës,
gjer në fund të pasionit,
gjer në fund të trishtimit.

Për herë të parë paskëtaj
përpiqu të përjetosh.
Më parë jo. Mos guxo.

Sepse mund të të ndodhë
që shuma e jetës
të të dalë tmerrsisht e mangët
dhe si fëmijë, përjetësisht të përsillesh
rreth teorisë së shumëzimit.

Të jesh poet do të thotë
të çash gjer në fund.

Për çfarë mendoja?
 
Për çfarë mendoja?
Për këmbët e tua të shtrenjta, pushmbuluar.
Si ecin.
Si durueshëm ecin.
Si tani e tridhjetë vjet tërheqin
karrocën e padukshme.

Si? Nuk qenka kaq e tmerrshme?
I paska jeta? Dhe që, yt bir...

Po, e di, shpërrtheva nga mitra jote, si prej një topi.
Por, e dashura ime, kjo ku është dëgjuar?
Të shpërrthesh një njeri, pastaj ta lesh
të bredhë dhjetra vjet,
gjersa të bjerë dhe të shpërbëhet në tokë, si pluhur...

Flake atë buzëqeshje nga fytyra.
Gëzimin idiot të atij,
që shkon e shkon dhe tërheq karrocën.
Po, ke të drejtë.
Dakord nuk biem.
Je e dëgjueshme, si çdo grua.
Je ushtar.
Dhe unë jam burrë.

Përktheu:
GRIGOR JOVANI


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου