Τετάρτη 31 Μαρτίου 2010

Ditëlindja


Në ditën e lindjes sime,
para Teje
erdha që të rrëfehem,
Ati im
            dhe Zot.

Por është 1 Prill…

Të bukur ditë
gjete të më lindje!
Tani as Ti
nuk më beson,
                         Imzot!

GRIGOR JOVANI
Nga libri “Punishtja e ëndrrave”, 2007

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου