Aktori gjerman me origjinë ruse, Boris Aleksej, i Teatrit “Kehl”, merr nga lashtësia komedinë e Aristofanit dhe e sjell në ditët tona, në trajtën e një monodrame, bash për atë aksent të madh të botës aktuale, kundër luftës. Gratë e antikitetit zgjedhin një rrugë origjinale, të zgjuar e tepër komike, për t’u hequr burrave të tyre ethet e luftës: nuk i pranojnë në shtratin bashkëshortor! Ato arrijnë jo vetëm të ezaurojnë konfliktin ushtarak midis Spartës dhe Athinës, por edhe “të zaptojnë” Akropolin, duke i detyruar kështu burrat e tyre të hedhin armët e të kthehen në paqen e përditshme, në shtëpitë e tyre, duke mbajtur me vete vetëm “armën” që u ka falur zoti. Paqja sillet këtu me nota gazndjellëse.
Σάββατο 27 Μαρτίου 2010
MIHO GJINI “Teatri i luftimeve”
Në terminologjinë ushtarake përdoret jo pak herë ky term i çuditshëm, që s’ka të bëjë me teatrin real dhe, megjithatë, përmban diçka nga arti i skenës. Atje ku ndeshen forcat kundërshtare të dy ushtrive të rregullta e ku bëhet luftë për jetë a vdekje, “teatri i luftimeve” i ngjan një skene me interpretime të mara shtabeve të mëdha, ku personazhet shkojnë në “thertore” të kushtëzuar nga politika e “regjisorëve”, që ndodhen në krye të shteteve.
Edhe pse nuk e do askush luftën, dramaturgjia dhe teatri e kanë pasqyruar këtë temë edhe në skenën e vogël. Sidoqë thuhet që artistët janë e duhet të jenë apolitikë, prapë se prapë ata nuk janë të përjashtuar nga politikat e kryeshtetarëve të tyre. Nga që reken të jenë apolitikë, ata bëjnë një politikë të atillë (përmes artit të tyre), që del mbi kufizimet e këndvështrimet e politikanëve, të cilët thuhet se bëjnë “një politikë të mirëfilltë”.
Aktori gjerman me origjinë ruse, Boris Aleksej, i Teatrit “Kehl”, merr nga lashtësia komedinë e Aristofanit dhe e sjell në ditët tona, në trajtën e një monodrame, bash për atë aksent të madh të botës aktuale, kundër luftës. Gratë e antikitetit zgjedhin një rrugë origjinale, të zgjuar e tepër komike, për t’u hequr burrave të tyre ethet e luftës: nuk i pranojnë në shtratin bashkëshortor! Ato arrijnë jo vetëm të ezaurojnë konfliktin ushtarak midis Spartës dhe Athinës, por edhe “të zaptojnë” Akropolin, duke i detyruar kështu burrat e tyre të hedhin armët e të kthehen në paqen e përditshme, në shtëpitë e tyre, duke mbajtur me vete vetëm “armën” që u ka falur zoti. Paqja sillet këtu me nota gazndjellëse.
Aktoria australiane me origjinë polake, Jolanda Inzevska, e Teatrit të Sindneit, i kthen sytë nga tragjedia e Shekspirit “Otello”, për të interpretuar Dezdemonën. Atë e intereson fati i mbrapshtë i gruas së prijësit legjendar, i cili, sapo kthehet fitimtar nga “Teatri i Luftës”, bie viktimë e “Teatrit të Kurthit” të saj proverbial. Tërbimi i ushtarakut ndaj pabesisë së gruas do të jetë ca më i egër se sa përballja me ushtritë armike. Dezdemona, një femër e artë, e mbrujtur me bukuri, fisnikëri e besnikëri, bëhet kështu një viktimë e mjerë në kohë paqeje. Gjithsesi, shpirti i saj do të donte më shumë dashuri. Dhe “tragjedia e besimit të gënjyer” - siç e quan këtë vepër madhore Noli - do të përfundojë me humbjen e krijesës më të përkryer të natyrës. Por, që të realizohej në skenë kjo “kreshendo bet’hoviane”, duhej patjetër talenti i rrallë i Jolanda Inzevskës, të cilën pata fatin ta ndjek nga afër.
Aktori kosovar Mentor Zymberaj, nëpërmjet monodramës “Aktori në kuti”, shpreh me nota dhimbjeje faktin, se atje ku bëhet luftë e hidhen bomba, nuk mund të krijohet art dhe se fatet e njerëzve janë të kushtëzuar nga faktorë politikë. Shohim në skenë një artist që kërkon të dalë nga rrethi vicioz i politikës, duke rënë edhe vetë “pre” i asaj politike që mbjell shfarosjen dhe absurdin e asgjësë. Realiteti në Kosovën e ndeshjeve të mëdha, nuk mund të mos e shtynte krijuesin Zymberaj, që të protestonte përmes artit të tij, me monodramën “Aktori në kuti”, e cila erdhi fill pas monodramës tjetër të suksesshme të tij “Kronisti i të vrarëve”. Që të dyja këto pjesë militante kristalizojnë më së miri rolin e artit kundër dhunës e terrorit masiv.
Me një aksentim edhe më intim, aktoria ruse e Teatrit Dramatik të Nizhni Novgorodit, Natalia Kuznecova, në pjesën e saj “Kënga e Madonës nga Pinega”, pasqyron fatin e gruas së thjeshtë ruse, në vetminë e saj, kur gjithë burrat kanë shkuar në luftë. Revolta e saj e heshtur rritet gradualisht e shpërthen herë si sarkazmë, herë si këngë vajtimtare. Si te “Lisistrata”, ashtu edhe te “Kënga e Madonës nga Pinega”, preket edhe ai fill delikat që “tjerr” gjithë qenien e gruas: sensualizmi. E denjë për dashurinë e burrit, ajo është e mbetet një mrekulli e natyrës, që lind e ripërtërin jetën.
Krejt ndryshe nga koha e diktaturave moniste, kur politika dhe ideollogjia hynin dhunshëm në jetën e njerëzve dhe përcaktonin steriotipe dhe dogma të një teatri falls, artistët e sotëm të skenës ballkanase janë krejt të pavarur në zgjedhjen e repertorit të tyre, në përmbajtje dhe në formë, në konceptimet, mesazhet e mjetet e shprehjes stilistikore. “Politika” që ata bëjnë i referohet botës shpirtërore të njerëzimit dhe është disa fish më e fuqishme se politika e kryeshtetarëve.
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου