Σάββατο 27 Φεβρουαρίου 2010
Si e tradhtova racën time
Këtu e pesëmbëdhjetë vite më mundon pasioni i çuditshëm i një dashurie. Mos t’iu shkojë nëpër mendje ai për gruan time. Dashuria bashkëshortore, pas një çerek shekulli mbijetese, tani i ngjan një lumi, i cili, me të zbritur nga terreni alpin, vjen dhe qetësohet në një shtrat të gjërë, për të arritur destinacionin final, detin.
Fjalën e kam për pasionin tim futbollistik, “Olimpiakosin” e Pireut.
Jam nga ata burra që nuk krenohen me ç’bëjnë për dashurinë e tyre. Mjafton t’u them se kurrë nuk e kam lënë të më presë në vendtakimet e zakonshme të të djelave dhe të mërkurave. Përkundrazi, kam qënë përherë një orë më parë në vendin e takimit. Madje, me biletën vjetore në dorë. As mund të bëhej fjalë që të mungoja. Kështu pesëmbëdhjetë vite me radhë...
Kësisoj, kur më tha miku im, aktori dhe regjisori i mirënjohur Lefter Simoni , që ndodh të jetë njëri nga bashkëpunëtorët e mi më të afërt tek “Pegasi” (doemos, përveç të njëmbëdhjetëve të “Olimpiakosit”, që u beson fatet e lumturisë sime trajneri), se atë ditë më ftonte në një surprizë (Televizioni Publik Shqiptar transmetonte me satelit monodramën e Robert Shnajderit “Ndyrësira”, ku ai ishte protagonisti numër një, regjisori dhe interpretuesi – ngjarje me të vërtetë e rëndësishme për një artist mik), unë bëra diçka që e befasoi: ... ngurova dukshëm.
I thashë: “Nuk mund ta ndjek... Jo sot, Lefter vëllai...”
Pastaj e dërmova krejt, e fyeva gjer në palcë, kur i paraqita arsyen e pakundërshtueshme të refuzimit tim: “Luan “Olimpiakosi”...
Ishte e mërkurë. Luanim për “Champions Leage” me “Valencian”...
Më vështroi gjithë dyshim, me ato sytë e tij depërtues – dy thëngjij në atë fytyrë mjekroshe - e dinte pasionin tim për shakatë, por kjo... Për të ishte e pakuptueshme. Kur u bind, që unë në dhjetë pa çerek të asaj dite – bota të përmbysej - do të isha në tribunat e “Karaiskaqit” dhe jo përpara ekranit, për të ndjekur monodramën e tij, që transmetohej botërisht me satelit, nuk kishte ç’thoshte. U dorëzua. “Mirë”, tha dhe iku. Duke lënë pas një botë të tërë dyshimi dhe mërzitjeje.
Ç’të bëja, o njerëz të mirë, të tradhtoja racën time?
Mos të isha dhe unë mes “lëkurëkuqve” të mi të “Karaiskaqit”?!
Arhondi i Janinës

Kjo mund të jetë një risi e përgjithshme gazetareske. Por, si çdo risi, ka përjashtimet e saj. Aq më shumë kur ke të bësh me njerëz, të cilët nuk i nxë kafazi i kohës. Çdo lloj kafazi. Dhe po t’iu thosha se fjalën e kam për një artist, nga ata, të cilëve është e pamundur t’u vësh një tabelë të caktuar për “t’i pozicionuar” kombësisht dhe artistikisht (oh, ç’trill mëkatar ky i “tabelizimit” të artistit!), atëhere shpresoj se do t’i jepnit të drejtë tundimit tim, për t’iu kthyer sërisht kësaj teme.
Jam takuar disa herë me Qenan Mesare-në. Me arhondin shqiptar të Janinës. Aq shumë më impresionuan takimet artistike me të, saqë “zogu” i frymëzimit flatrazoi po kaq herë në kraharorin tim.
Ç’të bëja: mos t’i gjeja qiell për ta liruar?
Πέμπτη 25 Φεβρουαρίου 2010
“Dyshtetësia” kulturore në letërsi



Τετάρτη 24 Φεβρουαρίου 2010
Një ballkanas, që nuk i referohet... historisë
Bëji shkrimet e tua të nevojshme për lexuesit dhe mos u merakos për të tjerat.
Shpresoj, që edhe pas vdekjes sime, dikush t’i ketë nevojë librat e mi.
MILORAD PAVIÇ
Shkrimtari që pranon vetëm supermacinë e grave
78 vjeçari Milorad Paviç, mbase shkrimtari më i rëndësishëm serb i ditëve tona, është, gjithashtu, miti i gjallë popullor i fqinjve tanë veriorë. Sa herë prezantohet një libër i tij i ri, gjendet i rrethuar nga të rinj të shumtë - shumica të seksit të bukur -pikërisht, sepse me veprën e tij, konsiderohet se përfaqëson brezin e ri. Nga ana tjetër, siç pohon edhe vetë, “letërsinë tashmë e komandojnë... gratë”.
U gjend para pak kohësh në Athinë, në kuadrin e ciklit të bisedave me korifenjtë e sotëm të letrave të përbotshme, të titulluar “Faqet që dashuroj”, që organizon Lidhja e Shkrimtarëve Grekë. (Autori i këtyre radhëve pati fatin ta dëgjojë).
Dhe s’kishte si të shmangej dashamirësi i pasionuar i grave, prej temës së tij të preferuar (kam patur rastin ta vërej këtë edhe tek intervistat e tij të tjera), d.m.th. atë të kontributit dhe vendit të femrës në letërsinë e sotme. Deklaroi përpara të gjithëve: “Gjithnjë e më shumë lexoj gra shkrimtare. Shkrimtarët më të mirë sot janë gratë. Libri më i lexuar i kohës sonë (nuk ka rëndësi, nëse u pëlqen apo jo) është “Hari Poter” dhe e ka shkruar një grua, Xh. Rouling. Në vendin tim kemi, gjithashtu, shkrimtare të shquara, siç janë Isidora Belika, Jasmina Mihajloviç dhe Neda Cidoroviç”.
Ndonëse “injoron” dukshëm kontributin mashkullor në letërsi, unë mendova t’ia skicoj portretin, qoftë edhe për hir të mikeshave tona të artit.
Κυριακή 21 Φεβρουαρίου 2010
“World Press Photo” - fotografitë më të mira të 2009-ës

Fotoreporteri Adam Ferguson i “New York Times”, fitues i Çmimit të Parë në kategorinë “Spot News Stories”, thotë për historinë e krijimit të fotografisë së tij: “Po rrija në zyrat e gazetës sonë në Kabul dhe përpunoja disa fotografi. Atëhere u dëgjua një “Buuum!” i tmerrshëm, dritaret shpërrthyen dhe unë u hodha përpjetë. E kuptoja se kishim të bënim me një bombë, e cila kishte shpërrthyer aty afër. Rrëmbeva aparatin tim fotografik dhe dola jashtë, duke kërkuar renë e tymit. Mbërrita në vendin e ngjarjes , bashkë me një koleg të “Associated Press”-it. Njerëzit ulërinin dhe të plagosurit po largoheshin me të gjitha mjetet: trupa në tenda provizore, gjak në tokë dhe gjuhët e zjarrit, që ngrinin kokën gjer lart. Nga të dyja anët e rrugës, ndërtesat ishin shkatërruar. Bomba ishte shumë e madhe. Shkatërroi gjithë kuadratin”.
Vërtet, ka çmim të përshtatshëm, që të vlerësojë këtë “art”?
Σάββατο 20 Φεβρουαρίου 2010
Amerika e Roland Gjozës
Παρασκευή 19 Φεβρουαρίου 2010
E mira, mikja ime!
Një kafe
me
Albana Mëlyshi-Lifschin
Je zgjuar një mëngjes me humor të kënaqshëm, moti paralajmëron ditë të këndshme dhe ti, përpara se të fillosh të përmbushësh kusuret që ke lënë për të sotmen, mbush një filxhan të madh kafeje dhe rehatohesh në ndenjësen e gjerë të verandës tënde. Në ndodh të dëgjosh këngën e kanarinës, nga ballkoni i fqinjit, aq më mirë. Nëse të mungon ky koncert, prapë ka zgjidhje. Telefoni, mbase shpikja më e mrekullueshme e njeriut. Unë kështu bëra sot në mëngjes. Nga dëshira të bisedoja me një kolege dhe mike, për të ndarë me të euforinë time, ngatërrova orët, distancat, ditënatën. I telefonova Albana Mëlyshit në Amerikë, nga Athina, qysh në pikë të mëngjesit, duke harruar diferencën e orëve. Thjesht të bënim muhabet, sa të mbaroja kafenë. E mira, mikja ime! Në vend që të më dërgonte në djall, më tha se ishte ende zgjuar (vetëtimthi sytë më shkuan nga ora e murit!) dhe pranoi me qejf, të më bënte shoqëri… në kafenë time të mëngjesit dhe unë asaj, në aspirinën e pasmesnatës…
Πέμπτη 18 Φεβρουαρίου 2010
19.4.2010 - ISMAIL KADAREJA në Athinë

Τετάρτη 17 Φεβρουαρίου 2010
RIDVAN DIBRA - Bashkëstudenti dhe miku im i dashur, mikpritur në "punishten" time

Botimet:
“Thjesht” (poezi -1989), “Prostituta e virgjër” (tregime – 1994), “Eklipsi i shpirtit” (tregime – 1994), “Nudo” (roman – 1995), “Vetmia e diellit” (parabola – 1995), “Mjerimi i gjysmës” (novela – 1996), “Kurthet e dritës” (roman 1997), “Triumfi i Gjergj Elez Alisë” (roman – 1999), “Stina e ujkut” (roman – 2000), “Të lirë dhe të burgosur” (roman 2000), “Vëlla me centaurët” (parabola – 2002), “Triumfi i dytë i Gjergj Elez Alisë” (roman – 2002), “Email” (roman – 2003).
Τρίτη 16 Φεβρουαρίου 2010
Epidemi në kohë të kolerës
Δευτέρα 15 Φεβρουαρίου 2010
Κυριακή 14 Φεβρουαρίου 2010
Σάββατο 13 Φεβρουαρίου 2010
Bota, vallë, ka turp?!

- Zgjohu!
Ai hap sytë. Në gjysmëerrësirën e dhomës dallon para vetes një polic trupmadh dhe mustaqevarur, që i shtrin përpara fytyrës një pjatë. Në dorën tjetër mban një gotë plastike me ujë.
- Nuk mundem, - bëlbëzon djaloshi i trembur, me atë greqishten e çalë që di.
Polici dremitet. “Në dreq, - shan me vete fëmijën që ka përpara, - duhet edhe t’i lutim të hanë tani…”
- Përse nuk mundesh? – e pyet i bezdisur.
Nuk merr përgjigje. Lë pjatën përtokë, hap paksa derën, që drita e koridorit të bjerë mbi fëmijën. Befas shtang. I shpëton gota nga dora tjetër, duke i lagur në gjunj pantallonat blu të uniformës. “O zot, - mendon polici, - si nuk ma thanë… fëmija nuk i paska duart!”
Përgjunjet përpara djalit, ia merr nëpër duar kokën e palarë dhe të paqethur dhe papritmas i shpëton një klithmë: “Ç’e kanë sjellë këtu…?!”
Tek ia mban kokën fëminore nëpër duar, befas ajo i shpëton, ashtu si gota që i kishte njomur pak përpara pantallonat. Njëkohësisht i shpëton klithma e dytë e habisë. Djaloshit i mungonte edhe një sy. Kurse tjetrin e kishte shumë të dëmtuar.
- Përse të kanë sjellë këtu? Ç’ke bërë? – pyet fëmijën, tashmë me një zë të butë, sikur të donte të bënte kujdes mos ta trembte më tepër..
- Lypja në pazarin e Gjizit, - përgjigjet djaloshi. – prej andej më sollën këtu.
- Si të quajnë?
- Arsen M., - bëlbëzon i vogli.
- Mirë, ha tani. Do të të sjell dhe ujë, - i thotë polici.
Παρασκευή 12 Φεβρουαρίου 2010
“Uollt Uitman”-i i Karaibeve

Πέμπτη 11 Φεβρουαρίου 2010
Dialog për “besën” me Kumandarean

Kur shtrënguam duart gjatë ndarjes, pas kujtesës sime për premtimin e dhënë, shtoi: “Besa është fjalë shqipe? Ndoshta. Por e themi edhe ne. E quajmë tonën”.
Dhe e mbajti fjalën i madhi Kumandareas. Shkroi posaçërisht për ne dhe më dërgoi me mikun tim, Niko Agon, një tregim të mrekullueshëm, me temë jetën e emigrantëve, të cilin, për fat të keq, nuk arritëm ta përgatitnim për numrin e parë të “Pegasit”, ku isha "shpërngulur" tashmë.
Kur ishim duke përfunduar numrin e dytë të revistës, më merr në telefon miku dhe patrioti im, shkrimtari Telemak Koça. “Jam këtu, tek Botimet “Kedhros”, - më thotë, - së bashku me Kumandarean. Më pyet për ty dhe më thotë të të kujtoj, se pret t’i dërgosh një revistë. Më thotë gjithashtu, se dikur keni thënë diçka për besën...”
U zura ngushtë. “E kam bërë gati, - iu përgjigja, – por prisja të më vinte raki e fortë nga Shqipëria. Vështirë ta dehësh veç me letërsi Kumandarean...”
Tani për tani, “dehuni” ju me artin e tij, të dashur miq. Shijoni këtë tregim të mrekullueshëm. Unë do ta mendoj më vonë justifikimin...
Grigor Jovani
Athinë, 2008
Athinë, 2008
Τετάρτη 10 Φεβρουαρίου 2010
"24 orë pa ne!"
ka të bëjë me pyetjen sfiduese:
“Çdo të bëni pa ne?! Qoftë edhe një ditë...”
NË FOTO:Manifestim në Athinë i së djathtës së LAOS-it (në qendër deputeti Jeorjiadhis) kundër ligjit për emigracionin, që paraqiti Qeveria, me parullën: "Grek lindesh, nuk bëhesh!" (Fotoja është marrë nga blogu i kolegut dhe mikut Niko Ago).
Τρίτη 9 Φεβρουαρίου 2010
Κυριακή 7 Φεβρουαρίου 2010
… pastaj erdhën gratë
Fragmente nga libri me lirika erotike,
i përgatitur për botim:
“Të parën herë që Adamit
iu dha mundësia,
NANSI ASTOR
CLEZO - bohemi, që kaloi portën e rëndë të Akademisë Suedeze

Ç’t’i thuash kësaj vajze! Si t’i përballesh sinqeritetit dhe sofizmit të saj?
Pasi mbaron së qeshuri, mendohesh: vërtet, ashtu duhet të jetë! Gjer edhe përjashtimi i sentencës, fituesja e parvjetshme e Nobelit, britanikja Doris Lesing, e kaloi portën e rëndë të Akademisë Suedeze atëhere kur nuk donte, në moshë krejt të thyer, kur i binte rëndë të shkonte gjer tek tregu në qoshe, për të psonisur, jo më të shkonte gjer në fjordet e largëta suedeze, për të qëndruar kaq kohë poshtë prozhektorëve... Sikur ta kishte profitizuar, vajza letrare e internetit, çdo të ndodhte ca ditë më vonë! Njeri prej atyre “gjenive”, që ajo i kishte kaq inat, frëngu Jean Mari Gustave Le Clezo (o zot, si mos të të ndezë llambushkat e inatit ky frëng, qoftë edhe për shkak të emrit të tij kilometrik!), kaloi edhe ai portën e rëndë të Akademisë Suedeze. Kjo ndodhi parvjet, kur shkoi për të marrë në dorëzim Nobelin e shumëndërruar të letrave, që të rendit automatikisht, si me magji, në rreshtin e madh të gjenive.
Nëse do të kërkonim, për hatër të vajzës në fjalë, ndonjë të dhënë lehtësuese për këtë “uzurpator” të ri të lavdisë, do të mbeteshim gojëhapur nga ato ç’ka do të mësonim.
One man show: ROBERTO BENINI

Rekuiem poetik ndër vite
GRIGOR JOVANI
Shtëpia në fshat vjetërohet
dhe mund të shembet një ditë,
si nëna ime,
që plaket në qytetin e madh,
larg nga vendlindja.
Përbrenda e ha një merak,
më i madh se ai i shtëpisë:
“Mbete me një vajzë,
ndryshe nga gjindja”.
Fjala është për mosvazhdimin e fisit.
(“Ç’emër do të trashëgojë?
Ndryshe po të kisha...
dhe nipër”).
As që i bien në mendje
librat e mi poetikë,
me mbiemrin e fisit
përsipër.
Σάββατο 6 Φεβρουαρίου 2010
Tre “gladiatorë” në arenën evropiane të “best seller”-it

U prezantuan, “u provokuan” këndshëm midis tyre, bashkëbiseduan me publikun e shumtë rreth mjeshtërisë së të shkruarit, si edhe për pasaportën e letërsisë moderne, që shkruhet dhe lexohet sot në Evropë.
Njihuni me ta...
Panteoni evropian i vargjeve

Mund të shtohej edhe më tej katalogu... Përpos të tjerave, pas njohjes me ta, seicili prj nesh pashmngshëm do të bënte atë pyetje, që bëri një mik i njohur i letrave, tek e publikova së pari në një sait internetik këtë material: "Qysh nuk i njihnim më parë?! Ku na kishe mbyllur, o dreq?!"
Shijojini, miq të dashur dhe, për të mirën tonë të përbashkët, shtojeni, në doni, këtë katalog...
Riatdhesimi i vonë i Shekspirit
Dini gjithshka për Shekspirin?

Njerëzit e kanë këtë huq: kur zhbirojnë rreth një teme, e ngatërrojnë më keq. Nuk e teproj. Si do t’ju ngjante juve, po t’ua prisja shkurt: “Shekspiri është italian!”. Patjetër, të marrë do më quanit. Mirëpo, këtë nuk e pretendoj unë, por një sërë studiuesish italianë, nga ata me një shportë titujsh e librash.
"Vreshtat e Dionisit"
Εγγραφή σε:
Αναρτήσεις (Atom)