Nuk e besoj! Ashtu dhe kështu, jeta e tij fshihet mes një mjegullnaje, të cilën, në vend që ta shpërbëjnë vitet dhe shekujt, dendësohet më tepër. Për të përcaktuar portretin e dramaturgut u dashka të zhvillohen konkurse dhe simpoziume shkencorë në Britani, ku si i mirëfilltë zgjidhet njëri syresh, gjithmonë më i mundshmi, kurse për të ravijëzuar shpirtin e bardit thirret në ndihmë nuhatja e pashuar e ujkut të plakur të ekranit, 70 e ca vjeçarit Bashter, si dhe talenti i Xhozef Fains-it, tek “Shekspiri i dashuruar”, ku me të vërtetë ringjalli një poet. Por të gjitha këto janë… filologjike.
Kush qe në të vërtetë dramaturgu më i madh, që polli gjenia njerëzore?
Njerëzit e kanë këtë huq: kur zhbirojnë rreth një teme, e ngatërrojnë më keq. Nuk e teproj. Si do t’ju ngjante juve, po t’ua prisja shkurt: “Shekspiri është italian!”. Patjetër, të marrë do më quanit. Mirëpo, këtë nuk e pretendoj unë, por një sërë studiuesish italianë, nga ata me një shportë titujsh e librash.
Por, Shekspirin gjetën?! Vazhdojnë të jenë po kaq të marrë, siç kanë qenë gjithmonë, italianët? Të marrë?! …(!) Nuk do ta thoja! Jo, pa i dëgjuar më parë…
Vërtetë, si do të ndjeheshit po t’u thosha papritmas: “Harroni gjithshka dini për Shekspirin. Fillojmë nga e para. Nuk quheshe Uiliam, por Mikelanxhelo. Mbiemri i tij nuk ishte Shekspir, por Florio. Në një moment të jetës së tij të trazuar, u detyrua të zgjedhë emrin e së ëmës, Gulielmina (në trajtën mashkullore) dhe mbiemrin e saj nga prindërit, Skrolanca. Edhe sot vazhdon në Mesina familja e vjetër Skrolanca…”
Ç’hyn këtu Mesina italiane? Mos u ngutni! Çdo të thonit, po të vazhdoja t’u thoja, se “Shekspiri nuk ka lindur në Stradford on Eivon, por në Mesina. Nuk ishte anglez, por italian?” Unë për vete (pse ta fsheh?), kur i dëgjova së pari këto, pësova një trazim alergjik. Menjëherë, thashë të masja tensionin, ngaqë vuaj prej tij. Të jenë kaq “të pacipë” këta pepinot? Të jenë kaqë snobër britanikët? Megjithatë…
Le ta shikojmë më vëmendshëm këtë histori, në pamje të parë “të marrë”, këtë teori, që i ka lënë pa mend italianët, për të konstatuar edhe një herë, ne vetë, se në këtë botë çdo gjë mund të ndodhë. Në fund të fundit, mbase ajo ndihmon të pështjellohet lëmshi i pyetjeve të papërgjigjura rreth figurës gjeniale, veçse tejet enigmatike, të njerit prej krijuesve më të mëdhenj, që ka njohur njerëzimi. Këtë durim ma sponsorizoi më tej edhe një fakt tjetër, tepër ngacmues: shkëndijën e ndezën fillimisht vetë britanikët. Italianët e vazhduan më tej. Pric, që s’do e bënin…
Ta vëmë çështjen poshtë, sipas llogjikës së kësaj teorie.
Pyesim: si është e mundur, që i biri i një zanatçiu anglez, që përgatiste në punishten e tij dorashka lëkure dhe fitonte vetëm sa të mbante gjallë familjen, të zotëronte kaq shkëlqyeshëm latinishten, historinë dhe kulturën e vjetër të latinëve. Si bëhet, që një i ri provincial, nga periferitë më të pazhvilluara të mjedisit historik anglez të kohës, i padalë qoftë edhe në qendrën provinciale, të dinte të përshkruante me kaq saktësi, si Marko Poloja viset e Lindjes së Largme (që, megjithatë, i vizitoi), qytete, vende dhe mjedise italiane?
Pyetja bëhet akoma më enigmatike, po t’i shtosh kësaj gjeografie të Apenineve edhe doket, dialektet, familjet italiane të asaj kohe, me trungjet dhe degëzimet e tyre, gjithshka kishte të bënte me mjedisin historiko-demografik të asaj që quhet “Italia e asaj epoke”. Italia, rigorozisht ashtu siç e trashëguan brezat e mëvonshme, nga të 17-të, prej 35 veprave në përgjithësi, që i la botës Shekspiri.
Kryepyetja: përse ky përkushtim titanik i një britaniku për Italinë? Gjysma e veprës (!) Gjatë gjysmës së jetës (!) Asnjë shkrimtar kombëtar, i këtyre përmasave, nuk e ka bërë këtë për një... Atdhe tjetër.
Hë, nuk filloni edhe ju të vetëpyeteni: ore, mos vallë, me të vërtetë, ka qenë italian? Mos kini turp t’ia bëni vetes këtë pyetje. E bënë, para jush, kritikë, studiues dhe historianë të njohur britanikë, të cilët u shprehën rreth kësaj teorie në median më serioze vendase. Shkencore dhe jo. Pikërisht, se janë seriozë njerëzit atje, jo viciozë, nuk lenë asgjë të bjerë poshtë. Shkoqitin çdo fakt. Gjer edhe ditëlindjen e saktë të idhullit të tyre, Shekspirit. Po, po, tashmë edhe ajo nuk është e sigurtë, sipas britanikëve. Paçka, se po ta vësh poshtë dhe ta mendosh me gjakftohtësi, diçka “të stisur” duhet të ketë atje, nuk mund të bëhet aq “magjike”, siç e mësuam nëpër shkolla, që ditëlindja të qëllojë e njejtë me ditëvdekjen: 23 prill 1964 - 23 prill 1616 (!) E vetmja gjë e sigurtë në këtë histori është vendvdekja, në Stradford on Eivon. E vërtetojnë regjistrat kishtarë. S’mund të hyjë dyshimi në skolacitetin britanik të këtyre gjërave...
Por, le t’i kthehemi në fillim, teorisë në fjalë. Ato, rreth Italisë dhe Mesinisë, ku bazohen? Paradoksale sa të doni, por vërtetohen nga historia. Dhe, një teori, e cila bazohet në fakte të pakundërshtueshme historike, mund të injorohet ashtu lehtë?
Ja shpjegimi: në atë kohë, Siqelia gjendej nën pushtimin spanjoll. Ngaqë të gjithë në familjen Florio ishin kalvinistë, domethënë heretikë, për t’i shpëtuar përndjekjes së Gjyqit të Shenjtë, u detyruan të fshihen. Kështu që emigruan në Angli. Të njejtën rrugë ndoqën edhe shumë familje të tjera kalviniste siqeliane.
Atje, në Angli, i riu Mikelanxhelo, që tashmë quhej Gulielmo, përktheu emrin e tij në Uiliam dhe mbiemrin në Shakespeare, ku “Shake” (e lëvizshmja) ishte përkthimi anglez i Scrolla, ndërsa “Speare”, ishte përkthimi i tehut të shpatës. Rezultantja, mbiemri i ri, ai që i mbeti historisë: Shakespeare - “Teh lëvizës”.
U martua me An Hathaguei, ishte prind i tre fëmijëve, i bijës Suzan dhe i djemve Hamlet e Xhuntieth. Me identitetin e ri Shekspiri udhëtoi i lirë në Itali dhe në Greqi. Supozohet, se më të shumtën e jetës e kaloi në Verona, në Venecia, në Madova, Padova dhe, natyrisht, në Londër. Jetë e ndarë më dysh: djalëria në Itali, pjekuria në Angli.
Kjo ishte, me pak fjalë teoria e “riatdhesimit” të vonë të Shekspirit. Kanë të drejtë ta bëjnë këtë italianët? Mund t’ua dorëzojnë kaq lehtë britanikët idhullin e tyre?
“Në asnjë mënyrë nuk pretendojmë riatdhesimin e Shekspirit”, thotë prof. Iuvara, i Universitetit të Mesinës. “Thjesht, pa dashur, si italianë, na përkëdhel sedrën ekzistenca e një teorie të re. Dhe le të ketë të bëjë ajo me një njeri kaq të famshëm, si Shekspiri…”.
Doemos, diku, dikur, duhej t’i sfidonion edhe italianët britanikët. Duhej t’i fitonin edhe ata një herë. Britanikët u mësuan italianëve futbollin. U morën trajnerët më të mirë që kishin: kombëtarja angleze “profesore” Kapelon, Çelsi dhelprën Ançeloti.
E, koha nuk ishte t’u merrnin edhe italianët diçka?
U linda në Jorgucat të Gjirokastrës më 1959. U rrita në Laç. Studiova Filologji. Pasi punova për dy vjet mësues letërsie në Mirditë dhe Krujë, deri sa u largova nga Shqipëria kam qenë gazetar profesionist. Prej vitit '91 jetoj familjarisht në Athinë, ku jam marrë me shtypin e emigracionit. Kam qenë në kohë të ndryshme kr/redaktor në gazetat "Zëri i emigrantit", "Rilindja XXI", "Tribuna", në revistën "Pelegrini" dhe drejtor i gazetës "Albanews". Aktualisht, shkruaj letërsi dhe botoj e drejtoj revistën letrare dhe artistike "Pegasi".
“Grigor Jovani ka lindur “Ditën e Gënjeshtrave”, për të thënë në poezi Të Vërtetën”.
NAUM PRIFTI
(Nju Jork)
“Është vështirë të gjesh gjetkë një pikëtakim të tillë, të cilin edhe Morrisey i Madh i lirikës do ta kishte zili. Është fjala për pikëtakimin tipik të poetit Grigor Jovani, i cili vjen mitik në poezinë e tij. Jovani del nga kuadraturat ballkanase dhe krijon anën pikëtakuese Perëndimore, duke sfiduar parësoren dhe duke i dhënë shans dytësores”.
FATMIR TERZIU
(Londër)
“Sjell vlera të mrekullueshme ky poet i vërtetë. I hoqa mënjanë, mezi kursehen në këto kohë. T’i kem aty, kur shpirti të ndjejë dimër...”.
FARUK MYRTAJ
(Toronto)
“Mund të them pa frikë se shtëpinë vjershave ua ke ndërtuar me gurë të skalitur, betonarme, që nuk e shembin dot as breshëri, as dëbora e tufani dhe as tërmeti me nëntë ballë. Shtëpia e vjershave të Grigor Jovanit qëndron e fortë dhe e patundur në mjedisin e poezisë më të arrirë shqipe”.
HYSKË BOROBOJKA
(Tiranë)
“Unë, që zakonisht ruhem nga superlativat, pasi lexoj poezitë e tua, them që je poet i mrekullueshëm, Grigor, gjithnjë befasues. Je poet i lindur, vllajo!”
ALBANA MËLYSHI-LIFSCHIN
(Bruklin)
“Poezia e Grigorit ka një qartësi që të habit me reflekset e dritëzave, nga përthyerjet në prizmat poetik dhe jetësor. Syri i hollë vëzhgues, depërtimi në labirinthet dhe të fshehtat e shpirtit të njeriut, veshja me një vello të butë hënore e motiveve jetësore, të ngritura në art, i japin poezisë së tij brishtësi, freski dhe veçanti”.
MYSLIM MASKA
(Athinë)
“Ndihem e respektuar dhe shumë e kënaqur me poezitë e Grigor Jovanit. Mundësisht, sa më shumë prej tyre, aq më ushqim për shpirtin. Më pëlqen, sepse shpesh ajo më ngjan me reflekset e asaj copëze kristali, që duke e vështruar, të krijohet përshtypja se brënda kësaj mase të magjishme do gjesh labirinthe pafund ndriçimesh.”.
LINDITA AGOLLI
(Tiranë)
“Vërtet të bukura poezitë e Grigor Jovanit. Të mrekullueshme! Më të koncetruara se vera që dehu Polifemin. Poezitë e tij, pa veçuar asnjerën, janë vërtet si një verë e vjetëruar, që sa më shumë të pish, aq më tepër do që ta ngresh gotën”.
NDUE LAZRI
(Bolonjë)
“Një poezi që të bëhet e dashur dhe të intrigon, aq sa ti, si lexues, ke njohur një poet jo të lodhshëm, por një bashkëbisedues të sinqertë dhe një mik të madh të njeriut”.
STEFAN MARTIKO
(Athinë)
“Jovani poet është tejet i çlirët, tejet i natyrshëm e komunikativ, tejet i ndjerë. Xixëllimi i poezisë së tij është në të përditshmen, pa asnjë lloj autocensure, por me një liri të habitshme. Në dukje të thjeshta, të gjitha poezitë kanë filozofinë, përjetimin e thellë, figuracionin e mjaftë për të shprehur me veshjen më të bukur mendimin”.
VAID HYZOTI
(Rixhvud)
“Ti fluturon me një kalë të magjishëm, miku im, me Pegasin. Ndaj krijon vargje të tilla. Dikur kisha bërë edhe unë një poezi, në qelinë e burgut: “Erdhi Pegasi në qelinë time”. Tani vjen tek unë ti, me kalin tënd fluturak. Me poezinë tënde të mrekullueshme”.
VISAR ZHITI
(Romë)
“Miku ynë, Grigor Jovani, është trajektore e spikatur në qiellin e poezisë së krijuesve jashtë Shqipërisë (ndoshta është ky qiell edhe më i kompletuari me yje). Kështu na vjen vlera e tij, duke u informuar me poezinë më të mirë që bëhet në Amerikë, Itali, Angli, Greqi e gjetkë”.
NOVRUZ ABILEKAJ
(Athinë)
“Poezi që botohen në vend të fjalëve të një urimi. I lexoj me një frymë, se ato dreqka janë një grimë, si sheqerkat e dashura të nënave korçare, përpihen menjëherë. Dhe më vjen të them, se ai që ka zemër të sëmurë, mund t’i kërkojë Grigor Jovanit një të re. Ai shejtan ka sa të duash”.
ROLAND GJOZA
(Nju Jork)
“Duke lexuar poezitë e Grigor Jovanit nuk mund të jesh indiferent, sepse ato të ngjiten pas shpirtit, si pjesëz e ndjesive të tua si lexues e kjo sepse ai është tepër i sinqertë në atë çfarë ka përjetuar e mishëruar në vargje, që në dukje mund të shfaqen të thjeshta, por gurgullojnë si burimet poshtë gurëve e fletëve, për t’u shfaqur më pas kristalore”.
KOLEC TRABOINI
(Boston)
“Këndo, Grigor Jovani, këndo këngën e bukur,/ atë këngë, që shpirti ta thotë,/ si dallgë, si valë, si e erë lehtë/ të bjerë zemrave tona, si puhizë e ngrohtë!”
PETRAQ J. PALI
(Virxhinia)
“Të shkurtra vërtet poezitë e Grigorit, por a s’janë të çmuar diamantët, pikërisht mes pakësisë sëformës së tyre?”
THANAS BOÇI
(Athinë)
“Në radhë të parë të uroj për keto poezi, që më dhanë kënaqësi të veçantë. Jo vetëm që jeni PURE i pastër në poezinë që shkruani ( siç thotë për juF.Terziu), por shumë i pastër dhe dashamirës në mendimin kritik ndaj miqve. Lum ata/ ato, që të kanë pranë!”
JULIA GJIKA
(Amerikë)
“Kjo poezi është një rrugëtim pa fund në botën e brendëshme të Grigor Jovanit, që rreket “të pushtojë” e të qetësojë shpirtrat tanë të munduar. Poezitë e Jovanit kanë një varg konciz, të lirë e bashkëkohor, ku të gjithë ne, miq e lexues të tij, e ndjejmë veten aq pranë, sikur të ishim pranë oxhakut të ngrohtë të shtëpisë së tij, në një ditë dimri”.
MIHO GJINI
Mjeshtër i Madh
“Na shtove bukën e kësaj vere, t’u shtoftë bereqeti! Të falenderoj për këto poezitë e bukura, secila sjell metaforisht një fabul, sa të këndshme, aq edhe mbreslënëse”.
AGIM BACELLI
(SHBA)
“Unë u përpoqa të të ndiqja në udhëtimin tënd brenda vetes, por nuk munda, u dorëzova, mbeta pas dhe kërkova gjirin tim, më të qetë, por nuk më linin ato dallgë, që më ngrite ti në mendje dhe në zemër, o Gole. Po me mua ç’pate?! Apo, ç’desha unë, që u ngatërrova me detin e shpirtit tënd?!”
LLAZAR VERO
(Filadekfia)
“Të bëj portretin poetik të Grigor Jovanit? Poet lirik i mrekullueshëm, ironik dhe i drejtpërsëdrejti, plot vezullime ngjyrash, ku në një pasqyrë të madhe sa bota sheh fytyrën e njeriut, nëpërmjet një vetvetjeje plot nerva, ndjenja e pasione të sinqerta...”
PIRRO LOLI
(Tiranë)
“Grigor Jovani luan me poezinë e tij, pse e ka nënshtruar plotësisht atë, vendos ai se në ç’monopate apo bulevarde do ta shpjerë, sa hapësirë do t’i lejojë, në ç’oktavë ta ngrejë apo ulë zërin. Poezia e mirë, si kjo që kemi në duar, detyrimisht është ngushëllim, shpresë, kurajë”.
ROBERT GORO
(Athinë)
“Të paça, o këngëtar, me shpirtin më fisnik,/ me ty sot derte qava, poezia jote mallet m’i ndezi,/ atje ku ti Greqisë, me fjalën e bukur shqipe i flet,/ porsi rrezja e dritës, në një bukuri mëngjezi!”
LLEMADEO
(Gjermani)
“Poezia jote të përkëdhel e të çjerr, të ngroh e të shkakton mornica, të mjegullon sytë e të dhuron një buzëqeshje. Je poet i vërtetë, Gole, e di apo jo? ”.
ZHANETA LAZRI
(Bolonjë)
“Kantina poetike e Grigor Jovanit, prodhon verë me cilësi të lartë. E di që e dini, por pse po e rikujtoj, nuk ka ndonjë të keqe...”
PILO ZYBA
(Monemvasia)
“Shpirti ma ka një maraz:/ do desha vargjet e mia/ të m’i çojë kali Pegas/ në Athinë, tek Gole miku,/ ku selinë ka poezia!”
PANO TAÇI
(Tiranë)
“Asnjë e shtënë tronditëse. Asgjë solemne. Magnetizim që të tërheq. Poezi sa rrënqethëse, aq dhe balsam qetësues. Një “sëmundje”, nga e cila nuk mund të shpëtosh, por infektohesh. Dhe që të duhet shumë mund, për të shpëtuar prej saj. Nëse dëshiron të shpëtosh, gjë që e konsideroj të pamundur”.
ALUSH AVDULI
(Sarandë)
“Mos, o Gole! Mos bëj vjersha të tilla, si ajo me titull '”Orë e çakordisur”, i dashur mik, se mirë ti je i “çakordisur” krejt, por na bën edhe ne të lëngojmë dhimbshëm për atë të shkretë... çakordisje”.
DILAVER BAXHAKU
(Tiranë)
“Usta” më është Grigor Jovani,/ Prej tij dua të vjedh ndonjë varg./ Sado që plasa nga “inati”,/ Mbeta pas tij, si çirak”.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου