Κυριακή 21 Φεβρουαρίου 2010

“World Press Photo” - fotografitë më të mira të 2009-ës


Në kuadrin e Konkursit të përvitshëm Ndërkombëtar “World Press Photo” u shpallën fituesit për fotografitë më të mira, sipas kategorive të ndryshme, të botuara në shtypin e përbotshëm, gjatë vitit 2009.
Në të katër anët e globit të përndezur tokësor, fotoreporterët profesionistë, si kronikanët më besnikë dhe origjinalë të së përditshmes, që duke u shkruar futet automatikisht në histori, rrezikojnë përditë jetën për të përmbushur misionin e tyre: t’i transportojnë botës realitetin ashtu siç është, besnikë të devizës që i shoqëron: “Një foto - mijra fjalë”. 
Fotoreporteri Adam Ferguson i “New York Times”, fitues i Çmimit të Parë në kategorinë “Spot News Stories”, thotë për historinë e krijimit të fotografisë së tij: “Po rrija në zyrat e gazetës sonë në Kabul dhe përpunoja disa fotografi. Atëhere u dëgjua një “Buuum!” i tmerrshëm, dritaret shpërrthyen dhe unë u hodha përpjetë. E kuptoja se kishim të bënim me një bombë, e cila  kishte shpërrthyer aty afër. Rrëmbeva aparatin tim fotografik dhe dola jashtë, duke kërkuar renë e tymit. Mbërrita në vendin e ngjarjes , bashkë me një koleg të “Associated Press”-it. Njerëzit ulërinin dhe të plagosurit po largoheshin me të gjitha mjetet: trupa në tenda provizore, gjak në tokë dhe gjuhët e zjarrit, që ngrinin kokën gjer lart. Nga të dyja anët e rrugës, ndërtesat ishin shkatërruar. Bomba ishte shumë e madhe. Shkatërroi gjithë kuadratin”.
Vërtet, ka çmim të përshtatshëm, që të vlerësojë këtë “art”?


 
FOTO 1:
David Guttenfleder i “Associated Press”-it i zuri ushtarët amerikanë me... pantallona të ulura në Afganistan dhe fitoi çmimin e dytë në kategorinë “People in the News Singles”.







FOTO 2: 
Adam Ferguson i “New York Times” u nderua në kategorinë “Spot News Singles”. Fotografia pasqyron një skenë nga sulmet e kamikazëve në Kabul.







FOTO 3: 
Në kategorinë “Spot News Stories”, fotografi palestinez i AFP-së, Olivier Laban-Mattei, tregon tmerrin e vërshimit të plumbave në Gazën e janarit të 2009-ës.

FOTO 4: Gazetari i pavarur italian Pietro Masturzo fitoi çmimin e parë në kategorinë “The “Winner”. Fotoja pasqyron një grua iraniane, që demonstron kundërshtimin e saj për zgjedhjet e fundit presidenciale në Iran, prej... taracës së shtëpisë së saj. Lidhur me këtë fotografi, një anëtar i Jurisë, tha: “Fotografia tregon fillimin e diçkaje, fillimin e një historie të madhe”.



FOTO 5: 
Për kategorinë “Dally Life Stories”, fotografi Gihan Tubbeh fitoi çmimin e parë, në fotografinë e vogëlushit 13 vjeçar Adrian, me probleme akustike dhe në të folurit.




FOTO 6: 
Fotografia e Obamës në ditën e betimit si president i SHBA-së, e fotoreporterit Charles Ommanney, fitoi çmimin e parë në kategorinë “People in the News Stories”.
FOTO 7: 
Në kategorinë “Nature Stories” fitoi fotoreporteri kanadez i “National Geographic”, Paul Nicklen, për një fotografi që realizoi në Antarktidë.


FOTO 8: 
Elizabeth Kreutz dhe Gareth Copley fituan çmimet sportive, duke fotografuar Lance Armstrong-un dhe Jonathan Trott-in.

Përgatiti:
GRIGOR JOVANI

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου