Kësaj teme i jam kthyer disa herë. Rrallë e kam bërë. Jam nga ata, që besojnë se fakti është si një zog: e gjurmon mes pyllit të dendur të ngjarjeve, e mbërrthen mes pëllëmbëve, e fut në kafazin e një shkrimi dhe pastaj... asgjë, ka fluturuar. Nuk është më i yti.
Kjo mund të jetë një risi e përgjithshme gazetareske. Por, si çdo risi, ka përjashtimet e saj. Aq më shumë kur ke të bësh me njerëz, të cilët nuk i nxë kafazi i kohës. Çdo lloj kafazi. Dhe po t’iu thosha se fjalën e kam për një artist, nga ata, të cilëve është e pamundur t’u vësh një tabelë të caktuar për “t’i pozicionuar” kombësisht dhe artistikisht (oh, ç’trill mëkatar ky i “tabelizimit” të artistit!), atëhere shpresoj se do t’i jepnit të drejtë tundimit tim, për t’iu kthyer sërisht kësaj teme.
Jam takuar disa herë me Qenan Mesare-në. Me arhondin shqiptar të Janinës. Aq shumë më impresionuan takimet artistike me të, saqë “zogu” i frymëzimit flatrazoi po kaq herë në kraharorin tim.
Ç’të bëja: mos t’i gjeja qiell për ta liruar?
Takimi i parë
I pari shkurt i këtij mijëvjeçari, ai i 2000-ës, qëlloi më i ashpërri i dimrave që mbaj mend. Mbase për t’u kujtuar njerëzve, se nuk do të kapërdiheshin kaq kollaj... kohët e reja, vitet e mijëvjeçarit të ri. Me t’ime shoqe, ai shkurt na ngujoi në Janinë, inkognito nga Atdheu për në Athinë. Në pritje që të pushonte dufi epiriot dëborës, zumë një hotel (“... morra rrugën për Janinë/ oi, oi...”, thotë kënga) dhe në mbrëmje, për të zbuar dertet, thamë të shijonim mezetë e famshme janjote. Por, krejt rastësisht, shijuam diçka tjetër, kaq të rrallë dhe befasuese, saqë harruam krejt robërimin tonë dimëror në atë qytet.
Në Qendrën Kulturore të Bashkisë së Janinës, fare pranë hotelit tonë, bëhej atë mbrëmje përurimi i një ekspozite. Më shumë për t’u ngrohur, i propozova gruas të hynim. Hymë dhe dolëm të fundit. I dëgjuam të gjithë. Qëndruam gjatë përballë çdo pikture. Dhe në fund, krejt pakuptuar, zumë vend tek porta, bashkë me organizuesit, të cilët përcillnin dhe përshëndeteshin me vizitorët.
Doemos, autori i munguar, piktori shqiptar Qenan Mesare, ishte i yni. Pa na e thënë kush, u ndjemë si të shtëpisë.
Paskëtaj nuk më hahej. Qejfi më kishte fluturuar. Më shumë se dimri janinjot, më kishte mërzitur sa s’thuhet brenga e mostakimit. Isha bërë kaq, kisha lexuar dhe parë ndërkohë kaq e kaq gjëra, në ato limere që shtegtonte gjithë jetës edhe ai, piktori i famshëm, por nuk e kisha njohur kurrë këtë artist. Që ishte kaq i madh. Që ishte i yni. Që mburrej me ne. Që e mburrnin edhe të tjerët për atë që ishte. Që ishte i yni...
Askush (“natën na e bënë pusinë/ oi, oi...”, vazhdon kënga) nuk na kishte folur për të...
O zot, sa të paditur ishim!
Rrënjët
Qenan Mesare u lind më 1989 në Janinë.
Kush nga shqiptarët nuk e njeh Janinën? Është porta që na është hapur përherë në Jug, për t’u takuar me botën. E thotë dhe Kadareja, tek rrëfenjat e tij gjirokastrite: drejt saj dhe prej saj hynedilnin varganet e përhershme të ushtarëve, të mercenarëve, të udhëtarëve, të kusarëve, të bejtexhenjve dhe aventurierëve gjithëlloj. Sepse ky qytet, “i legjendeva dhe i traditave”, siç e thotë një këngë greke, por edhe “kasabaja” ,“... e para në armata/ në grosh/ dhe në mandata...”, që i këndonim edhe ne në jug, ishte hani i udhëkryqit të erërave.
E rrihnin nga Lindja, por e rrihnin edhe nga Perëndimi.
Në këtë qytet, në pamje të parë oriental, gjallonte një jetë multikulturore. Si askund, bënin jetë paqësore në të raca “të kundërta”, të krishterët grekë (romiotë), myslimanët (kryesisht shqiptarë), turqit dhe çifutët. Pranë kishave, myzeinët këndonin nga minaretë e xhamive, por në shkollat e famshme, si në “Zosimea” e gjetkë, ligjëronin iluministët frëngë. Edhe Frashëllinjtë tanë të mëdhenj të dijes dhe të patriotizmit, në vatrën e mësipërme përndezën mendjet dhe zemrat.
Për të shkruar paskëtaj historinë e ndritur të kombit.
Bisk i kësaj shoqërie ndërkulturore që gjallonte në këtë qytet të jashtëzakonshëm mozaikal ishte Qenan Mesareja. Kam shënuar qysh atëhere në bllokun tim përcaktimin që i bëri Mesaresë, në përurimin e kësaj ekspozite, kryepushtetari i atëkohshëm vendas, Nikolaos Zarbalas: “Është aristokrati janinjot me emrin dhe prejardhjen shqiptare, por me kulturën frënge dhe me shpirtin grek”.
E, ç’daltë më e mrkullueshme kohore, mund të gdhendëte portretin e një artisti, në atë udhëkryq erërash? Pikërisht për njerëzit e këtyre udhëkryqeve, nuk bënte fjalë dhe Kadareja i legjendave gjirokastrite?
Qenani ishte bir i një porte të madhe shqiptare të Janinës. Prejardhjen e kishin nga një fshat shqiptar pranë kufirit, nga Mesaria, në perëndim të Konicës. Bibliografët grekë thonë se edhe sot, në Shqipëri, rron farefisnija e tij e largët, me të njëjtin mbiemër. Ai vetë i nënshkruante gjithmonë shqip punët e tij, MESSARE, por me dy “s”, shënjë e kulturës së tij perëndimore. Kështu, shqip, porositi që t’ia emërtonin edhe varrin. Dhe kështu u bë.
Ishte biri i një autoriteti të lartë ushtarak të Perandorisë Otomane, gjeneralit Hasan Tahsin Pasha. Ky veteran, edhe pse në lirim, u thir me ngut nga Porta e Lartë, që të shpëtonte një front që po shembej. Mori në fillim të tetorit të 1912-tës në duart e tij fatet e Ushtrisë Turke, me misionin që të shpëtonte ç’të mundëte nga dekompozimi evropian i perandorisë.
Por gjenerali shqiptar ishte largpamës.
Duke ndjerë se marshimi çlirimtar i vendasve ishte i pandalshëm, “tradhtuar” edhe nga ndjenjat e tij miqësore ndaj tyre (e shoqja kishte origjinë dhe kulturë greke, ndikuar prej saj dhe nga ambienti përreth, fëmijët e dashuronin si të tyrin këtë vend), gjenerali u ngujua me armatat e tij në Selanik, rrethuar nga grekët dhe bullgarët, që donin, seicilët për vete, të hynin të parët si çlirimtarë në qytet, për të marrë vendimin e madh:
Kujt do t’ia dorëzonte Selanikun, atë nyje kaq të rëndësishme në Veri, njëlloj si Janina, pashai turk me rrënjë shqiptare? Bullgarët i taksën një det me flori. E thonë kronikanët e kohës. Nga ana tjetër, mbreti Konstantin i grekëve dhe kryeministri Venizelos i bënë thirrje të pyeste ndërgjegjen e tij. Të bisedonte me rrënjët e prejardhjes dhe të vendoste: Gjak apo paqe! Armiqësinë apo mirënjohjen e fqinjve shekullorë? Grekët janë të zgjuar: dinë të prekin telat e zemrave, kur duan.
Shqiptari vendosi. Dërgoi në Shtabin grek, me rrezik jete, vetë të birin, Qenanin 23 vjeçar, që ndonëse me prirje delikate artistike, e mbante aso kohe pranë vetes, si ushtar, mbase për ta burrëruar në fakën e ngjarjeve të zjarrta, me përgjigjen që e shkroi historia:
“Këtë vend e morëm nga grekët dhe unë vetëm tek grekët kam për ta dorëzuar”.
Ai burrë, nga armik, u bë miku i përjetshëm i grekërve. Më 26 tetor të 12-tës, armatat greke, me në krye mbretin Konstantin (kjo duket në veprat e mëvonshme të Mesaresë) hynin triumfalisht në Selanik.
“Jeni shqiptar?”, e pyeste gjeneralin gazeta athinjote “Embros” e kohës, më 7 nëntor të atij viti. “Sigurisht që jam shqiptar, - përgjigjej ai, - por greqishten dhe kulturën tuaj e mësova në qytetin tim, në Janinë”.
Andej e tutje, Mesaretë u bënë familja e arhondëve shqiptarë me reputacion në jetën shoqërore dhe politike greke.
Panteoni
Talenti i vizatimit i shpërrtheu Qenanit qysh në fëmijërinë e parë. Ishte aq i dukshëm dhe e bëri kaq për vete, saqë i ra në sy një hoxhe, miku të familjes, i cili e paralajmëroi pashanë, se i biri po i dorëzohej... shejtanit. Por ja që pashai, ashtu si shumica e bashkëkombësve të tij, i ishte dorëzuar “shejtanit perëndimor” për vete... Kurrë s’i shtyu fëmijët të bënin diçka që s’e donin. I mësoi që t’i faleshin dashurisë dhe dëshirave të tyre. Kështu që skica e parë e djaloshit (më vonë e dashuroi këtë gjini, u bë bashkëpunëtor i së famshmes pariziane “Ici Paris”) ishte vetë... hoxha në fjalë.
I riu Qenan studioi fillimisht në Stamboll.
Origjina e tij aristokratike e çoi tek shkolla e famshme “Gallata - Serai”, simotra e “Zosimeas” të Janinës. Atje, përveç shqipes dhe turqishtes, të cilat i kishte mësuar qysh në vogëli, përvetësoi arabishten, persishten dhe frëngjishten. Kjo e fundit i hapi shtigjet ,që do të ndiqte në jetë. Nga ajo kohë u bë iluminist.
Qenan Mesare ishte kozmopoliti që kapërceu qysh në rini kufinjtë anadollakë të kohës.
Pas dorëzimit të Selanikut, familja Mesare u vendos në këtë qytet, ku i nderonin të gjithë. Falë një pensioni nderi, që i akordoi shteti grek, për t’u qetësuar, gjenerali u shpërngul në Lozanë. Atje dhe vdiq më 1918. E varrosën me nderime në Selanik, me shpenzime bashkiake, ku morën pjesë autoritetet kryesore greke, jo si një ish ushtarak turk, por si një gjeneral vendas. Kurrë nuk u harrua, që shqiptari i Janinës i kishte ndihmuar grekët në kohë të vështira. I ngritën shtatore, vunë emrin e tij në rrugët e qyteteve.
Kur i mësova të gjitha këto, u vetëpyeta: Ç’duhet më tepër për një miqësi?
Fëmijët nuk e ndoqën në Zvicër. Qenani vazhdoi të jetonte në Selanik, ku kishte miq të shumtë. Jetoi aty shumë vjet. Kishte emër të mirë. La stampën e njeriut “bon viveur”. Fitoi reputacion të gjërë, që i kalonte kufinjtë provincialë. Ishte anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Caktimit përfundimtar të Kufinjve Ballkanikë.
Luftrat ballkanike i kishte jetuar nga afër, pranë të jatit. Kjo përvojë bie në sy tek galeria e veprave që la pas. Ato qenë të gjitha një hymn trimërie për lirinë.
Pak më vonë u vendos përfundimisht në Janinë, falë martesës me aristokraten shqiptare Rafet, bijën e Mustafa Pashës së Janinës, nga sojet më të fisme të qytetit.
Aq e bukur ishte zonja e tij, saqë të zihet fryma, kur e shikon tani të përjetësuar në portretet e të shoqit. E dashuroi. Bëri dy fëmijë, dy djem me emra shqiptarë, që rrojnë edhe sot, njëri në Athinë, tjetri në Amerikë.
Ishte Arhondi i Janinës.
Me këtë emër e njohin të gjithë. Jetoi si aristokrat, ishte i fismë dhe bujar. Krijoi një art të madh. Ishte natyralist, ndikuar dhe frymëzuar nga ai francez. Mbi të gjitha, u bë këngëtari më lirik i liqenit të Janinës. E thonë kritikët më në zë grekë. Është, si të thuash, “Poradeci” i liqenit të Janinës. Punimet në akuarel dhe në bojra, me temë jetën e njerëzve të liqenit, si edhe pejsazhet rreth tij, janë të papërsëritshme. Të mahnisin me vërtetësinë. Sheh ujërat e kaltra në bezen e punimeve të Mesaresë dhe të vjen të zhytesh në to. Të hedhësh një grusht nga këto ujra në fytyrën tënde...
Ja kështu...
U nda nga jeta në paqe, siç kishte jetuar, në vendlindje, në sarajet e dëgjuara të Mesarejve, më 1965. E varrosën, siç kishte porositur, në Selanik, tek Varrezat Shqiptare të Triandisë, pranë të atit.
Kishte jetuar 76 vjet.
Të mjaftueshme për ta vendosur në panteonin e të paharuarve.
Takimi i dytë
Kisha bërë një shkrim për Arhondin e Janinës, pikërisht me këtë titull, me t’u kthyer në Athinë. Sime shoqeje i kishte mbetur merak, që nuk kishim pyetur në Janinë, ku mund të gjenim për të blerë (!) ndonjë vepër të tij. Për të mos e mërzitur, nuk i thashë, se për këtë qëllim do më duhej të shisja njëqind fish “veprat” e tanishme dhe të ardhshme të mijat dhe të miqve të mi...
Kur kujtoja se ky piktor, veç të tjerave, kishte mbetur në vetëdijen time si një kujtim mallëngjyes i asaj mbrëmjeje shkurti, që nuk do ta harroja kurrë, ndodhi takimi ynë i dytë. Shkak u bë miku dhe patrioti im, shkrimtari Telemak Koça. Si të mos i mjaftonte mëkati i “vjedhjes” së herëpasëhershme që u bënte motiveve të përbashkëta të vendlindjes, synonte të “vinte dorë” edhe tek ky motiv, me të cilin isha dashuruar. Kishte gjetur në Janinë një album të shkëlqyer me vepra të Qenan Mesaresë, botim i autoriteteve bashkiake të qytetit, dhe ma tregoi triumfalisht: “E njeh këtë?”.
Mallëngjimi më zgjoi sërisht zogun e frymëzimit. Ia huazova albumin mikut tim (nuk ia kam kthyer akoma), shëtita me orë dhe me ditë buzë liqenit, përkrah piktorit fisnik, dhe thashë të hidhja mbi letër disa mbresa të reja.
Dhe fillova të shkruaj: “Mora rrugën për Janinë/ oi, oi...”
Atë esse, bashkë me disa vepra të tij, i botova në numrin e parë të “Pegasit”. Madje, kopertina e parë e revistës ka një punë të tij. Një anije, duke lundruar në ujërat e qeta të liqenit. Një nisje...
Ku po më shpinte Qenan Mesareja?
Takimi i tretë
Ndodhi krejt papritur, siç kishte ndodhur i pari. Dhe ishte tejet emocionues, si ai. Pasi dëgjuam në “Strehën e librit” në Athinë, Ismail Kadarenë, gjatë vizitës së atëhershme në Greqi, për të promovuar një libër të tij, po pija nga një gotë me miqtë në fuajenë e ndërtesës. Më afrohet një zotëri i moshuar, i pashëm dhe i mbajtur, si aristokrat dhe më zgjat dorën:
“Jam Mesareja! Si jeni?”
Shtanga krejt. Ai emër?!
“Faleminderit për essenë kushtuar babait tim! Dhe për paraqitjen në revistën tuaj! Ma dha një mik dhe u lumturova! Më pëlqeu shumë!”
Ishte i biri i Qenan Mesaresë. Më fliste në greqishten aristoktratike, që tashmë, në më të shumtën e rasteve, ishte zëvendësuar nga popullorja e së përditshmes, por mua më ngjasoi se më foli shqip.
“Faleminderit!”, iu përgjigja në shqip.
“Nuk di, - ma ktheu në greqisht. Por atë fjalë e di, e mbaj mend nga e kaluara. Faleminderit!”
Dhe më zgjati kartvizitën e tij: “S. MESARE. Ersis 7. 117-73. Athina. Til. 210.82.16.316”.
Më shtërngoi përsëri dorën dhe, pasi mendoi një çast, tha:
U linda në Jorgucat të Gjirokastrës më 1959. U rrita në Laç. Studiova Filologji. Pasi punova për dy vjet mësues letërsie në Mirditë dhe Krujë, deri sa u largova nga Shqipëria kam qenë gazetar profesionist. Prej vitit '91 jetoj familjarisht në Athinë, ku jam marrë me shtypin e emigracionit. Kam qenë në kohë të ndryshme kr/redaktor në gazetat "Zëri i emigrantit", "Rilindja XXI", "Tribuna", në revistën "Pelegrini" dhe drejtor i gazetës "Albanews". Aktualisht, shkruaj letërsi dhe botoj e drejtoj revistën letrare dhe artistike "Pegasi".
“Grigor Jovani ka lindur “Ditën e Gënjeshtrave”, për të thënë në poezi Të Vërtetën”.
NAUM PRIFTI
(Nju Jork)
“Është vështirë të gjesh gjetkë një pikëtakim të tillë, të cilin edhe Morrisey i Madh i lirikës do ta kishte zili. Është fjala për pikëtakimin tipik të poetit Grigor Jovani, i cili vjen mitik në poezinë e tij. Jovani del nga kuadraturat ballkanase dhe krijon anën pikëtakuese Perëndimore, duke sfiduar parësoren dhe duke i dhënë shans dytësores”.
FATMIR TERZIU
(Londër)
“Sjell vlera të mrekullueshme ky poet i vërtetë. I hoqa mënjanë, mezi kursehen në këto kohë. T’i kem aty, kur shpirti të ndjejë dimër...”.
FARUK MYRTAJ
(Toronto)
“Mund të them pa frikë se shtëpinë vjershave ua ke ndërtuar me gurë të skalitur, betonarme, që nuk e shembin dot as breshëri, as dëbora e tufani dhe as tërmeti me nëntë ballë. Shtëpia e vjershave të Grigor Jovanit qëndron e fortë dhe e patundur në mjedisin e poezisë më të arrirë shqipe”.
HYSKË BOROBOJKA
(Tiranë)
“Unë, që zakonisht ruhem nga superlativat, pasi lexoj poezitë e tua, them që je poet i mrekullueshëm, Grigor, gjithnjë befasues. Je poet i lindur, vllajo!”
ALBANA MËLYSHI-LIFSCHIN
(Bruklin)
“Poezia e Grigorit ka një qartësi që të habit me reflekset e dritëzave, nga përthyerjet në prizmat poetik dhe jetësor. Syri i hollë vëzhgues, depërtimi në labirinthet dhe të fshehtat e shpirtit të njeriut, veshja me një vello të butë hënore e motiveve jetësore, të ngritura në art, i japin poezisë së tij brishtësi, freski dhe veçanti”.
MYSLIM MASKA
(Athinë)
“Ndihem e respektuar dhe shumë e kënaqur me poezitë e Grigor Jovanit. Mundësisht, sa më shumë prej tyre, aq më ushqim për shpirtin. Më pëlqen, sepse shpesh ajo më ngjan me reflekset e asaj copëze kristali, që duke e vështruar, të krijohet përshtypja se brënda kësaj mase të magjishme do gjesh labirinthe pafund ndriçimesh.”.
LINDITA AGOLLI
(Tiranë)
“Vërtet të bukura poezitë e Grigor Jovanit. Të mrekullueshme! Më të koncetruara se vera që dehu Polifemin. Poezitë e tij, pa veçuar asnjerën, janë vërtet si një verë e vjetëruar, që sa më shumë të pish, aq më tepër do që ta ngresh gotën”.
NDUE LAZRI
(Bolonjë)
“Një poezi që të bëhet e dashur dhe të intrigon, aq sa ti, si lexues, ke njohur një poet jo të lodhshëm, por një bashkëbisedues të sinqertë dhe një mik të madh të njeriut”.
STEFAN MARTIKO
(Athinë)
“Jovani poet është tejet i çlirët, tejet i natyrshëm e komunikativ, tejet i ndjerë. Xixëllimi i poezisë së tij është në të përditshmen, pa asnjë lloj autocensure, por me një liri të habitshme. Në dukje të thjeshta, të gjitha poezitë kanë filozofinë, përjetimin e thellë, figuracionin e mjaftë për të shprehur me veshjen më të bukur mendimin”.
VAID HYZOTI
(Rixhvud)
“Ti fluturon me një kalë të magjishëm, miku im, me Pegasin. Ndaj krijon vargje të tilla. Dikur kisha bërë edhe unë një poezi, në qelinë e burgut: “Erdhi Pegasi në qelinë time”. Tani vjen tek unë ti, me kalin tënd fluturak. Me poezinë tënde të mrekullueshme”.
VISAR ZHITI
(Romë)
“Miku ynë, Grigor Jovani, është trajektore e spikatur në qiellin e poezisë së krijuesve jashtë Shqipërisë (ndoshta është ky qiell edhe më i kompletuari me yje). Kështu na vjen vlera e tij, duke u informuar me poezinë më të mirë që bëhet në Amerikë, Itali, Angli, Greqi e gjetkë”.
NOVRUZ ABILEKAJ
(Athinë)
“Poezi që botohen në vend të fjalëve të një urimi. I lexoj me një frymë, se ato dreqka janë një grimë, si sheqerkat e dashura të nënave korçare, përpihen menjëherë. Dhe më vjen të them, se ai që ka zemër të sëmurë, mund t’i kërkojë Grigor Jovanit një të re. Ai shejtan ka sa të duash”.
ROLAND GJOZA
(Nju Jork)
“Duke lexuar poezitë e Grigor Jovanit nuk mund të jesh indiferent, sepse ato të ngjiten pas shpirtit, si pjesëz e ndjesive të tua si lexues e kjo sepse ai është tepër i sinqertë në atë çfarë ka përjetuar e mishëruar në vargje, që në dukje mund të shfaqen të thjeshta, por gurgullojnë si burimet poshtë gurëve e fletëve, për t’u shfaqur më pas kristalore”.
KOLEC TRABOINI
(Boston)
“Këndo, Grigor Jovani, këndo këngën e bukur,/ atë këngë, që shpirti ta thotë,/ si dallgë, si valë, si e erë lehtë/ të bjerë zemrave tona, si puhizë e ngrohtë!”
PETRAQ J. PALI
(Virxhinia)
“Të shkurtra vërtet poezitë e Grigorit, por a s’janë të çmuar diamantët, pikërisht mes pakësisë sëformës së tyre?”
THANAS BOÇI
(Athinë)
“Në radhë të parë të uroj për keto poezi, që më dhanë kënaqësi të veçantë. Jo vetëm që jeni PURE i pastër në poezinë që shkruani ( siç thotë për juF.Terziu), por shumë i pastër dhe dashamirës në mendimin kritik ndaj miqve. Lum ata/ ato, që të kanë pranë!”
JULIA GJIKA
(Amerikë)
“Kjo poezi është një rrugëtim pa fund në botën e brendëshme të Grigor Jovanit, që rreket “të pushtojë” e të qetësojë shpirtrat tanë të munduar. Poezitë e Jovanit kanë një varg konciz, të lirë e bashkëkohor, ku të gjithë ne, miq e lexues të tij, e ndjejmë veten aq pranë, sikur të ishim pranë oxhakut të ngrohtë të shtëpisë së tij, në një ditë dimri”.
MIHO GJINI
Mjeshtër i Madh
“Na shtove bukën e kësaj vere, t’u shtoftë bereqeti! Të falenderoj për këto poezitë e bukura, secila sjell metaforisht një fabul, sa të këndshme, aq edhe mbreslënëse”.
AGIM BACELLI
(SHBA)
“Unë u përpoqa të të ndiqja në udhëtimin tënd brenda vetes, por nuk munda, u dorëzova, mbeta pas dhe kërkova gjirin tim, më të qetë, por nuk më linin ato dallgë, që më ngrite ti në mendje dhe në zemër, o Gole. Po me mua ç’pate?! Apo, ç’desha unë, që u ngatërrova me detin e shpirtit tënd?!”
LLAZAR VERO
(Filadekfia)
“Të bëj portretin poetik të Grigor Jovanit? Poet lirik i mrekullueshëm, ironik dhe i drejtpërsëdrejti, plot vezullime ngjyrash, ku në një pasqyrë të madhe sa bota sheh fytyrën e njeriut, nëpërmjet një vetvetjeje plot nerva, ndjenja e pasione të sinqerta...”
PIRRO LOLI
(Tiranë)
“Grigor Jovani luan me poezinë e tij, pse e ka nënshtruar plotësisht atë, vendos ai se në ç’monopate apo bulevarde do ta shpjerë, sa hapësirë do t’i lejojë, në ç’oktavë ta ngrejë apo ulë zërin. Poezia e mirë, si kjo që kemi në duar, detyrimisht është ngushëllim, shpresë, kurajë”.
ROBERT GORO
(Athinë)
“Të paça, o këngëtar, me shpirtin më fisnik,/ me ty sot derte qava, poezia jote mallet m’i ndezi,/ atje ku ti Greqisë, me fjalën e bukur shqipe i flet,/ porsi rrezja e dritës, në një bukuri mëngjezi!”
LLEMADEO
(Gjermani)
“Poezia jote të përkëdhel e të çjerr, të ngroh e të shkakton mornica, të mjegullon sytë e të dhuron një buzëqeshje. Je poet i vërtetë, Gole, e di apo jo? ”.
ZHANETA LAZRI
(Bolonjë)
“Kantina poetike e Grigor Jovanit, prodhon verë me cilësi të lartë. E di që e dini, por pse po e rikujtoj, nuk ka ndonjë të keqe...”
PILO ZYBA
(Monemvasia)
“Shpirti ma ka një maraz:/ do desha vargjet e mia/ të m’i çojë kali Pegas/ në Athinë, tek Gole miku,/ ku selinë ka poezia!”
PANO TAÇI
(Tiranë)
“Asnjë e shtënë tronditëse. Asgjë solemne. Magnetizim që të tërheq. Poezi sa rrënqethëse, aq dhe balsam qetësues. Një “sëmundje”, nga e cila nuk mund të shpëtosh, por infektohesh. Dhe që të duhet shumë mund, për të shpëtuar prej saj. Nëse dëshiron të shpëtosh, gjë që e konsideroj të pamundur”.
ALUSH AVDULI
(Sarandë)
“Mos, o Gole! Mos bëj vjersha të tilla, si ajo me titull '”Orë e çakordisur”, i dashur mik, se mirë ti je i “çakordisur” krejt, por na bën edhe ne të lëngojmë dhimbshëm për atë të shkretë... çakordisje”.
DILAVER BAXHAKU
(Tiranë)
“Usta” më është Grigor Jovani,/ Prej tij dua të vjedh ndonjë varg./ Sado që plasa nga “inati”,/ Mbeta pas tij, si çirak”.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου